Me datë 10.01.2025, në ora 11:40, në rrugën “M.Andonoski” në Gostivar, zyrtarë policorë në DPB Gostivar, kanë arrestuar personin A.B.(20) nga Gostivari, për faktin se me datë 03.01.2025, në DPB Gostivar është raportuar nga personi A.Z.(30) nga Gostivari, që së bashku me H.M., po ashtu nga Gostivari, atij i kanë marrë celularin dhe paratë. A.B. është ndaluar në stacionin policor për veprime të mëtejshme.
Me datë 10.01.2025 në ora 11:10, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, me urdhër të gjykatës, kanë bastisur shtëpinë dhe lokalet ndihmëse të një 26-vjeçari nga fshati Gjermë. Gjatë bastisjes janë gjetë fishekë të kalibrit 7.65 milimetra. Ai është arrestuar dhe është ndaluar për procedim të mëtejshëm.
Me datë 10.01.2025 në ora 13:15, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, me urdhër të gjykatës kanë arrestuar personin S.M. nga Republika e Turqisë, me vendbanim të përkohshëm në Tetovë, për shkak të dënimit me burg në lidhje. me nenin 297 paragrafi 3. Ai është dorëzuar në Burgun e Kumanovës për vuajtje të dënimit.
Më datë 10.01.2025, në ora 16:00, në SPB Tetovë, një 25 vjeçar nga Struga ka raportuar se është mashtruar nga A.M. nga Tetova, të cilit i ka dhënë 50.000 euro për automjetin e tipit ,,Mercedes”, por A.M as nuk ia ka dhënë mjetin dhe nuk e ka nënshkruar kontratën te noteri.
Me datë 10.01.2025, në ora 11:00 në SPB Tetovë, një 41 vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga A.I. (58) nga fshati Tearcë, i cili është dashur t’i kryejë punimet ndërtimore për një çmim prej 27.000 euro, por edhe pse është paguar (pjesërisht me para në dorë dhe pjesërisht duke i dhënë një veturë “Mercedes”), ai as nuk e ka përfunduar punën. as nuk iu përgjigj thirrjeve telefonike të viktimës. Po ashtu, në orën 14:00, një 43-vjeçar nga një fshat tjetër i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga A.I. (58) nga fshati Tearcë, i cili për t’i shlyer një borxh të mëparshëm, i ka dhënë automjetin “Mercedes”, i cili ishte në emër të 41-vjeçarit, i cili ka raportuar se është dëmtuar nga A.I.. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më datë 10.01.2025 në ora 14:00, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar në fshatin Banjicë e Poshtme e kanë arrestuar personin O.J. (32) nga Gostivari, për të cilin gruaja e tij 28-vjeçare ka raportuar se e ka sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Me datë 09.01.2025 në ora 11:00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin K.V.(30) nga Tetova, i cili kërkohej me urdhër të Gjykatës Themelore të Tetovës për vuajtje të dënimit me burg. Personi është dërguar në INKP Tetovë për vuajtje të dënimit.
Me datë 09.01.2025 në ora 23.00 në SPB Tetovë, B.Sh. (39) nga fshati Gllogjë, komuna e Tearcës, ka raportuar se rreth orës 20:40 në një firmë në fshatin Xhepçisht të Tetovës, është sulmuar fizikisht nga F.S. nga fshati Xhepçisht. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
VIDEO BONUS: