Personat që shikoni në këtë video të bërë virale, janë pronari i luanit dhe miku i tij që kujdeset për ta ushqyer. Kafsha e rrezikshme që mbahet si mace shtëpie ndodhet në fshatin Zharrëz të Fierit.
Banorët e fshatit e dinë mirë historinë e fqinjit të tyre që mban si kafshë shtëpie një luan. Kjo është banesa por sot atje nuk duket luani që duket se është larguar pas bërjes virale të videos e cila ka rënë edhe në dorën e policisë.
Për shkak të rrezikshmërisë që paraqet kjo kafshë e cila nuk duhet të mbahet në banesë, policia e fierit ka ngritur një grup i posaçëm pune për të trajtuar rastin, për shkak të natyrës së veçantë që ai paraqet.
Policia po bashkëpunon me autoritetet përkatëse për të marrë masa urgjente që sigurojnë jo vetëm largimin e kafshës nga ambienti i banimit, por edhe ndëshkimin e përgjegjësve sipas ligjit.
Sipas policisë mbajtja e një kafshe të egër dhe të rrezikshme si luani në ambiente shtëpie është jo vetëm e papërgjegjshme, por përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë publike.
He went to pet it, a #lion bites a #man on the head in #Albania
An unusual video is circulating in Albania on social networks showing a man who has been attacked and bitten on the head by a lion. pic.twitter.com/fLahxQFzLj— Tetova News (@TetovaNews1) April 9, 2025
@tetovanews
@tn.lajmelokale