Ballina Argëtim Showbiz Dakota Johnson rrëfen vështirësitë në fillimet e karrierës

Dakota Johnson rrëfen vështirësitë në fillimet e karrierës

Aktorja Dakota Johnson ka rrëfyer në një intervistë për revistën Elle se ka pasur vështirësi financiare në fillimet e karrierës së saj — dhe se iu desh të kërkonte ndihmë nga prindërit e saj të njohur, Don Johnson dhe Melanie Griffith.

Për disa vite ishte e vështirë të fitoja para,”tha Dakota.“Më duhej t’u kërkoja ndihmë prindërve të mi për të paguar qiranë apo për të blerë ushqime.”

Aktorja e “Fifty Shades of Grey” tha se është shumë mirënjohëse që prindërit e ndihmuan, por theksoi se periudha e përpjekjeve për të hyrë në industri nuk ishte aspak e lehtë.

“Procesi i audicioneve është më i tmerrshmi,” shtoi ajo.

Dakota zbuloi gjithashtu se pasi nuk u pranua në kolegjin Juilliard — i vetmi institucion ku aplikoi pas gjimnazit — babai i saj e ndërpreu ndihmën financiare.

“Nuk u pranova dhe babai më ndërpreu ndihmën sepse nuk shkova në kolegj,” rrëfeu ajo. “Kështu fillova të bëja audicione. Besoj se isha 19 vjeç kur bëra ‘The Social Network’, dhe më pas mora disa role të vogla.”

Dakota  pati rolin e saj të parë në moshën 10-vjeçare në filmin “Crazy in Alabama” me nënën e saj, por fama e vërtetë erdhi në vitin 2013 kur u përzgjodh për rolin kryesor në “Fifty Shades of Grey”.

Sot, ajo jeton në një vilë luksoze në Malibu, Kaliforni, dhe thotë se ndonëse ka një shtëpi të bukur, ndjen se e gjen veten “kudo që të jetë” — qoftë në hotel apo me qira.

“Unë ‘ndërtoj fole’ kudo që të jem. Nëse jam në hotel për gjashtë javë apo katër ditë, them: ‘Kjo është shtëpia ime tani.’”

LEXO:
VIDEO bonus:
@tetovanews
@tn.lajmelokale