Dje u nda nga jeta Dr.Agron Havziu dhe sot iu dha lamtumira e fundit në varrezat e Tetovës. Lajmin e trishtë e kanë dhënë familjarët, miqtë, Aleanca për Shqiptarët,Albstom – Shoqëria Stomatologjike Shqiptare etj
Postimi nga Aleanca për Shqiptarët:
Me hidhërim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të Dr.Agron Havziut, bashkëpunëtorit tonë dhe njërit ndër themeluesit e Departamentit të Shëndetësisë.
Në këto momente zie, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin e të punonin me të. Kujtimi i Dr. Agron Havziut do të jetojë gjithmonë në zemrat tona, ndërsa vepra e tij do të nderohet përherë me respekt dhe mirënjohje.
U prehtë në paqe.
Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë me dhimbje të thellë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Dr. Agron Havziut.
Dr. Havziu ishte një figurë kyçe në Departamentin e Shëndetësisë në Aleancën për Shqiptarët, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në përpjekjet tona për një shëndetësi më të mirë për të gjithë. Si mjek dhe si veprimtar, ai shquhej për profesionalizmin, përkushtimin dhe humanizmin e tij të pashoq.
Humbja e tij është e madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë e tij, por edhe për Aleancën për Shqiptarët dhe të gjithë komunitetin që ai e shërbeu me përkushtim dhe dinjitet. Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjes Havziu, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan.
Kolege të nderuar,
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se dje ka ndërruar jetë Dr. Agron Havziu. Ai ka lënë një boshllëk të madh në mesin tonë, si profesionist i shquar dhe koleg i dashur.
Varrimi i tij do të bëhet me namazin e iqindisë, tek varrezat në Tetovë.
Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i paharruar në zemrat tona!
@tetovanews
@tn.lajmelokale