Ballina Top Lajm Njihuni me 32-vjeçaren shqiptare që sfidon shoferët, vozit autobusin në zemër të...

Njihuni me 32-vjeçaren shqiptare që sfidon shoferët, vozit autobusin në zemër të Cyrihut (VIDEO)

Egzona Ajeti, një 32-vjeçare me prejardhje shqiptare, po shkëlqen në një profesion që zakonisht nuk shihet shpesh i përfaqësuar nga gratë, e aq më pak nga të huajat – ajo është shoferja e autobusit në qytetin e Cyrihut, në Zvicër.

E punësuar tash e dy vite e gjysmë në kompaninë e transportit publik VBZ, Egzona ka ndërruar rrënjësisht jetën e saj pasi puna e mëparshme nuk i sillte aspak kënaqësi. Sot, ajo thotë se vozitja e autobusit është bërë pjesë e zakonshme e përditshmërisë së saj: “Me kalimin e kohës, është njësoj si të ngasësh një makinë,” shprehet ajo.

@tn.lajmelokale

Egzona Ajeti, një 32-vjeçare me prejardhje shqiptare, po shkëlqen në një profesion që zakonisht nuk shihet shpesh i përfaqësuar nga gratë, e aq më pak nga të huajat – ajo është shoferja e autobusit në qytetin e Cyrihut, në Zvicër. E punësuar tash e dy vite e gjysmë në kompaninë e transportit publik VBZ, Egzona ka ndërruar rrënjësisht jetën e saj pasi puna e mëparshme nuk i sillte aspak kënaqësi. Sot, ajo thotë se vozitja e autobusit është bërë pjesë e zakonshme e përditshmërisë së saj: “Me kalimin e kohës, është njësoj si të ngasësh një makinë,” shprehet ajo. Puna e saj dhe përkushtimi nuk kanë kaluar pa u vërejtur – televizioni publik i Zvicrës, SRF News, i ka kushtuar një storie të veçantë, duke sjellë në vëmendje kontributin e saj dhe mungesën në rritje të shoferëve të autobusëve në Zvicër. Sipas autoriteteve, një në tre shoferë pritet të pensionohet së shpejti, ndërsa mungesa e punëtorëve të kualifikuar po ndikon në funksionimin normal të linjave në disa rajone të vendit. Megjithatë, zëdhënësi i VBZ-së ka bërë të ditur se kompania është në një pozicion të mirë për momentin, falë angazhimit të punëtorëve si Egzona.

♬ original sound – TN – Lajme Lokale

Puna e saj dhe përkushtimi nuk kanë kaluar pa u vërejtur – televizioni publik i Zvicrës, SRF News, i ka kushtuar një storie të veçantë, duke sjellë në vëmendje kontributin e saj dhe mungesën në rritje të shoferëve të autobusëve në Zvicër.

Sipas autoriteteve, një në tre shoferë pritet të pensionohet së shpejti, ndërsa mungesa e punëtorëve të kualifikuar po ndikon në funksionimin normal të linjave në disa rajone të vendit. Megjithatë, zëdhënësi i VBZ-së ka bërë të ditur se kompania është në një pozicion të mirë për momentin, falë angazhimit të punëtorëve si Egzona.

VIDEO