Marrin një tjetër kthesë hetimet për feminicitin e Ilaria Sulës, studentes shqiptare nga Terni e vrarë nga Mark Samson, ish-i dashuri me origjinë filipinase. Djali 23-vjeçar e ka pranuar tashmë krimin duke deklaruar se kishte vepruar i vetëm, madje edhe duke futur trupin e vajzës në një valixhe.
Megjithatë, roli i prindërve të Samsonit mbetet për t’u sqaruar. Vrasja e Sulës ndodhi në shtëpinë e tyre, në shtëpinë në Via Homs, në Romë. Tashmë, nëna e tij do të merret në pyetje nga prokurorët dhe sipas agjencisë së lajmeve “LaPresse”, ajo do të regjistrohet në regjistrin e të dyshuarve.
Sipas asaj që mëson “LaPresse”, gruaja pasi ka dëgjuar britmat e 22-vjeçares në dhomën e gjumit, ka hyrë brenda dhe ka parë trupin. Më pas ajo e ka ndihmuar djalin e saj të pastronte skenën e krimit.
Të hënën, më 7 prill, në orën 14, nëna e Samsonit do të merret në pyetje në zyrat e seksionit të vrasjeve në policinë e Romës. Gruaja ende nuk është hetuar zyrtarisht dhe është thirrur së bashku me avokatët e saj. Ajo duhet të qartësojë rolin e saj.
Samsoni ka thënë se e vrau Ilaria Sulën mëngjesin e 26 marsit pasi kaloi natën me të në shtëpinë e saj, në apartamentin në via Homs. Studentja 22-vjeçare kishte shkuar tek “ish”-i i saj për t’i kthyer disa rroba. Më pas, sipas versionit së djalit, ajo fjeti aty për të shmangur transportin publik. 23-vjeçari thotë se pati një gjaknxehte të papritur: “E vrava për xhelozi, por e doja”. ©Lapsi.al