Ballina Aktualitet Detaje të rënda nga tragjedia në Koçan, mjeku: Të lënduarit kanë thithur...

Detaje të rënda nga tragjedia në Koçan, mjeku: Të lënduarit kanë thithur elementin kancerogjen, azbest

Gjendjen e disa të lënduarve të tragjedisë së zjarrit në diskotekën e Koçanit, e rëndon dhe fakti që ata mund të kenë thithur azbest.

Ministri i Shëndetësisë ka bërë thirrje që ata të vizitohen tej mjekut, pasi duket nuk përjashtohet mundësia e ekspozimit ndaj këtij elementi kancerogjen.

Mediat maqedonase citojnë apelet që po shpërndahen në rrjetet sociale, ku bëhet thirrje për kontrolle për të gjithë personat e përfshirë, e kjo për shkak të paneleve të asbestit në çatinë e klubit të natës që u përfshi nga flakët, duke shkaktuar me dhjetëra viktima.

“Azbesti është një mineral që është përdorur qysh në shekullin e 19-të në ndërtimin e ndërtesave të ndryshme, kryesisht në çatitë e ndërtesave, sepse kishte veti të shkëlqyera izoluese termike dhe të zërit, por edhe për shkak të rezistencës ndaj zjarrit.

Veçanërisht popullor deri rreth vitit 2005, kur u ndalua plotësisht në nivel të BE-së për shkak të rreziqeve serioze për shëndetin e njerëzve, veçanërisht për njerëzit që punonin në objekte të tilla.

Për këtë arsye u përfshi në listën e sëmundjeve profesionale”, kujton shtypi vendas. “Problemi kryesor në vendin tonë është se shumica e këtyre objekteve të përkohshme si kjo në Koçan, kanë një numër të madh të pllakave të asbestit të dëmtuara, të cilat shkërmoqen, shtypen dhe thyhen, kështu që në rast zjarri të fortë, grimcat e asbestit transmetohen lehtësisht përmes tymit dhe pluhurit dhe në vetvete janë aq të rrezikshëm, sa që azbesti është klasifikuar si kancerogjen i klasit 1 sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Kërkimeve për Kancerin”, thotë mjeku Bojan Trajkovski. Një prej pasojave është kanceri i mushkërive – i cili shfaqet shpesh tek njerëzit që kanë qenë të ekspozuar ndaj asbestit për një kohë të gjatë.

@tntv24CELO KOČANE JE MOGLO DA ODLETI U VAZDUH! Procurili novi uznemirujući detalji istrage, tragedija je mogla da bude JOŠ VEĆA Makedonsko tužilaštvo potvrdilo da se u blizini diskoteke nalazi skladište nafte Skladište nafte je u privatnom posedu, ali nije poznato da li je bilo legalno U neposrednoj blizini diskoteke “Puls” u Kočanima, u kojoj je veliki požar odneo na desetine života, nalazi se skladište nafte, potvrdilo je makedonsko javno tužilaštvo. “Tokom uviđaja konstatovano je da se u blizini objekta nalazi skladište nafte. Sve ostale okolnosti se ispituju”, saopštilo je tužilaštvo, prenosi portal “Makfax”. Makedonske televizije javljaju da je skladište nafte u privatnom posedu, ali da se ne zna da li je bilo legalno. U Vatrogasno-spasilačkoj jedinici Kočani potvrđeno je za agenciju MIA da se u blizini diskoteke nalazi skladište nafte, ali u okviru drugog objekta. Nije, međutim, poznato da li je i koliko nafte bilo u skladištu, prenosi portal “MMS”. Požar u diskoteci “Puls” buknuo je u noći između subote i nedelje. Stradalo je 59 ljudi, mahom mladih, dok je više od 150 povređeno. Jedan od vlasnika diskoteke je uhapšen, kao i još 13 osoba. #Kočani #kocani #кочани #zjarr #fire #пожар #incendio #incendie #Pulse #Puls #northmacedonia #Пулс Од Противпожарната бригада на Кочани за МИА потврдуваат дека во близина на дискотеката има резервоар за нафта, но дека тој бил на друг објект. Засега нема информации дали и колку нафта имало во резервоарот. Според информации коишто ги објавија медиуми од регионот, коишто наведуваат дека имале увид во ископаниот нафтен бунар, тој бил лоциран на само 50-тина метри од дискотеката и во него наводно имало складирано поголемо количество на нафта. Prokuroria e Maqedonisë konfirmon se në afërsi të diskotekës ndodhej një depo nafte Depoja e naftës është në pronësi private, por nuk dihet nëse ishte legale. Në afërsi të diskotekës “Pulse”, ku 59 persona humbën jetën nga zjarri mëngjesin e së dielës dhe mbi 150 u plagosën ndodhej një magazinë karburanti, Depoja e naftës ishte në një godinë tjetër dhe u zbulua nga ana e krim-teknikës. Nga Brigada e Zjarrfikësve të Koçanit kanë konfirmuar për MPB-në se në afërsi të diskotekës ka një depo me naftë, por se ajo ishte në një objekt tjetër. Nga atje nuk e dinë saktësisht nëse dhe sa naftë kishte në depo. Lajmi është konfirmuar nga Prokuroria. “Gjatë inspektimit është konstatuar se në afërsi të objektit ndodhej një depo karburantesh. Të gjitha rrethanat e tjera janë duke u hetuar”, njoftoi Prokuroria. Lajmin e ka publikuar fillimisht “Informeri” serb duke iu referuar deklaratave të dëshmitarëve okularë të cilët pretendojnë se bëhet fjalë për një cisternë të groposur ilegalisht me 10 tonë naftë që ka qenë në pronësi të pronarit të diskotekës. Portali publikoi gjithashtu një video nga rezervari dhe deklarata nga banorët vendas. Në zjarrin e ndodhur më 16 mars kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa mbi 140 të plagosur janë trajtuar brenda dhe jashtë vendit. Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.

♬ original sound – TN Tv 24