Ballina Blog Faqe 15

Protesta e PD-së kundër mbylljes së TikTok, policia publikon planin e masave! Ja rrugët që do të bllokohen dhe apeli për qytetarët

Policia ka publikuar planin e masave për protestën e thirrur nga Partia Demokratike kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e rrjetit social TikTok.

Tubimi i PD-së zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë dhe do të zgjasë nga ora 19:00 deri në orën 21:00.Akset dhe segmentet rrugore ku do të kufizohet lëvizja janë:

-Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;

-Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Policia e Shtetit apeloi qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është njoftuar nga përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për zhvillimin e një tubimi, më datë 15.03.2035, nga ora 19:00 deri në orën 21:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.

Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, më datë 15.03.2025, do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

-Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;

-Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Shtetit ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

VIDEO/ Panik në SHBA, avioni me 172 pasagjerë merr flakë gjatë uljes, udhëtarët të tmerruar hipin në krahët

DENVER – Pasagjerët në bordin e avionit të “American Airlines” u detyruan të evakuohen pasi një motor mori flakë pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit të enjten në mbrëmje.

Fluturimi, i nisur fillimisht për në Dallas Fort Worth, u devijua për në Denver për shkak të dridhjeve të motorit, sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA).

Gjashtë pasagjerë u dërguan në një spital, tha linja ajrore. Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende.

Evropa po riarmatoset, prodhuesi më i madh i armëve në Gjermani: Kemi arritur rekord porosish!

Në mbledhjen vjetore të koncernit Rheinmetall, drejtori tha se “nuk e ka përjetuar më parë një kërkesë kaq të madhe”. Porositë po vijnë nga të gjitha anët!

Në prezantimin vjetor të rezultateve të Grupit Rheinmetall në selinë e tij në Düsseldorf, drejtori Armin Papperger pranoi se “ai kurrë nuk e ka përjetuar diçka të tillë në 35 vitet e tij sa punon në Rheinmetall”.

Vetëm gjatë Konferencës së Sigurisë së Mynihut, disa javë më parë, rreth pesëdhjetë krerë shtetesh ose qeverish ose ministrat e tyre përkatës kanë kërkuar takim me një nga prodhuesit më të mëdhenj të armëve në Gjermani. Selia e kompanisë në Düsseldorf aktualisht ka kërkesa dhe porosi me vlerë 55 miliardë euro. Kjo është 17 miliardë më shumë se rekordi i vitit të kaluar – është më shumë se kurrë më parë.

Gjithçka që kërkohen për ushtrinë po porositet: nga municionet, te mjetet e blinduara e deri tek tanket. Rheinmetall bashkëpunon edhe me KNDSDeutschland me bazë në Mynih (një kompani që deri vonë quhej Kraus-Maffei Wegmann). Kompanisë po i kërkohen edhe tanke Leopard, raketa, radarë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore, dronë, teknologji digjitale ushtarake…

Evropa u detyrua të jetë më e pavarur

Kërkohet gjithçka: “Shtetet e Bashkuara, këtë e them pa asnjë akuzë, do ta detyrojnë Evropën të investojë më shumë për sigurinë e saj”. “Është një ndryshim i madh, por mendoj se është një shenjë e mirë për industrinë në Evropë, sepse ndoshta mund të bëhet më e pavarur. E meqë ra fjala, kjo është e rëndësishme dhe për politikën”, mendon Papperger.

Në Evropë ka nisur një epokë armatimi, përmbledh kreu i Rheinmetall. Kompania e tij po përfiton prej saj si pak kompani të tjera gjermane: të ardhurat dhe fitimet janë rritur me rreth 35 për qind.

Rritja duhet të jetë në atë shkallë edhe këtë vit. Papperger është i bindur se ky është “vetëm fillimi”. Sipas vlerësimit të prodhuesit gjerman të armëve, nëse anëtarët e NATO-s do të fillonin me të vërtetë të shpenzonin 2.5 deri në 3.5 për qind të PBB-së së tyre për mbrojtjen, ky do të ishte “një potencial për qarkullim midis 300 dhe 400 miliardë euro deri në vitin 2030”, tha ai.

Deri më tani, rreth një e treta e prodhimit të Rheinmetall i ka shkuar ushtrisë gjermane, por Bundeswehr-i dëshiron shumë më tepër armë dhe pajisje, ashtu siç po bëjnë edhe vendet e tjera. Rheinmetall tashmë po ndërton fabrika të reja në të gjithë Evropën.

Atyre u përshtatet madje që industria e automobilave është në telashe. Kjo kompani është duke bërë plane për përdorimin e 22 kompanive që dikur prodhonin pjesë për industrinë e automobilave, por që tani po anulojnë bashkëpunimin. Konkretisht bëhet fjalë për një kompani pranë Berlinit me 350 punonjës, por edhe një në Neuss afër Dyseldorfit, ku janë të punësuar 1500 persona.

Punë e sigurt, të ardhura të sigurta

Sektori i industrisë ushtarake po kërkon urgjentisht staf të ri për një rritje kaq të madhe të biznesit. Rheinmetall punëson aktualisht 32,000 njerëz, por numri i bashkëpunëtorëve po rritet çdo ditë. Prandaj ata janë të lumtur që ndoshta mund të angazhojnë punëtorët e metaleve nga industria e automobilave.

“Ne jemi kthyer në një bazë punësimi,” thotë Papperger. Në të njëjtën kohë, një numër i caktuar i punonjësve do të dalë në pension. Kjo do të thotë se kompania do të punësojë rreth 8,000 punëtorë në vit. Paperger beson se në dy vjet Rheinmetall do të ketë rreth 40,000 punonjës. Përveç kësaj, do të ketë rreth 120,000 punonjës në rreth një mijë kompani furnizuese në Gjermani.

Fabrikat më të mëdha të Rheinmetall janë në Unterlis në Saksoninë e Poshtme, midis Hannoverit dhe Hamburgut. Por ato gjithashtu kanë fabrika në Kassel, Kiel, Bremen dhe Mynih. Përveç vendeve të sigurta të punës për punonjësit, edhe aksionet në industrinë e armëve janë bërë gjithashtu të ardhura të sigurta për investitorët: që nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, vlera e Rheinmetall si prodhues armësh është dhjetëfishuar.

“Zhvillimi i vlerës së aksioneve tona mund të quhet fenomenal,” thotë Paperger. “Ne kemi parë një rritje të vlerës prej mbi 2.000 për qind në dhjetë vitet e fundit, kështu që ne jemi ngjitur me të vërtetë në Olimpin e kompanive të mëdha. Pak kompani kanë regjistruar ndonjëherë një normë të tillë rritjeje”, thotë ai.

