Ballina Argëtim Showbiz Dalin mesazhet tronditëse të Feros ndaj ish-bashkëshortes së tij, e kërcënonte se...

Dalin mesazhet tronditëse të Feros ndaj ish-bashkëshortes së tij, e kërcënonte se do e dhunonte sek*ualisht dhe do e vriste në mënyrë makabre: Për çfarë i ke lyer buzët, do ta nxjerr shpirtin, do të vras

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj reperit Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik ‘Fero’, për tri vepra penale, dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli.

Sipas aktakuzës, nga qershori deri në tetor të vitit 2024, Fero dyshohet se ka ushtruar vazhdimisht dhunë psikologjike ndaj Arbenitës, duke e ofenduar dhe shqetësuar me thirrje dhe sjellje të ndryshme, si gjatë takimeve për dorëzimin e fëmijës në qendrën për punë sociale në Gjilan.

Përveç dhunës psikologjike, reperi dyshohet se ka kryer edhe ngacmim seksual, duke e puthur ish-bashkëshorten kundër dëshirës së saj dhe duke i thënë fjalë si “Ti je gruaja ime, unë kam të drejtë me flejt me ty”, pavarësisht refuzimit të saj.

Më tej, në shtator të vitit 2024 marrëdhënia mes tyre ka përshkallëzuar edhe në kanosje serioze. Fero thuhet se e ka kërcënuar Arbenitën me fjalë të rënda, si “Ki me ma ni zonin… të vraj, e ta nxjerri shpirtin”.

Aktakuza përmban edhe dëshmi nga mesazhe në WhatsApp, ku reperi përdor fjalë ofenduese dhe kërcënuese, duke shkaktuar frikë dhe ankth tek ish-bashkëshortja.

Prokuroria ka propozuar dënimin e tij sipas ligjit dhe ka paraqitur provat për të mbështetur akuzat.

Avokatja mbrojtëse e Feros, Bedrie Shabani, ka refuzuar të komentojë rastin duke e konsideruar “çështje familjare”.

Kujtojmë se Fero u arresta më 11 korrik 2023 për sulm fizik ndaj Arbenitës, dhe më pas u la i lirë.

Pas një pauze rreth dyvjeçare nga muzika, reperi është rikthyer rishtazi në skenën muzikore, duke publikuar dy muaj më parë projektin e tij të parë pas dy viteve.

“I pandehuri Feronit Shabani, me qëllim të shkaktimit të frikësimit dhe ankthit, me dashje dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka kanosur seriozisht ish- bashkëshorten e tij, tani të dëmtuarën Arbenita Ismaili, ashtu që përmes rrjetit social WhatsApp, fillimisht e fyen me fjalë të rënda ofenduese, duke e cenuar dinjitetin e të dëmtuarës, e më pas e kanos ndër të tjera me fjalët se “ke me ma ni krismën.. të vraj… ta nxjerri shpirtin prej vendit…fëlqitë nga vendi t’i thej…”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

Në aktakuzën e ngritur në dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria ka propozuar që i pandehuri të dënohet sipas ligjit, meqë rast ka paraqitur edhe provat e nevojshme për ta vërtetuar aktakuzën.