Në Francë, pirja e duhanit tashmë është zyrtarisht e ndaluar në plazhe, në parqe, nën një strehë autobusësh ose përpara një shkolle të mesme. E premtuar për fundin e vitit 2023 dhe e njoftuar në fund të majit nga Ministrja e Shëndetësisë Catherine Vautrin, vendimi është zyrtarizuar me një dekret të botuar në Fletoren Zyrtare dhe që hyri në fuqi të dielën e 29 qershorit.
Vendimi zbatohet në veçanti për plazhet “gjatë sezonit të larjes”, parqet dhe kopshtet publike dhe “zonat e rezervuara për pasagjerët në pritje” në transportin publik. Vendimi përfshin ndalimin e konsumimit të cigares në pranë bibliotekave, objekteve sportive (stadiume, pishina, etj.), shkollave ose objekteve që mirëpresin të miturit.
Pirja e duhanit do të ndalohet “brenda një perimetri prej të paktën 10 metrash”, tha Ministria e Shëndetësisë në një njoftim për shtyp. Një tekst i ri duhet do të përcaktojë zyrtarisht këtë perimetër dhe sinjalistikën e re për “zonat e reja pa duhan”. Cigaret elektronike nuk preken nga ky ndalim.
Ndalimi, që synon mbrojtjen e të miturve, nuk zbatohet për tarracat e bareve dhe restoranteve, gjë që ka shkaktuar shumë zhgënjim tek grupet kundër pirjes së duhanit. Çdo shkelje “mund të ndëshkohet me një gjobë që fillon nga 135 euro, por që mund të arrijë deri në 750 euro”, specifikoi ministria, megjithëse ka premtuar një periudhë “edukimi” deri në fund të majit.
“Ku ka fëmijë, duhani duhet të zhduket. Një park, një plazh, një shkollë, janë vende për të luajtur, për të mësuar, për të marrë frymë. Jo për të pirë duhan”, – theksuan Vautrin dhe Yannick Neuder, ministri i deleguar për Shëndetësinë. Zgjerimi i hapësirave pa duhan ishte një nga masat e parashikuara në Programin Kombëtar të Kontrollit të Duhanit 2023-2027, me ambicien për të “marrë përsipër sfidën e një brezi pa duhan deri në vitin 2032”. ©LAPSI.al
@tetovanews
@tn.lajmelokale