Deputetët nuk kanë arritur ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës as në tentativën e shtatë radhazi, këtë të dielë.
Arsyeja mbetet e njëjtë, kandidatja e partisë fituese Albulena Haxhiu nuk siguroi votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur.
Në prag të seancës, përfaqësues të partive parlamentare kishin paralajmëruar dështimin duke thënë se nuk i kanë ndryshuar qëndrimet nga seancat e kaluara.
Gati tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, procesi ka ngecur për shkak të mosdakordimit mes disa prej partive më të mëdha parlamentare për emrin e kryetarit të Kuvendit.
Vetëvendosja nuk i ka numrat e nevojshëm, e megjithatë nuk pranon ta ndërrojë emrin e Haxhiut me një kandidat më konsensual.
Nga ana tjetër, opozita mbetet e vendosur për të mos i dhënë mbështetje Haxhiut.
Nga partitë e mëdha kanë paralajmëruar se e njëjta situatë nuk mund të vazhdojë përgjithmonë dhe nëse nuk ka një konsensus, vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve iu duhen të paktën 61 vota për t’u zgjedhur.
@tetovanews
@tn.lajmelokale