Ballina Bota Trump: Do të dëbojmë terroristët! Biden nuk e fali vetveten, Kongresi të...

Trump: Do të dëbojmë terroristët! Biden nuk e fali vetveten, Kongresi të vendosë nëse do ta hetojë

VIDEO BONUS: Zgjedhjet në Kosovë

Në intervistën e tij të parë  për Fox News pasi u zgjodh president, Donald Trump theksoi angazhimin e tij për të dëbuar emigrantët e paligjshëm.

“Mijëra terroristë ndodhen në vend për shkak të politikës së emigracionit të ndjekur nga Joe Biden. Vende si Venezuela i hoqën bandat nga rrugët e tyre dhe i sollën në SHBA. Por ne do të merremi me to”, tha Trump.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë foli  edhe për vendimin e paraardhësit të tij për të falur paraprakisht disa anëtarë të familjes së tij, si dhe zyrtarë publikë.

“Ai  i fali të gjithë. Por gjëja më e trishtueshme ndoshta dhe qesharake është se ai nuk fali veten”, tha Presidenti.

Gazetari: A do të nisni një hetim për të?

Trump: Unë do të lë kongresin të vendosë.

Në lidhje me lirimin e të akuzuarve për sulmin në Capitol ai tha se ishte vendimi i duhur.

“Isha shumë i qartë për këtë, shumë i qartë. Thash se do t’i liroj dhe ndoshta shumë shpejt. Ata votuan për mua dhe unë fitova  dhe kjo ishte vetëm një nga arsyet”, tha Trump.

Trump hodhi poshtë gjithashtu shqetësimet se TikTok po mbledh të dhënat personale të amerikanëve.

“A është kaq e rëndësishme që Kina të spiunojë të rinjtë? Fëmijët e vegjël duke parë video”, shtoi Presidenti.

Gazetari replikoi duke thënë se platforma në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, është “një aplikacion spiun për kinezët komunistë”, ndërsa republikani iu përgjigj me humor.

“Po a mund të thuash këtë për të gjitha produktet që prodhohen në Kinë? Shiko telefonat, ne i kemi prodhuar kryesisht në Kinë, kemi kaq shumë gjëra që prodhohen në Kinë, kështu që pse të mos i referohemi kësaj?”, tha ai.

Presidenti amerikan  tha ndër të tjera se planifikon që të përmirësojë  Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, e cila ndihmon shtetet të përgjigjen ndaj tornadove, stuhive dhe fatkeqësive të tjera pasi sipas tij keto kater vite nuk e ka bërë punën ashtu sic duhet./vizionplus.tv