Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump tha të enjten se ka zgjedhur ish-senatorin David Perdue për të qenë ambasador në Kinë, duke përdorur një ish-politikan me përvojë biznesi për të ndihmuar në drejtimin e marrëdhënieve problematike nga mosbesimi i thellë dhe tensionet tregtare.
“Ai do jetë i dobishëm në zbatimin e strategjisë sime për të ruajtur paqen në rajon dhe një marrëdhënie produktive pune me krerët e Kinës”, tha Trump në një postim në platformën e tij të mediave sociale Truth Social.
Trump, i cili merr detyrën më 20 janar 2025, ka thënë se do vendosë një tarifë shtesë prej 10% për mallrat kineze nëse Pekini nuk bën më shumë për të ndaluar trafikimin e fentanilit drejt SHBA-së.
Ai kërcënoi gjithashtu tarifa mbi 60% për mallrat kineze gjatë fushatës.
Perdue, një republikan nga Xhorxhia, i cili shërbeu në Senat nga 2015-2021, ka jetuar më parë në Hong Kong gjatë një karriere 40-vjeçare si drejtues biznesi.
Emërimi i Perdue shënon një kthim në praktikën e shpeshtë gjatë dekadave të fundit të dërgimit të ish politikanëve në ambasadën amerikane në Pekin.
Trump ka emëruar zyrtarë të linjës së ashpër ndaj Kinës për role të tjera të larta në administratën e tij, duke përfshirë senatorin Marco Rubio për Sekretar Shteti, në një sinjal që politika e tij ndaj rivalit kryesor strategjik të Shteteve të Bashkuara mund të shkojë përtej masave tregtare.