Ballina Kronika Aksident i rëndë në Jagodë të Klinës! Treni përplaset me makinën, një...

Aksident i rëndë në Jagodë të Klinës! Treni përplaset me makinën, një i vdekur dhe tre të plagosur rëndë (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesditën e sotme në fshatin Jagodë të Klinës. Një makinë është përplasur nga treni që po lëvizte në drejtimin Pejë–Prishtinë. Një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosur rëndë.

Mediet e Kosovës raportojnë se viktimë e aksidentit të rëndë është Nikë Palushaj, i cili ishte duke i dhënë makinës që u përplas keqas nga treni dhe u tërhoq zvarrë rreth 160 metra.

Mediet raportojnë se tre familjarët e viktimës janë plagosur rëndë si pasojë e aksidentit, dy prej të cilëve janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa njëri është transferuar për trajtim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë.

Në vendin e fatkeqësisë kanë intervenuar njësitë policore, ekipi i Zyrës për Krime të Rënda si dhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Hetimet janë duke u zhvilluar nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Pejë, ndërsa rasti është cilësuar si “Aksident trafiku me pasoja fatale”.