Ballina Top Lajm Ndahet nga jeta profesori Hamit Xhaferi

Ndahet nga jeta profesori Hamit Xhaferi

NDAHET NGA JETA PROFESORI ME PREJARDHJE NGA FSHATI ZAJAZ I KËRÇOVËS, HAMIT XHAFERI

Profesor Hamiti shërbeu tërë jetën arsimit shqiptarë duke qenë profesor disa dekada në Gjimnazin e Tetovës dhe më pastaj në Universitetin e Europës Juglindore.

Profesori Vebi Bexheti përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Prof. Hamit Xhaferri

Lajm pikëllimi!

Sapo kuptova se paska ndërruar jetë kolegu ynë i punës, Prof. Hamit Xhaferi, bashkëpunëtori shumëvjeçar, që mbi tridhjetë vite e ndamë të mirën e të keqen bashkë. Profesori universitar, Hamit Xhaferi ishte një edukator i mrekullueshëm dhe profesor i shkëlqyeshëm i lëndës Gjuhë e letësi shqipe, që një kohë punoi në Gjimnazin e Tetovës e mëpastaj në dy universitetet, në fillin në UT, e njëzet vitet e fundit në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), si profesor i rregullt i disa lëndëve të letërsisë dhe një kohë të gjatë edhe si udhëheqës i Katedrës së gjuhës e letërsisë.
Prof. Hamiti ishte studiues këmbëngulës i letërsisë, nga ajo e vjetra e deri te kjo e sotmja. Ishte pjesëmarrës i rregullt në konferenca, simpoziume e takime të ndryshme letrare, mbarëkombëtare, ndërkombëtare dhe autor i shumë punimeve shkencore e pesëmbëdhjetë teksteve studimore në fushë të letërsisë popullore, të asaj të shkruar dhe fushës etno-kulturore.
Me këtë rast u shpreh ngushëllime familjes, kolegëve ish nxënësve, studentëve dhe gjithë miqve e dashamirëve, që Hamiti i kishte gjithandej, në hapësirat shqiptare.
Pusho i qetë kokeg i nderuar!

Humbëm një mik, një profesor të rrallë!
Me dhimbje të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta mikut të dashur dhe profesorit tonë të nderuar Prof.Dr. Hamit Xhaferi. E kisha mik të familjes dhe profesor. Si mik, ishte i këndshëm, gazmorë dhe i sinqertë; si profesor, ishte pedagog i veçantë që doja të identifikohem me të, ishte frymëzim dhe udhërrëfyes.
Ai do të kujtohet gjithmonë për mençurinë, punën, përkushtimin dhe ndikimin e madh që pati në edukimin e shumë brezave në shkolla të mesme dhe në universitete gjithëandej.
Ikja e tij është një humbje e madhe për arsimin universitarë dhe për të gjithë ne që patëm mik.
Profesori nuk është më mes nesh, por mësimet e tij, pozitiviteti, qetësia, urtësia dhe shembulli i tij do të na udhëheqin gjithmonë.
Largimi fizik i prof Hamitit është i dhimbshëm, por ai nuk ka ikur vërtet sepse ai la pas vetes vepra të shumta, botime për të ndryçuar rrugën e gjeneratave të reja.
Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe studentëve.
Kujtimi i tij do të jetojë gjatë./IzetZeqiri