Një sherr mes nxënësve ka ndodhur në autobusin e linjës Tetovë-Shemshovë ku janë konfliktuar një vajzë nga Shemshova dhe një djalë nga Siriçina.
Njoftimi i policisë:
Me datë 2 dhjetor 2024, në ora 17.00, në Sektorin për Punë të Brendshme të Tetovës, personi me inicialet D.D. (49 vjeç) nga fshati Siriçinë i Tetovës, ka raportuar se rreth orës 12:40, në një autobus që ka qenë duke udhëtuar për në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Tetovë, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga një e mitur nga fshati Shemshovë, nxënëse e një shkolle tjetër të mesme të Tetovës.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.