DEKLARATA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA PER MBYLLJEN E TIK TOK
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një deklarate urgjente ka reaguar kundër vendimit të qeverisë së Edi Ramës për mbylljen e platformës së lirë, Tik Tok.
Gjatë deklaratës për mediat, lideri i opozitës Sali Berisha, e akuzoi Edi Ramën se po e censuron këtë platformë në kulmin e fushatës elektorale, duke u shprehur se, kreu i qeverisë ka frikë nga fjala e lirë dhe ndikimi i saj tek të rinjtë.
‘Me këtë akt censure të mbi 1 milion përdoruesve të TikTokut në Shqipëri, Edi Rama rreshton Shqipërinë me Afganistanin dhe Iranin. Ky akt censure është një akt i mirëfilltë fanatizmi, intolerance, frike dhe tmerri nga mendimi i lirë dhe shprehja e tij. TikTok është një platformë komunikimi, e cila ka pushtuar sot, ka pëlqimin masivisht të të rinjve në Shqipëri dhe në botë’, theksoi kryetari i PD-së, gjatë deklaratës për mediat.
Për të kundërshtuar këtë vendim, lideri i demokratëve Sali Berisha ka thirrur dhe një protestë kombëtare në Tiranë, ku u ka bërë thirrje gjimnazistëve, të rinjve dhe të gjithë shqiptarëve që të mblidhen në protestë dhe të kundërshtojnë vendimin e mbylljes së Tik Tok, ndërsa deklaroi se vrasja e Martin Canit nuk kishte të bënte me këtë platformë.
‘Me këtë rast ftoj të gjithë gjimnazistët, të gjithë të rinjtë, të gjithë qytetarët të nisim betejën për çlirimin e TikTokut dhe përmbysjen e narkodiktatorit. Me datën 15 mars protestë e përgjithshme kombëtare në sheshin ‘Skënderbej’ para kryeministrisë. Vdekja, vrasja tragjike e Martin Canit në dyert e shkollës nuk kishte asnjë lidhje me TikTokun’, nënvizoi kryedemokrati Sali Berisha gjatë deklaratës së tij për mediat.
Ai ka bëri publik dhe me dokumente, mashtrimin e Edi Ramës për pyetje përgjigjet me qytetarët, duke e akuzuar se, drejtuesi i qeverisë i shpik vetë pyetjet, vetëm e vetëm që të shmangë përballjen me qytetarët dhe gazetarët.
‘Ja ku i keni 1400 pyetje dhe komente, në të cilat nuk ekziston asnjë nga pyetjet që i është bërë Edi Ramës në monologun e tij, pyetjet e shpikura nga vetja e tij, pyetjet që i bën vetes për të shmangur gazetarët dhe për të bërë sikur i ka zëvendësuar ata me qytetarët’, tha kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë deklaratës për mediat nga selia blu.
@tn.lajmelokaleBerisha: Pas Enver Hoxhës, Edi Rama kryecensori i shqiptarëve. Me 15 mars protestë e përgjithshme kombëtare kundër mbylljes së TikTokut, do kërkojmë anulimin e vendimit Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një deklarate urgjente ka reaguar kundër vendimit të qeverisë së Edi Ramës për mbylljen e platformës së lirë, Tik Tok. Gjatë deklaratës për mediat, lideri i opozitës Sali Berisha, e akuzoi Edi Ramën se po e censuron këtë platformë në kulmin e fushatës elektorale, duke u shprehur se, kreu i qeverisë ka frikë nga fjala e lirë dhe ndikimi i saj tek të rinjtë. ‘Me këtë akt censure të mbi 1 milion përdoruesve të TikTokut në Shqipëri, Edi Rama rreshton Shqipërinë me Afganistanin dhe Iranin. Ky akt censure është një akt i mirëfilltë fanatizmi, intolerance, frike dhe tmerri nga mendimi i lirë dhe shprehja e tij. TikTok është një platformë komunikimi, e cila ka pushtuar sot, ka pëlqimin masivisht të të rinjve në Shqipëri dhe në botë’, theksoi kryetari i PD-së, gjatë deklaratës për mediat. Për të kundërshtuar këtë vendim, lideri i demokratëve Sali Berisha ka thirrur dhe një protestë kombëtare në Tiranë, ku u ka bërë thirrje gjimnazistëve, të rinjve dhe të gjithë shqiptarëve që të mblidhen në protestë dhe të kundërshtojnë vendimin e mbylljes së Tik Tok, ndërsa deklaroi se vrasja e Martin Canit nuk kishte të bënte me këtë platformë. ‘Me këtë rast ftoj të gjithë gjimnazistët, të gjithë të rinjtë, të gjithë qytetarët të nisim betejën për çlirimin e TikTokut dhe përmbysjen e narkodiktatorit. Me datën 15 mars protestë e përgjithshme kombëtare në sheshin ‘Skënderbej’ para kryeministrisë. Vdekja, vrasja tragjike e Martin Canit në dyert e shkollës nuk kishte asnjë lidhje me TikTokun’, nënvizoi kryedemokrati Sali Berisha gjatë deklaratës së tij për mediat. Ai ka bëri publik dhe me dokumente, mashtrimin e Edi Ramës për pyetje përgjigjet me qytetarët, duke e akuzuar se, drejtuesi i qeverisë i shpik vetë pyetjet, vetëm e vetëm që të shmangë përballjen me qytetarët dhe gazetarët. ‘Ja ku i keni 1400 pyetje dhe komente, në të cilat nuk ekziston asnjë nga pyetjet që i është bërë Edi Ramës në monologun e tij, pyetjet e shpikura nga vetja e tij, pyetjet që i bën vetes për të shmangur gazetarët dhe për të bërë sikur i ka zëvendësuar ata me qytetarët’, tha kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë deklaratës për mediat nga selia blu.
