Ballina Top Lajm Struga i dha lamtumirën e fundit muzikantit të njohur, Nuri Hajdarit

Struga i dha lamtumirën e fundit muzikantit të njohur, Nuri Hajdarit

Qyteti i Strugës është mbërthyer nga pikëllimi. I përfshirë në një aksident të rëndë, rreth një javë më parë, 6 mars ka ndërruar jetë Nuri Hajdari. Në ditën e djeshme atij i është dhënë lamtumira e fundit.

Nuriu ishte muzikant lokal, por dhe një nga figurat emblematike të qytetit të Strugës. Në postimet në rrjetet sociale shprehet dhimbje dhe trishtim i madh nga dhjetra qytetarë të Strugës e më gjerë. Largimi tij konsiderohet si një humbje e madhe për qytetin e Drinit të Zi.

“Njeriu me buzëqeshje të përhershme”, “Njeriu pozitiv dhe gjithmonë i qeshur”, “Një boshllëk i madh për qytetin”, “Do të kujtojmë përherë për kohën e bukur që na ke dhuruar”, janë disa nga dhjetra postimet.

Nuri Hajdari u përfshi në aksident, një javë më parë duke u kthyer nga Dibra, ku punonte si doganier.

Ai është i martuar dha baba i tre fëmijëve, dy djem dhe nje vajzë.

Sot përcollëm për në banesën e fundit Nuri Hajdarin, muzikant lokal dhe një nga figurat emblematike të qytetit të Strugës.
Njeri i mrekullueshëm, me shumë virtyte në shumë aspekte. Do t’i mungojë familjes, shoqërisë, kolegëve të punës ku punonte si doganier shembullor dhe gjithë qytetit të Strugës. Largimi parakohshëm i tij është një humbje e madhe për qytetin e Drinit të Zi.
Qofsh i Parajses, Nuri!(Garip Kaba)

Kishim lënë bashkë shum plane ,por ti na ike pa na thënë as edhe një fjalë të vetme Nuri shoku , miku, dhëndërri dhe kolegu im i muzikës , fjalës të ëmbël dhe poezisë !
Ditë më parë më erdhe në shtëpi bashkë me mbesën time ( bashkëshorten tënde Jetmirën që e deshe përtej dashurisë ) si për herë të fundit !
Atë natë luajtëm në piano kënduam këngë dhe recituam poezi !
Na le me dhimbje Nuriu i ndershëm i dashur , atdhetar , i arsimuar dhe arsimdashës , i përkushtuar ndaj familjes , ti e doje dhe dije ta shijosh çdo minutë jetën , punoje me përkushtim për familjen dhe jetoje me dashuri ku në çdo hap që ecje falje buzëqeshje , dritë dhe nur ashtu siç e kishe dhe emrin !
Ti do jetojsh me ne në çdo kujtim dhe në çdo melodi !
Qofsh i Xhenetit Nuri Hajdari (Selami Kolonja)
Me zemër të thyer sot e japim një lajm që kurrë s’do të na shkonte në mendje që do e japim ndonjëherë. Duke na u dridhur dora dhe zemra, ju lajmërojmë që ka ndërruar jetë i dashuri ynë, bashkëshorti dhe babai, Nuri Hajdari.

Në zemrat tona përgjithmonë do të jesh i gjallë nëpërmjet barcoletave të tua, fjalëve të tua të ëmbla dhe këshillave të tua të mençura.
Do të mbajmë mend gjithmonë si njeriu më i qeshur, më pozitiv, më i dashur dhe si një artist që dije çdoherë si të na gëzosh.

Për të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirët, varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, e shtunë, në ora 13:00, te varrezat e qytetit në Strugë.
Nisja do të bëhet prej te banesa.
Qofsh i Xhennetit NUR ♥️!
Ngushëllime për familjen Hajdari!
E nderuara familje Hajdari,
Me trishtim të madh morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Nuri Hajdarit, njeriut që me muzikën, profesionalizmin dhe njerëzillëkun e tij la gjurmë të thella në komunitetin tonë.
Struga ka humbur jo vetëm një nga muzikantët e saj më të shquar, por edhe një qytetar të vërtetë, prania e të cilit gjithmonë sillte gëzim, harmoni dhe frymëzim. Dashuria e tij për muzikën dhe përkushtimi në punë ishin pasqyrim i karakterit të tij – i ndershëm, dinjitoz dhe i mbushur me mirësi.
Në këto çaste të vështira, në emër të Komunës së Strugës dhe të gjithë administratës komunale, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes suaj, të afërmve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe respektuar. Vepra dhe kujtimi i tij do të mbeten gjithmonë në zemrat tona.
Qoftë i paharruar!
Me respekt,
Komuna e Strugës

Ngushëllime për familjen Hajdari!
E nderuara familje Hajdari,
Me trishtim të madh morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Nuri Hajdarit, njeriut që me muzikën, profesionalizmin dhe njerëzillëkun e tij la gjurmë të thella në komunitetin tonë.
Struga ka humbur jo vetëm një nga muzikantët e saj më të shquar, por edhe një qytetar të vërtetë, prania e të cilit gjithmonë sillte gëzim, harmoni dhe frymëzim. Dashuria e tij për muzikën dhe përkushtimi në punë ishin pasqyrim i karakterit të tij – i ndershëm, dinjitoz dhe i mbushur me mirësi.
Në këto çaste të vështira, në emër të Komunës së Strugës dhe të gjithë administratës komunale, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes suaj, të afërmve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe respektuar. Vepra dhe kujtimi i tij do të mbeten gjithmonë në zemrat tona.
Qoftë i paharruar!
Me respekt,
Komuna e Strugës

Sot Struga i dha lamtumirën e fundit Nuri Hajdari
Skam fjale për ta shpreh dhimbjen
Për Nuriun kam veç kujtime të bukura e biseda shumë të këndshme.
Si e kishe emrin ashtu ishe ti plot NUR , plot dashuri, plot buzeqeshje , plot sinqeritet .
Nuri, as Struga që e doje aq shumë nuk ka më nur pa Ty.
I përjetshëm qoftë kujtimi Yt-mik i dashur dhe jasht’zakonisht i respektuar-Nuri!
Familja dhe shokët të janë krenarë për Nuriun, për jetën dhe veprën e tij,
për emrin dhe shembullin që po lë pas vetes.
Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta, Jetmira Alla Hajdari
Zoti Jua faltë durimin!
Qofsh banor i xhenetit shoku im .


Të dashur bashkatdhetarë,
Ju njoftojmë se anëtari i komunitetit tonë, Mentor Hajdari, me rastin e ndarjes nga jeta të nipit të tij në qytetin e Strugë në Maqedoninë e Veriut, z. Nuri Hajdari, do të hapë të pame për ngushëllime të Premten, më 7 Mars 2025 deri te Hënën,më 10 Mars 2025,në cdo orë te ditës, në shtëpinë e tij me Adresë 757 Bandit Trail
Keller TX 76248.
Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni Denis Hajdari në numrin (682)365-2846.
Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Hajdari.
Me respekt,
AACC TX