Pasi informacionit se ish zëvendëskryeministri i parë është përfshirë në Listën e zezë amerikane, kanë reaguar liderët e VLEN-it.
Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike tha “u dogj loja”.
“U dogj loja!
Sonte u vulos kauza jonë e drejtë. Me sonte as valixhja nuk të sos punë.
Rrini rahat!”, tha Mexhiti.
Ndërkaq Bilall Kasami nga Lëvizja BESA deklaroi se nëpërmjet tendës, BDI tenton ta shpëtojë veten.
“Sot u vulos edhe nga partnerët tanë strategjik se shumë funksionarë të BDI-së janë të zhytur në korrupsion. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën Artan Grubin person non-grata. Kjo edhe një dëshmi që kemi thënë vazhdimisht se BDI po bën show për të shpëtuar veten e tyre në çdo rast, edhe së fundi me tendat ata po mundohen të mbulojnë korrupsionin dhe aspak nuk ju bëhet vonë për gjuhën shqipe!
Tani, a do bëjnë roje nate para Ambasadës së Amerikës në Shkup?
Përhajr Artan!”, shkroi Kasami,
Kurse Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët zgjodhi t’i njoftojë pjesëtarët e tendës.
Kurse Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët zgjodhi t’i njoftojë pjesëtarët e tendës.
“Kam një lajm për ata të Tendës:
Artan Grubi sapo u shpall Persona Non Grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, shkroi Taravari.
Ka reaguar edhe kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi: