Për të përmirësuar shërbimet dhe lehtësuar procesin e pagesave për klientëtr, Saubermacher Tetovë ka prezantuar veçori të reja në platformën e saj online.
1. Pagesa për shumë lokacione: Tani, klientët mund të realizojnë një pagesë për më shumë lokacione në të njëjtën kohë. Kjo mundësi është e disponueshme për të gjithë klientët, si për persona juridikë, ashtu edhe për persona fizikë.
2. Kërkesa online për ndryshimin e të dhënave: Përveç pagesës, klientët tani mund të bëjnë kërkesa online për të ndryshuar të dhënat e tyre, si adresën për shpërndarjen e faturës, emrin e pronarit/shfrytëzuesit, rrugën dhe numrin, hyrjen dhe numrin e banesës.
Për përdorimin e këtyre veçorive, klientët duhet të vizitojnë faqen e profilit dhe mund të shtojnë lokacione të reja, të realizojnë pagesa për shumë fatura nga lokacione të ndryshme, dhe të dorëzojnë kërkesa për ndryshimin e të dhënave përmes linkut të dedikuar.
Siguria e të dhënave është prioriteti ynë dhe platforma është e pajisur me masat më të fundit për mbrojtjen e informacionit dhe pagesave. Për më shumë informacion dhe për të filluar përdorimin e veçorive të reja, vizitoni platformën tonë https://saubermacher-tetovo.mk.
@tetovanews
@tn.lajmelokale