Ballina Teknologji Ndikimi i teknologjisë te fëmijët, psikologia tregon në Quo Vadis pasojat e...

Ndikimi i teknologjisë te fëmijët, psikologia tregon në Quo Vadis pasojat e rënda

Sa kohë duhet të kalojnë fëmijët mbi telefonin, kompjuterin? A duhet të kontrollohen nga prindërit? Çfarë masash duhet të merren?

Këto dhe shumë të tjera u diskutuan këtë të enjte në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakaj.

Psikologia Lediona Braho tha se ka një sërë pasojash që ndikojnë negativisht.

Braho u shpreh se fëmijët krijojnë një botë imagjinare vetëm duke qëndruar gjatë në videolojëra, teksa shtoi se të gjitha këto çojnë edhe në nxitje të dhunës e deri në vetëvrasje.

Braho: Janë një sërë simptomash që bërtasin, dhe vjen një moment kur prindërit nuk kanë më çfarë të bëjnë. Rreth 6 orë para ekranit, veçanërisht me videolojëra, nxisin krijimin e një bote imagjinare, çka çon në humbjen e kontaktit njerëzor. Është një izolim. Fëmijët nuk të shohin në sy, shfaqin sjellje të çuditshme… Shkaktojnë mpirje emocionale, bëhen të pandjeshëm, dhe kjo çon edhe drejt dhunës. Madje, mund të çojë deri në vetëvrasje.