Ballina Aktualitet Reshje të mëdha bore në Peshkopi, probleme me qarkullimin e mjeteve

Reshje të mëdha bore në Peshkopi, probleme me qarkullimin e mjeteve

Qyteti i Peshkopisë është përfshirë nga reshje të dendura të borës mbrëmjen e kësaj të shtune.

Aktualisht trashësia ka arritur deri në 15 centimetra në qytet, ndërsa në zonat e thella malore deri në 40 centimetra.

Probleme me qarkullimin e automjeteve janë shfaqur në aksin rrugor Maqellarë – Peshkopi dhe Peshkopi – Kukës.

Sipas raportimeve shumë mjete kanë mbetur të bllokuar për shkak të pranisë së madhe të borës dhe duke mos qenë të pajisur me goma dimërore e zinxhirë e kanë patur të pamundur të lëvizin drejt qytetit të Peshkopisë.

Problemet me të mëdha janë në aksin Peshkopi – Kukës teksa mësohet se në Njësinë Administrative Kala e Dodës, trashësia e borës ka arritur 40 centimetra.