Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani synon mandatin e tretë për këtë komunë, por kësaj here do të dalë në garë si i pavarur. Po a nënkupton kjo se Shabani po ia kthen shpinën Ziadin Selës? Ja çfarë tha për TV21:
“I pavarur po. Për të tjerat ende nuk kam qëndrim, do të shohim ditët në vijim si do të rrjedhin punët”, tha Shabani për TV21.
Isen Shabani është nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët të drejtuar nga Ziadin Sela, që është pjesë e Frontit Europian. Se a do të kalojë në taborin tjetër, ASh-në e Arben Taravarit në VLEN, kjo ende nuk dihet dhe mbete të shihet se çfarë lëvizjes do të bëjë Shabani. Zgjedhjet lokale priten të mbahen në tetor të këtij viti.
TARAVARI NË IFTAR BASHKË ME ISEN SHABANIN DHE VALBON LIMANIN
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe kryetari i Vrapçishtit, Isen Shabani janë parë bashkë në një iftar në Gostivar.
“I nderuar që jam i ftuar në iftarin e organizuar nga “Shoqata e Kulturës dhe Solidaritetit të Gostivarasve”, e cila vepron në Turqi dhe ku anëtarë janë gostivarasit që jetojnë e veprojnë atje”, ka shkruar Taravari në FB ndërsa këtij statusi ia ka shoqëruar disa fotografi ku ai shihet në shoqërinë e kryetarit të Vrapçishtit, Isen Shabani dhe atij të Gostivarit, Valbon Limani.
VIDEO BONUS
@tetovanews
@tn.lajmelokale