Drejtori i Rheinmetall, 62-vjeçari Armin Papperger është në mbrojtje të vazhdueshme nga policia, pasi kompania e tij është një nga furnizuesit më të rëndësishëm të armëve në Ukrainë. Thuhet se në Moskë ka pasur plane për vrasjen e tij./dw

Publikohen pamjet nga tragjedia në Kosovë, këto janë dy studentet nga Kamenica (Dardana) që humbën jetën në aksidentin e sotëm në aksin rrugor Domorovc-Hodonovc, komuna Ranillug e rrethit të Gjilanit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc, në Ranillug, si pasojë e të cilit dy vajza kanë humbur jetën. Vdekja e tyre tashmë është konfirmuar, ndërsa një vajzë tjetër ka mbetur e lënduar dhe po trajtohet në spital, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se dy nga vajzat që ndodheshin në veturë në momentin e aksidentit janë motra nga familja Basha.

Sinjali ka raportuar se njëra prej tyre vdiq në këtë aksident dhe ajo është Arbnora Basha.

Ndërkaq, viktima tjetë e këtij rasti është Antiana Thaqi.

Ato nuk arritën të iu bëjnë ballë plagëve që morën dhe humbën jetën, ndërsa motra e Arbnorës ndodhet në spital.

Janë publikuar pamjet nga momenti kur vetura, në të cilin ishin tri vajza, dy nga të cilat humbën jetën sot, për t’iu shmangur goditjes me një auto mikser betoni, përfundojnë jashtë rrugës në aksin rrugor Domoroc – Hodonoc të Ranillugut.Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet momenti kur auto mikseri i betonit papritmas bën një kthesë në të majt, ndërsa vetura që lëvizte me një shpejtësi (në të cilin ishin tri vajzat, dy prej të cilave vdiqën) për t’iu shmangur goditjes humb drejtimin dhe përfundon jashtë rrugës.Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksidentin që ndodhi sot në aksin rrugor Domoroc – Hodonoc të komunës së Ranillugut, mbetën të vdekura dy vajza dhe një u lëndua.

Fillimisht u raportua se bëhej fjalë për një vetaksident, mirëpo Policia tashmë ka kryer hetimet më të detajuara dhe është ngritur dyshimi se bëhet fjalë për aksident ku u përfshi edhe një kamion.

“Si rezultat i veprimeve hetimore nga Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, shikimit të vendit të ngjarjes, këqyrjes së kamerave dhe mbledhjes së provave të tjera, me vendim të Prokurorit të Shtetit është ngritur dyshimi se nuk kemi të bëjmë me vet aksident por me aksident trafiku ku dyshohet se drejtuesi i kamionit me targa vendore mashkull Kosovar i vitit të lindjes 1970 si pasojë e kthimit të pasigurt ka penguar lëvizjen e automjetit i cili ishte në tejkalim, ku drejtuesja e automjetit nga mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës humbë kontrollin mbi mjet në tentativë për shmangie të goditjes së kamionit dhe përfundon e rrokullisur jashtë rrugës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndalur për 48 orë.

Ndërkaq, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në IML për Obduksion.

Rrethanat e këtij aksidenti po vazhdojnë hetohen dhe Sinjali do t’iu mbajë të informuar në lidhje me detajet e këtij rasti.

/GazetaSinjali/

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Janë publikuar pamjet nga momenti kur vetura, në të cilin ishin tri vajza, dy nga të cilat humbën jetën sot, për t’iu shmangur goditjes me një auto mikser betoni, përfundojnë jashtë rrugës në aksin rrugor Domoroc – Hodonoc të Ranillugut.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet momenti kur auto mikseri i betonit papritmas bën një kthesë në të majt, ndërsa vetura që lëvizte me një shpejtësi (në të cilin ishin tri vajzat, dy prej të cilave vdiqën) për t’iu shmangur goditjes humb drejtimin dhe përfundon jashtë rrugës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksidentin që ndodhi sot në aksin rrugor Domoroc – Hodonoc të komunës së Ranillugut, mbetën të vdekura dy vajza dhe një u lëndua.

Bëhet e ditur se si rezultat i veprimeve hetimore nga Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, shikimit të vendit të ngjarjes, këqyrjes së kamerave dhe mbledhjes së provave të tjera, me vendim të Prokurorit të Shtetit është ngritur dyshimi se “nuk kemi të bëjmë me vetaksident, por me aksident trafiku ku dyshohet se drejtuesi i kamionit, i moshës 55-vjeçare, si pasojë e kthimit të pasigurt, ka penguar lëvizjen e automjetit i cili ishte në tejkalim, ku drejtuesja e automjetit nga mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, humbi kontrollin mbi mjetin në tentativë për shmangie të goditjes së kamionit dhe përfundoi e rrokullisur jashtë rrugës”.

“I dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndalur për 48 orë, gjersa trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, u tha në njoftimin e Policisë.

Dy vajza humbën jetën pas lëndimeve të marra në një aksident trafiku që ndodhi sot rreth orës 10:00 në aksin rrugor Domoroc-Hodonoc, në komunën e Ranillugut, Kosovë. Një tjetër person ka marrë lëndime, por ka shpëtuar.

Fillimisht, aksidenti u raportua si vetëaksident, por pas analizimit të kamerave të sigurisë nga policia, u zbulua se ishte një aksident i përfshirë mes një automjeti dhe një kamioni.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, konfirmoi se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një kthimi të pasigurt nga ana e drejtuesit të kamionit.

Sipas Hashanit, hetimet kanë treguar se manovra e kamionit ka penguar lëvizjen e automjetit që ishte në proces të tejkalimit, duke shkaktuar humbjen e kontrollit nga ana e shoferes së veturës.

Vajzat që vdiqën janë Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi të cilat ishin studente në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

Universiteti ka reaguar përmes një mesazhi ngushëllimi:

Telegram ngushëllimi për familjen Basha dhe Thaqi

E nderuar Familje Basha, Familje Thaqi,

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të studenteve të Fakultetit të Edukimit, Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ndan dhimbjen me familjet tuaja, të afërmit, kolegët dhe miqtë për këtë humbje të rëndë dhe të parakohshme.

Arbnora Basha, studente e dalluar dhe Kryetare e Këshillit të Fakultetit të Edukimit, la pas vetes një trashëgimi të angazhimit, përkushtimit dhe shembullit të një studenteje të përkushtuar. Po ashtu, humbja e Antiana Thaqit ka lënë një boshllëk të madh në mesin e komunitetit akademik dhe kolegëve të saj.

Arbnora dhe Antiana do të mbeten në mendjen dhe kujtesën tonë, si vajza të zgjuar dhe studente të dalluara, me të gjitha tiparet.

