Sipas Presidentit të SHBA-së, Trump, Izraeli dhe Irani kanë rënë dakord për “një armëpushim të plotë dhe total”. Ai e tha këtë në platformën e tij të mediave sociale Truth Social. As Izraeli dhe as Irani nuk i kanë konfirmuar ende fjalët e tij, raporton BBC.
Sipas Trump, të dy vendet kanë rënë dakord për një armëpushim që do të zbatohet gradualisht gjatë një periudhe 24-orëshe. Trump deklaron se armëpushimi “nënkupton një fund zyrtar” të luftës.
Trump shkruan se i përgëzon të dy vendet për “qëndresën, guximin dhe inteligjencën e tyre” në përfundimin e konfliktit, të cilin ai e quan “lufta 12-ditore”.
LEXO:
@tetovanews
@tn.lajmelokale