Mëngjesin e djeshëm, fshati Epagny në Zvicër është tronditur pas lajmit për vdekje të dyfishtë.
Sipas asaj që ka mësuar Klan Kosova, një shtetas i Kosovës (nga Malisheva) ka shtënë me armë zjarri ndaj bashkëshortes së tij, po ashtu shtetase e Kosovës nga një fshat i Malishevës, duke e lënë të vdekur atë.
Më pas, raportohet se shtëpia ku gjendeshin çifti ka marrë flakë, dhe zjarrfikësit kanë gjetur në fund dy trupa të pajetë.
E Klani tash ka mësuar se i dyshuari për vrasjen e djeshme është Ramiz Berisha, nga Malisheva.
Ndërkaq, mediat në Zvicër kanë raportuar se rasti është ende nën hetime, teksa ende nuk është konfirmuar as identiteti i viktimave.
Mediat në Zvicër raportojnë se rasti është ende i dyshimtë dhe se viktimat ende nuk janë identifikuar.
Dyshohet se një shtetas i Kosovës ka vrarë bashkëshorten e tij, po ashtu kosovare, në një fshat të Zvicrës, e më pas veten, transmeton albinfo.ch, por hidhen edhe dyshime se ai mund të jetë vrarë nga policia.
Thuhet se i dyshuari mësohet të jetë nga Malisheva dhe ka shtënë me armë zjarri ndaj viktimës, e cila po ashtu është nga një fshat i Malishevës.
Referuar medias La liberte, thuhet se fillimisht i dyshuari ka shtënë me armë zjarri edhe jashtë shtëpisë, në të cilën ka hyrë më pas dhe objekti më vonë është kapluar nga zjarri.
Raportohet se në shtëpi janë gjetur dy trupa të pajetë, dhe thuhet se njëri nga ta mund të jetë i dorasit.
Ndërkohë mosha e dorasit sipas policisë zvicerane është 42 vjeç, ndërsa gruaja është e moshës 38 vjeçe.
Gjithashtu, mësohet se çifti ka lënë pas katër fëmijë.
Mediat në Zvicër raportojnë se rasti është ende i dyshimtë dhe se viktimat ende nuk janë identifikuar, transmeton tutje albinfo.ch.
Televizioni ka mësuar se çifti është përballur me probleme me vete për një kohë të gjatë, dhe kanë pasur një lidhje me ndarje e bashkime.
E ndjera thuhet ta ketë denoncuar bashkëshortin e tij për dhunë, dhe i njëjti ka qëndruar i mbyllur për 1 muaj. E me të dalë në liri, dyshohet të ketë ndodhur rasti tragjik.
Media zvicerane laliberte.ch ka dhënë detaje nga ky rast i rëndë, i ndodhur të enjten në mëngjes në fshatin Epagny në Zvicër.
Dy persona janë gjetur pa shenja jete në rrënojat e një shtëpie të shkatërruar nga zjarri. Policia thotë se njëri nga dy trupat e vdekur mund të jetë i të dyshuarit për të shtënat me armë zjarri në afërsi të shtëpisë para zjarrit.
“Megjithatë, rrethanat e sakta të ngjarjes tragjike mbeten, në këtë fazë, të papërcaktuara”, ka thënë policia kantonale e Fribourgut të enjten mbrëma.
Dy viktima ende nuk janë identifikuar.
Policia kantonale është njoftuar për një rast të shtënash rreth orës 9:15 të enjten nga një person afër një shtëpie. Sipas informacioneve që ka siguruar policia, një burrë, me një armë të gjatë, ka hyrë në shtëpi. Zjarri ka shpërthyer më pas në atë shtëpi, e ndodhur afër disa bizneseve të cilat shpëtuan.
Zjarrfikësit kanë intervenuar në fikjen e zjarrit, i cili u vu nën kontroll në mesditë. Vetëm në orët e pasdites, policia arriti të identifikonte njërin nga trupat në rrënojat e mbetura nga zjarri, ndërsa u gjet edhe një armë zjarri.
Trupi i dytë i pajetë është gjetur në mbrëmje.
Hetimet po vazhdojnë nga Zyra e Prokurorit Publik. Në këtë fazë, shumë pyetje mbesin pa përgjigje derisa identifikimi formal i dy viktimave po vazhdon.
@tetovanews
@tn.lajmelokale