Kjo humbje e madhe, la në gjysmë ëndrrën e tyre për rrugëtimin që kishin nisur.

Kjo tragjedi e rëndë na ka prekur të gjithëve dhe na ka lënë pa fjalë. Do t’i kujtojmë gjithmonë me respekt dhe mirënjohje për kontributin dhe ëndrrat e tyre të papërmbushura.

Në emër të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe në emrin tim personal, ju përcjellim ngushëllimet dhe ju qëndrojmë pranë në këto momente të vështira.

Ju lutem t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Aksident tragjik në Bulqizë, nëna 31-vjeçe humb jetën, plagoset babai dhe 4 fëmijët e çiftit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë, ku një automjet ka dalë nga rruga e për pasojë duke i marrë jetën një 31-vjeçareje.

Raportohet se viktima ndodhej në mjet me bashkëshortin e saj, i cili drejtonte mjetin dhe 4 fëmijët e tyre.

Bashkëshorti dhe fëmijët e së ndjerës janë transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, ndërsa mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

@tn.lajmelokaleAksident tragjik në Bulqizë, nëna humb jetën, plagoset babai dhe 4 fëmijët e çiftit Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë, ku një automjet ka dalë nga rruga e për pasojë duke i marrë jetën një 31-vjeçareje. Raportohet se viktima ndodhej në mjet me bashkëshortin e saj, i cili drejtonte mjetin dhe 4 fëmijët e tyre. Bashkëshorti dhe fëmijët e së ndjerës janë transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, ndërsa mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: “Rreth orës 21:00, në vendin e quajtur “Ura e qytetit”, aksi rrugor Bulqizë-fshati Peladhi, shtetasi E.Z., teksa drejtonte automjetin tip ‘Fuoristradë’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga të automjetit, ka humbur jetën shtetasja M.Z., rreth 31-vjeçe (bashkëshortja e drejtuesit të automjetit), ndërsa drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, janë dëmtuar dhe po transportohen drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të saktë të daljes nga rruga të automjetit”

♬ original sound – TN – Lajme Lokale

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 21:00, në vendin e quajtur “Ura e qytetit”, aksi rrugor Bulqizë-fshati Peladhi, shtetasi E.Z., teksa drejtonte automjetin tip ‘Fuoristradë’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga të automjetit, ka humbur jetën shtetasja M.Z., rreth 31-vjeçe (bashkëshortja e drejtuesit të automjetit), ndërsa drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, janë dëmtuar dhe po transportohen drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të saktë të daljes nga rruga të automjetit”

Negociatat për Ukrainën: Çfarë levash presioni ka Trump mbi Putinin

Nga Peter Beaumont, The Guardian

Ukraina ka rënë dakord me një propozim të SHBA-së për një armëpushim 30-ditor në luftën e saj kundër pushtimit të Rusisë, duke e përqendruar vëmendjen te ajo që Moska mund ose nuk mund të pranojë, si dhe te çfarë presioni mund t’i ushtrohet Vladimir Putinit nga administrata e Trumpit.

Ndërsa gjatë viteve të fundit është bërë shpesh pyetja se çfarë ndikimi mund të ketë Putini mbi Trumpin, pyetja në këtë rast është se çfarë ndikimi mund të ketë Trumpi për të bindur Putinin.

Të mërkurën, sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, tha se SHBA-ja priste të kishte kontakte me Rusinë më vonë gjatë ditës, duke sugjeruar se Uashingtoni shpresonte për një “përgjigje pozitive”.

Nga ana e saj, Moska ka thënë se ka nevojë të informohet nga Uashingtoni përpara se të përgjigjet, ndërsa sekretari i shtypit i Kremlinit, Dmitry Peskov, paralajmëroi median të mos “nxitohej”, duke sugjeruar se Putini dhe Trumpi mund të flisnin personalisht.

Të mërkurën, ishte e qartë se, pavarësisht optimizmit të Rubios, Putini synonte të siguronte përfitimin maksimal nga bisedimet për një armëpushim, qoftë edhe të përkohshëm dhe të shkurtër.

“Është e vështirë për Putinin të pranojë këtë në formën e tij aktuale,” tha një burim i lartë i Kremlinit për Reuters, duke shtuar: “Putini ka një pozicion të fortë sepse Rusia po përparon.”

“Kështu që po, ne jemi pro një armëpushimi me të dyja duart, por na duhen të paktën garanci strukturore dhe të paktën nga Shtetet e Bashkuara,” tha burimi.

Realiteti është se, pavarësisht humbjeve të mëdha në luftime, dëmtimit të ekonomisë dhe izolimit diplomatik, Rusia beson se po fiton luftën.

Ajo e sheh një armëpushim si një përfitim për Ukrainën, edhe pse ushtria ruse vazhdon të bëjë përparim të ngadaltë me një kosto të lartë, dhe beson se ky qëndrim duhet të reflektohet në negociata.

Me Rubion që pranoi se lëshimet territoriale tashmë ishin diskutuar në bisedimet me delegacionin ukrainas në Xhedah këtë javë, ajo që Trump mund t’i ofrojë Putinit duket më shumë në formën e “të mirave” sesa të “drurit”, disa prej të cilave do të ishin të vështira për Ukrainën t’i pranonte.

Sanksionet dhe tarifat më të gjera të SHBA-së kundër Rusisë, të cilat Trump tha se po i konsideronte ditët e fundit, për ta bindur Moskën të pranojë armëpushimin dhe negociatat, ka gjasa që të mos kenë ndonjë ndikim të madh.

Siç tha Alexander Kolyandr nga Qendra për Analizën e Politikave Evropiane: “Eksportet ruse drejt SHBA-së ranë me më shumë se 80% vitin e kaluar, krahasuar me periudhën para luftës, në rreth 3 miliardë dollarë, niveli më i ulët që nga viti 1992. Sanksionet e vetme bankare dëmtuese që SHBA-ja mund të vendosë shpejt do të ishin heqja e një përjashtimi nga masat ekzistuese, i cili lejon disa banka ruse të marrin pagesa për eksportet e energjisë.”

Alternativa është ajo që Trump mund t’i japë Putinit.

Marrëdhëniet e administratës amerikane me Moskën tashmë kanë thyer një tabu nga epoka e Bidenit, dobësimin e unanimitetit të gjerë SHBA-BE se Rusia duhet të mbetet e izoluar diplomatikisht.

Megjithatë, është sfera ekonomike ajo ku Rusia mbetet më e cenueshme. Ndërsa kostoja e luftës dhe sanksionet ndërkombëtare nuk e kanë rrënuar ekonominë ashtu siç disa kishin parashikuar, normat e larta të interesit dhe rritja e ulët ekonomike po e dëmtojnë gradualisht Rusinë.

Si një stimul, SHBA-ja mund të ofrojë heqjen e sanksioneve të saj bankare dhe ndalimin e aksesit në teknologjinë perëndimore, duke pasur parasysh se shumë sanksione joamerikane ka të ngjarë të mbeten në fuqi nga vendet aleate të Ukrainës.

Përtej kësaj, çështjet bëhen më të ndërlikuara. Kërkesat afatgjata të Putinit nuk kanë ndryshuar: çmilitarizimi i Ukrainës, një angazhim që Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO në të ardhmen, dhe dëshira e tij për të mbajtur territoret e aneksuara, veçanërisht gadishullin e Krimesë.

Asnjëra nga këto kërkesa nuk ka gjasa të pranohet nga aleatët europianë të Ukrainës.

Presioni i njëanshëm i Trumpit mbi Ukrainën, përfshirë takimin e fundit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenski, në Shtëpinë e Bardhë, mund ta ketë bindur Putinin për dobësinë relative të ndikimit të Trumpit ndaj Rusisë.

Siç shkroi me parashikim John Lough, një bashkëpunëtor në Chatham House, vitin e kaluar: “Trumpi ka gjasa të zbulojë se Putini beson se tani ka epërsinë në marrëdhëniet me SHBA-në, për shkak të ndjesisë së tij se Perëndimi ka humbur dominimin në çështjet globale.”

E gjithë kjo lë vetëm një levë domethënëse: rritjen e mbështetjes ushtarake të SHBA-së për Ukrainën.

Por është e qartë për të gjithë, veçanërisht pas pezullimit të përkohshëm të ndihmës për Kievin, se kjo ka të ngjarë të jetë qasja më pak e preferuar e Trumpit.

Donald Trump: SHBA do të aneksojë Groenlandën!

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se mendon se SHBA do të aneksojë Groenlandën, disa ditë pasi kryeministri i ardhshëm i vendit tha: “Ne nuk duam të jemi amerikanë”.

Gjatë një takimi në Zyrën Ovale me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, presidenti i SHBA u pyet për shpresat e tij për të aneksuar Groenlandën

“Ju e dini Mark, ne kemi nevojë për sigurinë ndërkombëtare. Ne kemi shumë lojtarë tanë të preferuar që lundrojnë nëpër bregdet dhe duhet të jemi të kujdesshëm.”

Trump vuri në dyshim pretendimin e Danimarkës për territorin autonom, duke thënë se Danimarka ishte “shumë larg” nga Groenlanda, pavarësisht se ishte pjesë e mbretërisë së saj.

“Ata thonë se kanë të drejta për të,” tha zoti Trump. “Unë nuk e di nëse kjo është e vërtetë. Nuk mendoj se është, në fakt.”

Ai tha se SHBA tashmë ka një prani ushtarake në Groenlandë dhe shtoi: “Ndoshta do të shihni gjithnjë e më shumë ushtarë që shkojnë atje”.

Nesër hapet Tuneli i Murrizit, nga Dibra në Tiranë për një orë

Nesër hapet Tuneli i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me një foto.

“Gati. Nesër Dita e Verës shkon edhe në Dibër dhe Dibra bohet lagjja e gjelbër e Tironës”, shkruan Rama.

Edhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cilësoi të enjten Tunelin e Murrizit, një vepër komplekse dhe sfiduese, si dhe duke lajmëruar nëpërmjet një video-mesazhi hapjen e tij me 14 mars për qarkullim, duke shënuar kështu edhe përfundimin e Rrugës së Arbrit, të cilën Balluku e quajti “rruga e të gjithë shqiptarëve”.

@tn.lajmelokaleNesër hapet Tuneli i Murrizit, Rama: “Dibra bohet lagjja e gjelbër e Tironës” Nesër hapet Tuneli i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me një foto. “Gati. Nesër Dita e Verës shkon edhe në Dibër dhe Dibra bohet lagjja e gjelbër e Tironës”, shkruan Rama. Edhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cilësoi të enjten Tunelin e Murrizit, një vepër komplekse dhe sfiduese, si dhe duke lajmëruar nëpërmjet një video-mesazhi hapjen e tij me 14 mars për qarkullim, duke shënuar kështu edhe përfundimin e Rrugës së Arbrit, të cilën Balluku e quajti “rruga e të gjithë shqiptarëve”. “Vite e muaj punë e palodhur në një vepër sfiduese infrastrukturore e cila padyshim është edhe vepra infrastrukturore më e madhe e verilindjes”, tha ajo. Hapja e tunelit të Murrizit e bën të aksesueshme të gjithë rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme në vend, e cila pritet të shënojë edhe një rritje ekonomike të zonës dhe të sektorit turistik për Veriun. Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3,78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës. Ai ka 11 dalje. Në total, Rruga e Arbrit ka 7 tunele, me gjatësi 8,5 km. Me gjatësi rreth 74 km, Rruga e Arbrit lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë, duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore.

♬ original sound – TN – Lajme Lokale

“Vite e muaj punë e palodhur në një vepër sfiduese infrastrukturore e cila padyshim është edhe vepra infrastrukturore më e madhe e verilindjes”, tha ajo.

Hapja e tunelit të Murrizit e bën të aksesueshme të gjithë rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme në vend, e cila pritet të shënojë edhe një rritje ekonomike të zonës dhe të sektorit turistik për Veriun.

Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3,78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës. Ai ka 11 dalje. Në total, Rruga e Arbrit ka 7 tunele, me gjatësi 8,5 km.

Me gjatësi rreth 74 km, Rruga e Arbrit lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë, duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore.

Rruga e Arbërit bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim në Ballkanin Perëndimor. Jo vetëm do të afrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por do të jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit të Shqipërisë dhe Dibrës në Maqedoninë e Veriut.

Ndalimi i rrjetit TikTok në Shqipëri, ekspertët: Vetëm kjo masë nuk mjafton

Mbyllja e platformës TikTok nuk do të zgjidhë problemin e të rinjve shqiptarë, mendojnë ekspertët. Kjo masë e marrë nga qeveria shqiptare për një periudhë 12 mujore synon shmangien e ndikimeve negative të kësaj platforme online dhe rritjen e sigurisë së fëmijëve, përcjell VOA. Mijëra prindër e kanë mbështetur vendimin, të tjerë thonë se vetëm kjo masë nuk mjafton.

Në Shqipëri, autoritetet kanë vendosur të mbyllin rrjetin social TikTok për një periudhë 12 mujore, si pjesë e masave të përkohshme, sipas tyre për shmangien e ndikimeve negative të kësaj platforme online dhe rritjen e sigurisë së fëmijëve në mjedisin digjital.

Autoritetet morën këtë vendim pasi zhvilluan 1300 takime me rreth 65 mijë prindër në të gjithë vendin.

Kufizimi i rrjetit TikTok ndodh pasi një adoleshent goditi me thikë për vdekje një adoleshent tjetër në muajin nëntor të vitit të kaluar pas një sherri që filloi në këtë platformë online.

Drejtoresha e shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë thotë se shumica dërrmuese e prindërve e mbështesin këtë masë.

“Më shumë se 90 për qind e prindërve kanë qenë shumë dakord për këtë hap. Besoj se ata kanë nevojë për një lloj ndihme, mbështetje për të kufizuar dhe monitoruar këtë kohë të harxhuar kot në një farë mënyre”, thotë Elsa Sheqi.

Sipas studiuesëve në vend, fëmijët shqiptarë përbëjnë grupin më të madh të përdoruesve të rrjetit TikTok. 17-vjeçarja Patris Lole thotë se masa për të ndaluar këtë platformë do të ketë ndikim.

“Mendoj se është është një vendim që shkon paralelisht me mënyrën se si jemi rritur, me mënyrën se si janë rritur fëmijët në Shqipëri. Ne jemi shumë të orientuar nga media. Pra, gjatë gjithë kohës ne kemi pasur telefona dhe kompjuterë në dorë. Pra, TikTok ka qenë gjithmonë një mjet për ne që të shprehemi. Por vjen një kohë kur edhe gjërat më të bukura duhet të marrin fund”.

Babai i 17-vjeçares nuk beson se ndalimi i TikTok do t’i jap zgjidhje problemit.

“Le ta mbyllin, le ta testojnë por asgjë nuk do të zgjidhet”, thotë Noljan Lole.

Ekspertët tregojnë për shumë platforma të tjera të mediave sociale, të cilave do t’u drejtohen të rinjtë kur të mbyllet TikTok. Ata thonë se përgjigjja qëndron në adresimin e problemeve psikologjike dhe izolimit.

“Për mendimin tim nuk do t’i zgjidhë problemet që kanë me mungesën e interesit për të mësuar, mungesën e motivimit për shkollën, mungesën e besimit në të ardhmen që do të ndryshonte përmes shkollës, mungesën e solidaritetit mes njëri-tjetrit nga e cila po vuajnë, sepse i shohim çdo ditë më të izoluar, më të brishtë psikologjikisht çdo ditë. Të gjitha këto probleme janë të lidhura me mësimin e tyre, njohuritë, rezultatet e dobëta në teste, rezultatet e dobëta të lidhura me varfërinë e kështu me radhë. Besoj se këto janë problemet e vërteta për të miturit tanë, për adoleshentët tanë që kanë nevojë për masa më të gjera qeverisëse, më të thella, sesa hapa të tillë të mbylljes së TikTok që duket shumë periferike në morinë e problemeve me të cilat përballen”, thotë Entela Binjaku, sociologe.

Qeveria shqiptare është në kontakt me platformën TikTok për instalimin e filtrave si kontrolli prindëror, verifikimi i moshës dhe përfshirja e gjuhës shqipe në aplikacion.

Por ajo që për qeverinë është një masë për të mbrojtur fëmijët dhe adoleshentët nga rreziqet e mjedisit digjital, nga ana tjetër është për opozitën një akt censure që merret në kulmin e fushatës zgjedhore.

Ndalimi i platormës TikTok pritet të hyjë në fuqi të enjten.

VIDEO/Gjykata Speciale konfirmon vizitën e Thaçit në Kosovë: U lejua për arsye humanitare

Gjykata Speciale e ka konfirmuar ardhjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Kosovë, për ta vizituar babain e tij të sëmurë.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara Michael Doyle, ka thënë se vizita është lejuar për arsye humanitare.

@tn.lajmelokale

Hashim Thaçi ka ardhur në Kosovë, pamje nga QKUK ka ku shkuar për ta vizituar babanë e sëmurë

♬ original sound – TN – Lajme Lokale

“Po mund ta konfirmoj. Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babain e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në përgjigjen e tij.

Aktualisht, Thaçi gjendet në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës ku ka shkuar për ta vizituar babain e tij, i cili tash e një kohë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën “jofunksionale”

Spiunazhi është një kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës dhe arrestimet e fundit vetëm se nxjerrin në pah rrezikun e vazhdueshëm, thonë ekspertët. Sipas tyre, ky aktivitet jo vetëm që destabilizon vendin brendapërbrenda, por dëmton edhe pozitën e tij ndërkombëtare. Institucionet, në anën tjetër, janë kryesisht të heshtura për përmasat e problemit.

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, e konsideron spiunazhin si një prej kërcënimeve kryesore të sigurisë kombëtare në vend.

Arrestimet e fundit, por edhe procedurat e tjera penale kundër disa të dyshuarve tregojnë, sipas tij, se sa e cenueshme është Kosova ndaj aktiviteteve të tilla të inteligjencës së huaj.

“Dëmet që synohen të shkaktohen, janë ato që e nxjerrin Kosovën keq jashtë dhe e vendosin atë nën tension përbrenda”, thotë Ramadani për Radion Evropa e Lirë.

Më 28 shkurt të këtij viti, nën dyshimet për spiunazh u arrestua Jellena Gjukanoviq nga komuniteti serb në veri të Kosovës.

*Video: Prokurori i rastit ndaj të dyshuarës për spiunazh, Jellena Gjukanoviq, ndau disa detaje me Radion Evropa e Lirë.

Punonjëses së Misionit të OSBE-së në Prishtinë iu shqiptua masa e paraburgimit prej 30 ditësh, më 2 mars.

Disa media shkruan se ajo ishte spiune e Agjencisë serbe të Zbulimit – BIA, por, përkundër përpjekjeve, Radio Evropa e Lirë nuk arriti t’i konfirmonte në mënyrë të pavarur këto raportime.

REL-i mësoi përmes prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Bekim Kodraliu, se provat nga një rast tjetër, e inkriminuan edhe Gjukanoviqin.

Kodraliu tha se nuk mund të japë më shumë detaje, për shkak të hetimeve që vazhdojnë, por theksoi se rasti është duke u trajtuar si “i ndjeshëm”.

Tri ditë pasi që gjykata ia shqiptoi masën e paraburgimit Gjukanoviqit, ishte planifikuar të mbahej seanca fillestare për dy të dyshuar të tjerë për spiunazh, Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, por ajo u shty për 17 mars.

Të dy ata akuzohen se kanë ndarë informacione dhe materiale të ndryshme me BIA-n.

*Në këtë video të publikuar në fillim të marsit mund të mësoni se çfarë i ngarkon aktakuza dy të dyshuarit për spiunazh:

Spiunazhi është veprimtari e fshehtë e mbledhjes, transferimit ose shpërndarjes së informacioneve të ndjeshme te një shtet, organizatë apo grup tjetër.

Me Kodin Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me minimum pesë vjet burg, nëse konfirmohet fajësia.

Institucionet kryesisht heshtin
I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës tha se, së paku në tre vjetët e fundit, nuk ka asnjë rast me epilog të zgjidhur, që ka të bëjë me spiunazhin.

Pavarësisht insistimit të REL-it, ai nuk dha ndonjë informacion se sa procese gjyqësore janë në zhvillim e sipër ndaj personave të akuzuar për spiunazh.

Interesimit të Radios Evropa e Lirë lidhur me numrin e rasteve të hetuara dhe proceduara për veprën e spiunazhit, nuk iu përgjigj as Prokuroria Speciale e Kosovës e as Policia e Kosovës.

Ngjashëm, as Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes se sa persona janë shpallur “non grata”, apo të padëshirueshëm, në pesë vjetët e kaluar, për shkak të kërcënimit të sigurisë kombëtare.

Viteve të fundit, janë shpallur disa të tillë dhe janë dëbuar.

“Pikat e ndjeshme” të spiunazhit
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Ramadani, thotë se aktivitetet e spiunazhit në Kosovë kanë disa qëllime: dëmtimin e mënyrës së vendimmarrjes brenda institucioneve të Kosovës, shtrembërimin e së vërtetës së Kosovës dhe të proceseve të saj, si dhe ndikimin në infrastrukturën kritike apo vitale të sigurisë.

Aktivitetet e tilla, sipas tij, synojnë edhe të orientojnë ose shpërqendrojnë vëmendjen e opinionit publik nga tema që ndërlidhen ose jo me interesin e sigurisë kombëtare të Kosovës.

Por, për shkak të ndjeshmërisë së tyre dhe ruajtjes së fshehtësisë, ai thotë se nuk mund t’i specifikojë veprimet që kanë derivuar nga aktivitetet e spiunazhit, e as pikat ku është sulmuar Kosova.

Ramadani thotë vetëm se struktura të Serbisë – “të trajnuara, të monitoruara dhe të mentoruara nga strukturat e spiunazhit rus” – kanë për qëllim ta bëjnë Kosovën jofunksionale si shtet.

“Ka pasur raste kur një shtetas rus, për shembull, është zënë dhe është kapur në flagrancë, duke iu prirë barrikadave në veri të Kosovës… dhe pastaj është shpallur ‘non grata’ nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, thotë Ramadani.

“Dëmet janë jashtëzakonisht të vështira për t’u matur”, sipas tij.

Serbia, edhe 17 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, vazhdon ta konsiderojë atë si pjesë të territorit të saj.

Me mbështetjen e Rusisë, lufton edhe kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare, si Këshilli i Evropës, Interpol-i, apo UNESCO-ja.

Për ish-zëvendësministrin e Brendshëm të Kosovës, Valdet Hoxha, janë kryesisht Serbia dhe Rusia ato që kanë apetite për ta nxjerrë Kosovën si “projekt të dështuar të Perëndimit”.

“Në këtë kontekst, natyrshëm, ato kanë synuar infiltrimin e njerëzve të tyre në mekanizmat e sigurisë, në mekanizmat e tjerë politikë”, thotë Hoxha për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, ai shton se dëbimi nga Kosova i disa personave të cilësuar si “non grata” apo të padëshirueshëm, tregon se autoritetet e Kosovës dhe strukturat e saj të sigurisë kanë informata për rrezikun e mundshëm nga spiunazhi.

“Dhe, nuk mund të jemi komod, sepse Kosova është një qendër e vlimit të situatës në rajonin e Ballkanit [Perëndimor], thekson ai për Radion Evropa e Lirë.

A ka Kosova kapacitete për luftimin e spiunazhit?
Ndonëse nuk është imune ndaj rrjeteve dhe veprimeve të spiunazhit, Kosova ka përparuar në vazhdimësi në konsolidimin e sektorit të sigurisë, përfshirë këtu edhe mekanizmat institucionalë kundër spiunazhit, vlerësojnë të dy ekspertët e çështjeve të sigurisë.

Ramadani thotë se ky konsolidim është jashtëzakonisht i dukshëm tek institucionet e sigurisë, përfshirë AKI-në, por shton se do të duhej të zgjerohej edhe me një qasje më gjithëpërfshirëse në raport me institucionet tjera.

Ai thotë se institucionet e sigurisë në Kosovë kanë fituar edhe besimin dhe mbështetjen e organizatave të sigurisë nga shtetet tjera.

“Ka pasur raste kur institucionet e sektorit të sigurisë i kanë falënderuar edhe publikisht shtetet partnere për mbështetje në raste specifike, për shkëmbim të informacioneve dhe trajtim të atyre informacioneve, të cilat kanë rezultuar, pastaj, qoftë me ndërprerje të një aktiviteti armiqësor të spiunazhit, qoftë me shpallje ‘non grata’ të personave të përfshirë në spiunazh, apo me arrestime dhe procedim penal”, thotë Ramadani, por nuk specifikon më shumë.

Hoxha thotë se ky bashkëpunim ka bërë që institucionet e sigurisë në Kosovë të kenë rritje të qëndrueshme, e sidomos AKI-ja.

Sipas tij, kjo agjenci është “ndër më të përgatiturat në rajon”, por kjo nuk do të thotë se Kosova duhet të jetë më pak vigjilente.

“Spiunazhi është veprimtari tinëzare dhe veprimtari që bëhet me plan të detajuar dhe të mbështetur fuqishëm nga shërbimet inteligjente [armiqësore]”, thekson Hoxha.

Në kontekstin e zhvillimeve gjeopolitike, të dy ekspertët paralajmërojnë se mund të ketë veprimtari edhe më agresive të spiunazhit kundër Kosovës.

Ndaj, theksojnë ata, forcimi i mëtejshëm i mekanizmave të sigurisë dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë mbeten çështje thelbësore për të parandaluar dhe neutralizuar kërcënimet që vijnë nga spiunazhi./rel

Arrestimi nga SPAK, Apeli i GJKKO lë në burg kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, mbetet në burg, pasi Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për Krimin dhe Korrupsionin e Organizuar, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene.

Ndërkohë biznesmenin Elman Abule, Apeli i Posaçëm e la në arrest shtëpie, ndërsa në seancën u mbajt pak më herët për Ajola Xoxën, u la në fuqi vendimin për sekuestron preventive ndaj llogarive bankare të saj.

Veliaj akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Kronika e zezë e Tetovës dhe Gostivarit (Mars 2025)

Njoftimet nga SPB-Tetovë

Me datë 31.04.2025 në ora 19:05 në rrugën ,,Vëllezërit
Milladinovi” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë
privuar nga liria personin H.S.(34) nga Tetova, për shkak se i
është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në
stacinin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të
bëhet kallëzim përkatës.
……
Me datë 31.03.2025 në ora 17:20 në fshatin Nerasht të
Tetovës, zyrtarë policorë të NjP Tearcë kanë privuar nga liria
personin Z.F.(56) nga fshati Nerasht, duke vepruar sipas
kallëzimit të mëparshëm se në shtëpinë e tyre familjare ka
sulmuar fizikisht gruan e tij të 55-vjeçare me të cilën nuk kishte
kurrorë. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas
dokumentimit të rastit do t'i bëhet kallëzimi përkatës.
……
Me datë 31.03.2025 në ora 17:45, në SPB Tetovë është
raportuar se në magjistralen Shkup-Tetovë, në afërsi të mbikalimit
të Treboshit, ka marrë zjarr në lëvizje automjeti i pasagjerëve
,,BMW” me targa të Tetovës i drejtuar nga B.S. (55) nga fshati
Sllatinë e Tetovës. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar
nga njësiti territorial i zjarrfikësve të Tetovës. Në vendin e ngjarjes
inspektimin e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.
……
Me datë 31.03.2025, është kthyer në shtëpi A.B. (19) nga
Tetova, për të cilën më 28.03.2025 nëna e saj N.B.(51) ka
raportuar në SPB Tetovë se është larguar nga shtëpia.

 

Me datë 24.03.2025 në ora 00:45 në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin I.M.(45) nga Tetova për shkak se ka sulmuar fizikisht një polic i cili po kryente veprime zyrtare.  I.M.  është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgaditet parashtresë përkatëse.

……

Me datë 23.03.2025 në ora 15:25 në NjP Mavrovë, personi K.N.(27) nga Velesi, ka raportuar se në një objekt hotelierik në fshatin Leunovë të Gostivarit, ku ai punonte, pas një debati të shkurtër është sulmuar fizikisht nga përgjegjësi i objektit M.J. (35) nga Gostivari.  Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Aksion kontrollues në Tetovë dhe Gostivar, janë kontrolluar 16 objekte hotelierike, prej tyre tre janë mbyllur
Me datë 22.03.2025, në periudhën nga ora 10:00 deri në ora 15:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë dhe DPB Gostivar në bashkëpunim me përfaqësues nga Drejtoria e Policisë Financiare, Drejtoria e të Ardhurave Publike, Inspektorati Shtetëror i Tregut, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Inspekcioni komunal dhe Inspekcioni Ndërtimor kanë ndërmarrë masa, për inspektimin dhe kontrollin dhe pengimin e aktiviteteve të paligjshme kriminale që kryhen në objektet hotelierike në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, me qëllim prioritar të suprimimit të tregtisë ilegale të drogës, ndërmjetësimit në prostitucion, pastrimit të parave, krimeve korruptive nga zyrtarët e punësuar në institucionet shtetërore lidhur me veprimtarinë e paligjshme të subjekteve që kryejnë veprimtari hoteliere dhe aktivitete të tjera të kundërligjshme. Janë kryer kontrolle në 16 objekte hoteliere (TE-6 dhe GV-10), ku janë konstatuar një sërë parregullsish dhe do të përgatiten parashtresat përkatëse nga IShT, DAP dhe DMSh, ndërsa dy objekte hoteliere në Tetovë dhe një në Gostivar janë mbyllur nga DAP.
…….
Më datë 22.03.2025, nga ora 14:00 deri në ora 22:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, në bashkëpunim me punonjësit e Policisë së Stacionit të Sigurisë në komunikacionin rrugor Tetovë, kanë kontrolluar taksitë dhe furgonat që kryejnë transport publik të udhëtarëve. Gjatë kontrollit janë konstatuar tre vepra penale të “operimit të transportit publik pa licencë”, dhe pas dokumentimit të rasteve do të përgatiten parashtresat përkatëse sipas nenit 284a të Kodit Penal.
……
Me datë 22.03.2025 ora 15.00 në NjP Kamnjan, personi A.R. (62) nga fshati Siniçanë i Tetovës ka raportuar se rreth orës 14:30 është sulmuar fizikisht në vendin e punës në një market të fshatit nga bashkëfshatari i tij O.E. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më 22.03.2025, në ora 22:35, zyrtarët policorë nga NjP Tearcë në fshatin Sllatinë të Tetovës, kanë privuar nga liria personin A.H. (32) nga fshati Sllatinë, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm nga katër të mitur nga i njëjti fshat, të cilët së bashku me prindërit e tyre e kanë raportuar NjP Tearcë se i kishte sulmuar fizikisht në fshat. Ai është ndaluar në Stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresë përkatës.
……
Me datë 22.03.2025 në ora 19:00, në DPB Gostivar, personi A.B. (61) nga Gostivari ka raportuar se pas një debati verbal lidhur me vendosjen e rrethojës në mes të shtëpive të tyre, është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij B.M. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më datë 22.03.2025, në ora 21:00, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale Bogovinë-Pirok, vetura ,,Opel” me targa të Gostivarit i drejtuar nga V.A. (56) nga Gostivari, ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar vozitësi, të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik të Tetovës. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Tetovë.

Me datë 20.03.2025, në ora 15:40 në fshatin Reçicë e Madhe e Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin M.I.(36) nga fshati Reçicë e Madhe, duke vepruar sipas raportimit të mëparshëm nga J.I.(56) nga i njëjti fshat që rreth orës 15:00 në oborrin e tij, pas një debati të shkurtër e ka sulmuar fizikisht duke përdorur një send druri.  Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

————

Me datë 20.03.2025, në ora 23:15 në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin S.T.(54) nga Kavadari, me banim në Gostivar.  Ai dyshohet se në periudhën prej orës 12.00-13.00 në një dhomë ndihmëse të shtëpisë së R.N.(71) nga Gostivari ka kryer vjedhje, gjatë së cilës i ka marrë rreth 7.000 euro në prerje të ndryshme.  Një pjesë e parave iu gjet dhe iu mor dhe është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

……

Me datë 21.03.2025, në ora 02:00, në rrugën “Pançe Poposki” në Gostivar, zyrtarë policorë nga SP Gostivar kanë ndaluar R.H.  (29), NH.  (54) dhe A.H.  (53), të gjithë nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 01:00 në parkingun e objektit të tyre, pas një debati të shkurtër për parkim të automjeteve, janë sulmuar fizikisht nga A.T.  (33) nga Gostivari.  Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do t’u bëhet kallëzimi përkatës.

