Ballina Kronika Humbi jetën në aksidentin tragjik, sot i jepet lamtumira e fundit Baki...

Humbi jetën në aksidentin tragjik, sot i jepet lamtumira e fundit Baki Shabanit nga Zhelina

Një aksident tragjik i ka marrë jetën 46-vjeçarit nga Zhelina. Njoftimin e jep faqja zhelina.info. Varrimi do të bëhet gjatë kësaj pasditeje.

Njoftimi i plotë

Me zemër të thyer dhe lot në sy, njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të Baki Shabanit – një bir i fshatit tonë, një mik i dashur, një njeri i qetë, punëtor dhe gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar.

Bakiu u nda nga kjo jetë si pasojë e një aksidenti, duke lënë pas një boshllëk të madh te familja, miqtë dhe kolegët e tij në Golec Trans, ku ai punoi me përkushtim për shumë vite. Ai nuk ishte thjesht një punëtor, por një shpirt i rrallë, që me buzëqeshjen e tij lehtësonte çdo ditë.

Zhelina humbi një djalë të mirë. Ne, si komunitet, bashkohemi në dhimbje me familjen Shabani, me kolegët e tij dhe me të gjithë ata që patën fatin ta njohin.

U prehsh në paqe, Baki. Kujtimi yt do të jetojë përjetë në zemrat tona.