Ballina Bota Netanyahu premton kundërpërgjigje ndaj Houthive për raketën në Izrael: Do të ketë...

Netanyahu premton kundërpërgjigje ndaj Houthive për raketën në Izrael: Do të ketë sulme

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka premtuar kundërmasa ndaj rebelëve Houthi të Jemenit, pas lëshimit të një rakete që goditi zonën pranë aeroportit Ben Gurion, afër Tel Avivit.

Ai paralajmëroi sulme, pa ndarë shumë detaje.

“Ne kemi vepruar kundër tyre edhe më parë dhe do të veprojmë përsëri, por nuk mund të jap detaje. Kjo nuk do të mbyllet me ‘një bum të vetëm’, por do të ketë ‘shumë bum-e’”, tha Netanyahu në një video në kanalin e tij në Telegram.