Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Polikarpoi, Pela në Greqi.
Mediat fqinje bëjnë me dije se nga aksidenti ka humbur jetën një 21-vjeçar me origjinë shqiptare.
Raportohet se për arsye ende të paditura 21-vjeçari, i cili po udhëtonte me mjetin e tij, ka humbur drejtimin dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës. Autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.
VIDEO bonus:
@tetovanews
@tn.lajmelokale