Ballina Bota Trump njofton për sulme ajrore në tre centrale bërthamore në Iran

Trump njofton për sulme ajrore në tre centrale bërthamore në Iran

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të shtunën se Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar një “sulm shumë të suksesshëm” ndaj centraleve bërthamore në Iran, duke përfshirë Fordow, Natanz dhe Isfahan.

Presidenti tha se të gjithë aeroplanët tani janë jashtë hapësirës ajrore të Iranit.

“Ne kemi përfunduar sulmin tonë shumë të suksesshëm në tre centralet bërthamore në Iran, duke përfshirë Fordow, Natanz dhe Esfahan. Të gjitha aeroplanët tani janë jashtë hapësirës ajrore të Iranit. Një ngarkesë e plotë me BOMBA u hodh në centralin kryesor, Fordow. Të gjitha aeroplanët janë të sigurt në rrugën e tyre për në shtëpi. Urime Luftëtarëve tanë të mëdhenj amerikanë. Nuk ka asnjë ushtri tjetër në botë që mund ta kishte bërë këtë. TANI ËSHTË KOHA PËR PAQE! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.

VIDEO BONUS: