Ne vlerësuam se do të ishte më e përshtatshme që lënda në lidhje me zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan, e cila u formua pas ngritjes së një aktakuze nga Prokuroria Themelore Publike e Koçanit, të dërgohet në Gjykatën Themelore Penale në Shkup. Kështu ka deklaruar kryetari i ri i Gjykatës Supreme Afrim Fidani, duke sqaruar arsyet për propozimin e miratuar së fundmi dhe vendimin e miratuar që përcaktoi Gjykatën Themelore Penale të Shkupit si gjykatën më kompetente reale. Ai theksoi se në gjykatën themelore në Koçan ka mungesë të gjykatësve.
AFRIM FIDANI, KRYETAR I GJYKATËS SUPREME
“Sa i përket Gjykatës Themelore në Koçan, ku isha edhe unë përgjegjës dhe i njihja më mirë rrethanat, atje ka mungesë të burimeve njerëzore, kryesisht gjykatësve. Apeli i Shtipit realizoi edhe një analizë të situatës me gjykatat e tjera me juridiksion të zgjeruar në zonën e Apelit të Shtipit. Ne i analizuam të gjitha aspektet dhe menduam se do të ishte më e përshtatshme që çështja të dërgohej në Gjykatën Themelore Penale në Shkup”.
I pyetur lidhur me këtë rast dhe caktimin e tij në Gjykatën Penale të Shkupit, kreu i Këshillit Gjyqësor Aleksandar Kambovski tha se pret që të mos ketë probleme.
ALEKSANDAR KAMBOVSKI, KRYETAR I KËSHILLIT GJYQËSOR
“Pres që procedura të zbatohet në mënyrë efikase dhe efektive dhe që si qytetarët ashtu edhe shteti, dhe të gjithë ne, të marrim një gjykim të drejtë në të cilin shpresojmë që ata që duhet të mbajnë përgjegjësi do të mbajnë dhe nëse dikush akuzohet padrejtësisht, të lirohet nga akuzat”.
Lënda është dorëzuar dje nga Gjykata Themelore në Koçan në Gjykatën Themelore Penale në Shkup. Nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit e cla është përcaktuar si kompetente për procedurën, thanë se aktakuza e paraqitur, në përputhje me Sistemin Automatik të Ndarjes së Lëndëve Gjyqësore – AKMIS, do t’i ndahet një këshilli për vlerësimin e aktakuzës. Nga Prokuroria Publike më 13 qershor, pak para 3 mujorit të rastit të diskotekës “Pulse” në Koçan njoftuan se ishin ngritur akuza kundër 34 individëve dhe tre personave juridikë për tragjedinë në të cilën vdiqën 62 persona dhe u lënduan më shumë se 200 të tjerë.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/
@tetovanews
@tn.lajmelokale