Ballina Aktualitet Masakra në Mal të Zi, shkon në 13 numri i viktimave

Masakra në Mal të Zi, shkon në 13 numri i viktimave

Ka shkuar 13 numri i të vdekurve pas maskarës së ndodhur në Cetinje të Malit të Zi në ditën e parë të janarit.

Raportohet se 14 vjeçari i cili ndërroi jetë sot (9 janar) ndodhej në reanimacion që prej 1 janarit.

Në deklaratën e fundit të bërë nga Spitali thuhet se tre të plagosur janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i katërti, është duke u trajtuar pas një plage me armë zjarri në kokë.

Krimi i rëndë ndodhi në tavernën “Velestovo” afër Qendrës Sportive në hyrje të Cetinjës dhe mes viktimave ishte edhe pronari i lokalit dhe disa anëtarë të familjes së tij.

Autori, Aco Martinoviç, qëlloi veten në kokë pranë banesës së tij, i rrethuar nga policia pasi ishte ndjekur prej orësh.

Ndërkohë sipas ministrit Sharanoviçai ai ishte dënuar me një vit burgim me kusht në vitin 2005 për sjellje jo të mirë, por nuk është konsideruar si person me interes për sigurinë.