Ballina Bota VIDEO/Kanada, makina u fut mes turmës së njerëzve gjatë një festivali, shkon...

VIDEO/Kanada, makina u fut mes turmës së njerëzve gjatë një festivali, shkon në 11 numri i viktimave

Ka shkuar në 11 numri i personave që humbën jetën pasi një makinë u fut mes turmës dhe mori përpara njerëzit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Vankuver të Kanadasë, ku po mbahej festivali vjetor Lapu Lapu, një ngjarje kulturore filipinase.

Të plagosurit u transportuar në spitale të ndryshme. Ndërkohë shefi i përkohshëm i policisë së Vankuverit, Steve Rai tha se autori ndodhej në paraburgim.