FJALA E PLOTE
Sot në kulmin e fushatës elektorale, narkopadrinoja i Shqipërisë, Toto Rino apo El Çapo, njoftoi vendimin e narkoqeverisë së tij për ndalimin e TikTokut për 12 muaj.
Me këtë akt censure të mbi 1 milion përdoruesve të TikTokut në Shqipëri, Edi Rama rreshton Shqipërinë me Afganistanin dhe Iranin.
Ky akt censure është një akt i mirëfilltë fanatizmi, intolerance, frike dhe tmerri nga mendimi i lirë dhe shprehja e tij.
TikTok është një platformë komunikimi, e cila ka pushtuar sot, ka pëlqimin masivisht të të rinjve në Shqipëri dhe në botë.
Të pretendosh se po ecën drejt Europës dhe të rreshtosh Shqipërinë me Iranin, Afganistanin, Somalinë, bën një akt monstruoz kundër fjalës së lirë, një censurë dhe dëshmon se udhëtimi evropian i Shqipërisë është një hipokrizi për ty.
Rikujtoj këtu se zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance, në fjalën e tij në Mynih, konsideroi mbylljen e medieve sociale si një antivlerë shumë të rrezikshme për shoqëritë e lira, fjalën e lirë dhe mendimin e lirë.
T’u heqësh shqiptarëve të drejtën e përdorimit të TikTokut dëshmon se çfarë arbitrariteti.
Ripërsërit ekzakt atë që bënte Enver Hoxha, Spiro Koleka, Kristaq Rama gjatë diktaturës, të cilët valëve të radios dhe televizioneve perëndimore u vinin zhurmues në të katër anët e vendit.
Me këtë rast ftoj të gjithë gjimnazistët, të gjithë të rinjtë, të gjithë qytetarët të nisim betejën për çlirimin e TikTokut dhe përmbysjen e narkodiktatorit.
Me datën 15 mars protestë e përgjithshme kombëtare në sheshin ‘Skënderbej’ para kryeministrisë.
Një protestë në të cilën kërkohet anulimi i menjëhershëm i vendimit për censurën dhe bllokimin e TikTokut.
Ftoj gjimnazistët, ftoj të rinjtë, ftoj dhe prindërit të mos bëhen viktimë e mashtrimit banal, të paskrupullt, të pacipë të Edi Ramës.
Vdekja, vrasja tragjike e Martin Canit në dyert e shkollës nuk kishte asnjë lidhje me TikTokun.
Martini dhe bashkëmoshatari i tij që e vrau nuk kishin llogari në TikTok.
Edi Rama firmosi sot mbylljen e TikTokut në Shqipëri njëlloj si babai i tij biologjik Kristaq Rama firmosi vrarjen në litar të Havzi Nelës 37 vite më parë me 10 gusht të vitit 1988.
Protesta e fuqishme e të rinjve shqiptarë, në të katër anët të mblidhen këtu, ndërkohë përgjigje të tjera do projektohen ndaj këtij akti, dënimit kapital të një platforme të mrekullueshme të komunikimit.
Një tiran që qeveris vendin sikur është Afganistani apo Teherani, vetëm e vetëm për shkak të rrebeshit të kritikave që ka pasur nga të rinjtë me një akt të tillë.
Fjala e lirë do të fitojë.
Mendimi i lirë do fitojë.
Censura do përfundojë në koshin e plehrave të historisë së bashku me Edi Ramën, i cili vërtetohet tani pas Enver Hoxhës, kryecensori tjetër i shqiptarëve.
Anesti Bajramemaj: Me protesta kemi parë që nuk janë zgjidhur, shpesh shumë gjëra. Do të jetë një hap tjetër i PD, dërgimi i vendimit të qeverisë në Gjykatën Kushtetuese për të mos mbyllur Tik Tok.
Sali Berisha: Këtë e zgjidh rinia.
Do e zgjidhin përdoruesit e TikTokut kur ky mizor e mbyll me të njëjtën urrejtje për mendimin ndryshe, njëlloj si i ati i tij që firmosi varjen e poetit në litar.
Dhe ju lutem, meqenëse jeni këtu, ja ku i keni 1400 pyetje dhe komente, në të cilat nuk ekziston asnjë nga pyetjet që i është bërë Edi Ramës në monologun e tij, pyetjet e shpikura nga vetja e tij, pyetjet që i bën vetes për të shmangur gazetarët dhe për të bërë sikur i ka zëvendësuar ata me qytetarët.
Ju lutem shumë qytetarëve të shohin këtë mashtrues publik, i cili meriton vetëm për këtë të lërë detyrën.
Por ai nuk ka dinjitet, nuk ka moral, nuk ka asgjë përveç mashtrimit që u bën qytetarëve shqiptarë.
@tetovanews
@tn.lajmelokale