Donald Trump tha sot se dëshiron të negociojë një “marrëveshje” me Ukrainën, në mënyrë që Kievi të ofrojë një “garanci” për tokat e tij të rralla, mineralet e përdorura gjerësisht në elektronikë, në këmbim të ndihmës së SHBA.
“Ne po përpiqemi të gjejmë një marrëveshje me Ukrainën ku ata mund të ofrojnë si kolateral tokat e tyre të rralla dhe gjëra të tjera në këmbim të asaj që ne u japim atyre”, u tha presidenti amerikan gazetarëve në Zyrën Ovale, duke theksuar se Ukraina është e gatshme ta bëjë këtë.
Në lidhje me Gazën, presidenti amerikan deklaroi se nuk ka “asnjë garanci” se armëpushimi do të zgjatet në Gaza, në prag të një takimi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
“Nuk kam asnjë garanci se paqja do të zgjasë”, tha ai, përpara se i dërguari i tij i posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, i cili ishte pranë tij, të shtonte: “Ka zgjatur deri më tani, dhe ne sigurisht kemi shpresë, për të arritur pengjet dhe tw shpëtojmw jetë dhe arrijmë, shpresojmë, një zgjidhje paqësore për të gjithë këtë.”
@tetovanews
@tn.lajmelokale