Ballina Sport Shtutgart fiton Kupën e Gjermanisë, Arminias i “shuhet ëndrra” në finale

Shtutgart fiton Kupën e Gjermanisë, Arminias i “shuhet ëndrra” në finale

Shtutgart ka mundur Arminia Bielefeld 4-2 në finalen e luajtur në “Olympiastadion” në Berlin dhe ka fituar kështu Kupën e Gjermanisë.

Gjithçka e lehtë për ekipin e drejtuar nga Sebastian Hoeness, që dominoi finalen dhe fitoi me rezultatin e pastër.

Pavarësisht humbjes në finale, Arminia Bielefeld ka bërë një rrugëtim të shkëlqyer duke mbërritur deri këtu me plot meritë dhe emocione.

Kujtojmë që Arminia Bielefeld këtë sezon ka qenë pjesë e Bundesligës 3, ndërsa e mbylli e para në fund dhe sezonin e ri do të luajë në Bundesliga 2.

Përsa i përket finales, serinë e golave e hapi Woltemade në minutën e 15-të, në minutën e 21-të erdhi goli i dytë pas një kundërsulmi të shpejtë dhe kombinimi perfekt mes Undav dhe Millot, ky i fundit dërgon topin në rrjetë.

Në minutën 28-të ishte radha e Deniz Undav për të shënuar golin e tretë, pas një gabimi dhe topi të humbur në mesfushë nga lojtarët e Bielefeld.

Në minutën 65-të, ishte radha e Enzo Millot për të shënuar golin dytë personal dhe të katërtin për Shtutgart. 10 minutat e fundit pati një tolerim nga Shtutgart, gjë që solli 2 gola për Arminia Bielefeld.

Golin e parë për Bielefeld e shënoi Julian Kania në mnutën e 82-të, i sapo futur në fushën e lojës. Në minutën e 85-të, Vagnoman i pafat shënon autogol me kokë në portën e tij pasi nuk u mor vesh me portierin.

Rezultati final 4-2 për Stuttgart, i cili fiton Kupën e Gjermanisë dhe të drejtën të luajë në grupet e Europa League sezonin ri, pasi e mbylli Bundesligën në vendin e 9-të.

LEXO:
VIDEO bonus:
@tetovanews
@tn.lajmelokale