Ballina Aktualitet I jepet paraburgim punonjësit të sigurimit: Shpëtova të gjithë ata që pata...

I jepet paraburgim punonjësit të sigurimit: Shpëtova të gjithë ata që pata mundësi, më vjen keq për ata që nuk munda (VIDEO)

Stole Boev, roja i sigurisë në diskotekën “Puls”, deklaroi sonte se nuk ndjen faj. Ai është i dyshuar pasi brenda janë lejuar të hyjnë edhe të mitur, gjë që është e paligjshme.

“Shpëtova të gjithë ata që munda dhe më vjen shumë keq për ata që nuk munda t’i shpëtoj. Me dhimbje të madhe dhe trishtim, shpreh ngushëllimet e mia për familjet e viktimave. Shumë prej tyre janë miqtë dhe shokët e mi, të cilët i nxora me duart e mia. Nuk e dini si ndihem unë, por ja që kështu është,” tha Boev.

Ai shtoi se zemërimi në Koçan nuk është drejtuar ndaj tyre.

@tn.lajmelokale I jepet paraburgim punonjësit të sigurimit: Shpëtova të gjithë ata që munda, më vjen keq për ata që nuk munda Не знаете како ми е мене, многу од нив беа мои пријатели кои на раце ги вадев, вели осомничен припадник на обезбедувањето на дискотеката во Кочани “Shpëtova të gjithë ata që munda dhe më vjen shumë keq për ata që nuk munda t’i shpëtoj. Me dhimbje të madhe dhe trishtim, shpreh ngushëllimet e mia për familjet e viktimave. Shumë prej tyre janë miqtë dhe shokët e mi, të cilët i nxora me duart e mia. Nuk e dini si ndihem unë, por ja që kështu është,” tha Boev. #Kočani #kocani #кочани #zjarr #fire #пожар #incendio #incendie #Pulse #Puls #northmacedonia #Пулс #zjarr #incendio #Pulse #northmacedonia ♬ original sound – TN – Lajme Lokale

“Njerëzit që protestojnë janë nga ne, ata kërkojnë drejtësi për ne, liri. Ne bëmë gjithçka që mundëm, unë jam pjesë e sigurimit që arriti t’i nxjerrë të gjithë të mbijetuarit,” shtoi Boev.

Në zjarrin në diskotekë humbën jetën 59 persona, mes tyre edhe të mitur. 20 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore.