Është arrestuar në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, 47-vjeçcari shqiptar Dritan Gjika, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia spanjolle për trafik droge, pastrim parashash dhe organizatë kriminale.
Mediat spanjolle raportojnë se arrestimi i Gjikës është bërë gjatë një operacioni të koordinuar nga Njësia Kombëtare e Interpolit në Ekuador, në bashkëpunim me homologët e saj në Abu Dabi (Emiratet e Bashkuara Arabe) dhe në Spanjë.
Theksohet se falë punës hetimore dhe shkëmbimit të informacionit përmes programit PAçTO 2.0, më 26 maj 2025 u bë e mundur kapja me qëllim ekstradimi e Dritan Gjikës, i cili është subjekt i dy Njoftimeve të Kuqe të Interpolit për trafik droge, pastrim parash dhe organizatë kriminale.
Kush është Dritan Gjika.
47-vjeçari shqiptar Dritan Gjika shkoi për herë të parë në Ekuador në vitin 2009-të. Por pak kohë ëm aps ai do të bëhej një nga personat më të kërkuar në vend, pasi udhëhiqte një organizatë kriminale që operonte si në Ekuador ashtu edhe në Spanjë, duke dërguar sasi të mëdha të substancave të kontrolluara në vendet e Amerikës Qendrore dhe në Europë (në veçanti në Holandë, Belgjikë dhe Spanjë).
Struktura kriminale që ai drejtonte përfshinte një nivel drejtues, logjistikë dhe bashkëpunëtorë që punonin në realizimin e këtyre veprave penale, me ndihmën e kompanive të ligjshme që përdornin për pastrimin e parave dhe fshehjen e veprimtarive tregtare e financiare.
Gjithashtu, pjesë e kësaj rrjete ishin edhe punonjës të porteve detare, të cilët vepronin si informatorë dhe ndihmonin kriminelët të maskonin dhe të ndotin kontejnerët me lëndët e paligjshme, duke përdorur metodën e ashtuquajtur “grepi i verbër”.
Dritan Gjika shpallet “Lider i Mafias” shqiptare
Më 6 shkurt 2024, Dritan Gjika u identifikua nga Prokuroria e Përgjithshme e Ekuadorit si drejtues i operacioneve të mafias shqiptare në këtë vend, pas një bastisjeje në një banesë në një lagje rezidenciale të Guayaquil-it.
I ndaluari aktualisht do t’i dorëzohet autoriteteve përkatëse për të vijuar me procedurën e ekstradimit.
@tetovanews
@tn.lajmelokale