Ballina Bota Horrori i luftës Ukrainë-Rusi, ushtari rus vrau kolegun dhe u ushqye me...

Horrori i luftës Ukrainë-Rusi, ushtari rus vrau kolegun dhe u ushqye me trupin e tij për dy jave

Sipas shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase (HUR), një ushtar rus që luftonte në frontin ukrainas dyshohet se vrau një koleg dhe mbijetoi për dy javë duke ngrënë mbetjet e tij.

HUR publikoi një bisedë telefonike të dyshuar të përgjuar midis dy ushtarëve rusë që diskutonin këtë rast famëkeq të kanibalizmit.

Në njërën nga bisedat e regjistruara, një ushtar me nofkën “Brelock” akuzohet për vrasjen e “Foma” dhe më për ngrënien e trupit të tij. Bashkëbiseduesi i parë shpreh habi dhe tronditje, duke raportuar me zemërim: “Brelok e hëngri dhe askush nuk reagoi. Ai e rrahu dhe pastaj e hëngri për dy javë.”

Bashkëbiseduesi i dytë konfirmon se “Brelock” u gjet i vdekur, duke shtuar se historia është e paimagjinueshme.

Biseda:

“Dreq… Brelock e hëngri, dreq… Askush tha asgjw. Brelock e vrau dhe pastaj e hëngri për dy javë të mallkuara,” thotë bashkëbiseduesi i parë.

“Nuk është e mundur… Dreq… A e gjetën vërtet Brelockun si ‘200’?”, përgjigjet tjetri.

Termi “200” i referohet dikujt që gjendet i vdekur në betejë.

“Po, thonë se ishte 200. Ai hëngri partnerin e tij. Po… diçka për të menduar. Edhe unë u shokova”, përfundoi telefonuesi i parë.

Kanibalë në front

HUR në të kaluarën ka bërë publike disa përgjime të komunikimeve telefonike të ushtarëve rusë, por pa asnjë mënyrë për të verifikuar vërtetësinë e tyre.

Në të njëjtën kohë, përbërja e disa njësive ruse që luftojnë në front përfshin kriminelë të dënuar, të cilët u liruan nga burgu në këmbim të pjesëmarrjes së tyre në “operacionin special ushtarak” në Ukrainë. Në maj 2024, u zbulua se midis të liruarve nga burgu ishin dy kanibalë të dënuar.

Dmitry Malyshev, 36 vjeç, i dënuar për vrasje të dyfishtë dhe kanibalizëm, u burgos për 25 vjet pasi vrau tre persona, përfshirë një viktimë zemrën e së cilës e gatoi dhe e hëngri. Në një tregim të krimit, ai përshkroi se si e mblodhi zemrën, e poqi me qepë dhe erëza dhe e hëngri.

Alexander Maslennikov, 38 vjeç, i dënuar gjithashtu për përdhunim dhe vrasje të dyfishtë, përdori një sëpatë dhe një mulli mishi për të copëtuar trupat e dy grave që i kishte joshur në shtëpinë e tij. Sipas autoriteteve gjyqësore, ai u dha mish njeriu qenve të tij.

Të dy burrat u shfaqën në foto duke buzëqeshur me uniforma ushtarake pas lirimit të tyre në fund të vitit 2023. Në një intervistë me kanalin rus V1, ata thanë se pjesëmarrja e tyre në luftë kishte për qëllim “të ruante vlerat tradicionale të Rusisë”.

Çështja ka shkaktuar tronditje dhe shqetësim, pasi ngre pyetje se kush po lufton saktësisht në frontin ukrainas, ndërsa gjithashtu ndriçon shkallën e dhunës dhe paligjshmërisë që mbizotëron brenda radhëve të forcave ruse.