Ballina Bota VIDEO/ Zelensky ndërron veshje, heq uniformën ushtarake në samitin e NATO-s

VIDEO/ Zelensky ndërron veshje, heq uniformën ushtarake në samitin e NATO-s

Në samitin e NATO-s në Hagë, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është shfaqur me një tjetër look.

Ai kishte veshur një xhaketë dhe këmishë të zezë në stilin e kostumit, por pa kravatë, ndërsa takoi udhëheqësit e NATO-s, përfshirë Donald Trump.

Zelensky ka shmangur kostumet, këmishat me kopsa dhe kravatat që nga fillimi i pushtimit të plotë rus të vendit të tij në vitin 2022.

Ai thotë se kjo është një shfaqje solidariteti me ushtarët që luftojnë ushtrinë ruse në vijën e frontit të luftës.

Ndryshimi i gardërobës për Zelenskyn erdhi pas një takimi në Zyrën Ovale me presidnetin Trump në shkurt, i cili u shndërrua në një përlpasjel të ashpër. Një gazetar e kritikoi atë që nuk veshi kostum në Shtëpinë e Bardhë, për të cilin Zelensky tha se do të vishte kostume zyrtare sapo të mbaronte lufta në Ukrainë.