……

Me datë 20.03.2025 në ora 13:10, në SPB Tetovë është raportuar se në kryqëzimin e rrugës ,,Blagoja Toska” me rrugën ,,Kiro Ristovski Drnc” në Tetovë, mjeti ngarkues ,,Peugeot” me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.S.(20) nga fshati Reçica e Vogël e Tetovës, ka goditur këmbësoren F.D.(43) nga Tetova.  Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja F.D, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës.  Një ekip inspektues i SPB Tetovë ka kryer inspektim në vendin e aksidentit.

Më datë 19.03.2025, nga ora 10.00 deri në orën 15.00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë dhe DPB Gostivar, në bashkëpunim me përfaqësues nga Drejtoria e Policisë Financiare, Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, kanë kryer aksione kontrolli dhe kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete të koordinuara që kanë për qëllim kryerjen e aktiviteteve për ndërhyrje në veprimtari të kundërligjshme kriminale që kryhen nga objektet hotelierike në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit,  me synim prioritar të frenimit të tregtisë së paligjshme të drogës, ndërmjetësimit në prostitucion, pastrimit të parave, krimeve korruptive nga zyrtarë të punësuar në institucionet shtetërore që lidhen me veprimtarinë e paligjshme të subjekteve që kryejnë veprimtari hotelierike dhe veprimtari të tjera të paligjshme.  Janë kryer kontrolle në 16 objekte hotelierike (TE-10 dhe GV-6), ku janë konstatuar një sërë parregullsish dhe ndaj tyre do të përgatiten parashtresa përkatëse nga ISHT dhe DMSH, ndërsa në Tetovë nga ISHT janë mbyllur dy objekte hotelierike.

……

Më datë 19.03.2025, në ora 15:35, në SPB Tetovë nga Spitali klinik i Tetovës është raportuar se tek ata për ndimë jekësore është pranuar një nxënëse nga f.  Orashë, e cila ka mbetur e lënduar me një send të fortë.  Menjëherë është vepruar pas kallëzimit dhe është konstatuar se bëhet fjalë për një të mitur 11-vjeçare nga fshati Orashë, e cila është sulmuar fizikisht nga shoku i saj e klasës nga fshati Odri, i cili sipas kallëzimit në sulm ka përdorur edhe një send të fortë, gjatë daljes nga shkolla fillore në fshatin Odri.  Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

……

Më datë 19.03.2025 në ora 17.10 në SPB Tetovë 33-vjeçarja F.B.  nga Tetova, ka raportuar se rreth orës 14:30 në rrugën “Vidoje Smilevski Bato” në Tetovë, në afërsi të urës së lumit, është sulmuar fizikisht nga D.K (50) nga Tetova.Po meren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit,

Më datë 19.03.2025, në ora 00.15, në SPB Tetovë, personi F.I. (33) nga Tetova ka raportuar se para dhe brenda një objekti hotelerik në lagjen Drenovec të Tetovës është sulmuar fizikisht nga një person nga fshati Poroj,. Merren masat për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më datë 18.03.2025 në ora 21:30 në SPB Tetovë, personi M.B.(21) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 21:00 në një objekt hotelerik në rrugën ,,Ivo Ribar Lola” në Tetovë, pas një debati të shkurtër është sulmuar fizikisht nga një person nga Tetova. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë rastit.
……
Më datë 18.03.2025 në ora 11:50 në Spitalin Klinik të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, kanë arrestuar personin M.M.(61) nga Tetova, duke vepruar sipas raportimit të mëparshëm se rreth orës 08:00 në rrugën ,,Strasho Pixhur” në Tetovë, së bashku me personin D.T., me një konfrontim fizik të ndërsjellë kanë shkelur rendin dhe qetësinë publike. Pas dokumentimit të rastit do të bëhen parashtresat përkatëse.

Një grua nga Tetova ka rrahur dhe plagosur vajzën e saj

Një grua 41-vjeçare nga fshati Bogovinë e Tetovës është akuzuar për sulm, pasi ka rrahur dhe plagosur vajzën e saj, moshën e së cilës policia nuk e bën të ditur.

Një banor i Tetovës ka sulmuar një mjek teksa ishte në vendin e punës

Policia e Tetovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me inicialet B.B. për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale të sulmit ndaj zyrtarit gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë.

“Më 19 janar 2025, në Spitalin e Tetovës, i akuzuari është sjellë në mënyrë agresive dhe ka sulmuar një mjek i cili ishte duke kryer detyrat e punës”, njoftoi MPB.


……
Më datë 18.03.2025, në ora 20:45, personi M.K.(19) nga Gostivari, është paraqitur vetë në DPB Gostivar, ka raportuar se rreth orës 10:00 në shtëpinë e tij ka ardhur e dashura e tij e mitur nga Shkupi, me të cilën kanë qenë në lidhje prej kohësh dhe kanë dashur të bashkëjetojnë. Menjëherë është njoftuar inspektorja për të mitur dhe babai i të miturës, dhe e njëjta në ora 21:45 i është dorëzuar zyrtarit nga Qendra për Çështje Sociale Gostivar.

Më datë 17.03.2025, në ora 14:45, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin L.R. (46) nga fshati Poroj. Ai u raportua nga bashkëshortja e vëllait të tij K.R.(50) nga fshati Poroj, që të njëjtën ditë rreth orës 13:00 në oborrin e shtëpisë së saj familjare, pa dashje me pushkë ajrore e ka lënduar në shpatull, më pas e ka transferuar në Spitalin klinik të Tetovës. Ai u ndalua në stacionin policorë dhe iu mor një pushkë pneumatike Gamo 5.5 mm, një leje për armë në emër të tij dhe një kuti me diabolë. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.
……
Më datë 17.03.2025 në ora 11:20 në DPB Gostivar, personi F.H.(31) nga fshati Gorjanë, komuna Vrapçisht, ka raportuar se rreth orës 09:20 në një arë në atarin e fshatit Gradec, komuna e Vrapçishtit, për shkak të keqkuptimeve të mëparshme, familjarët e tij D.N. dhe M.N. e kanë kërcënuar me një send të mprehtë dhe të fortë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më datë 17.03.2025 në ora 10:15 në SPB Tetovë, personi B.R.(36) nga fshati Orashë e Tetovës, ka raportuar se rreth orës 10:00 para një lokali në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, për shkak të keqkuptimeve të mëparshme është sulmuar fizikisht nga S.H. (55) nga fshati Orashje. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më datë 17.03.2025, në ora 20:15, në DPB Gostivar, është paraqitur vetë personi Sh.I. (56) nga fshati Banjicë e Poshtme e Gostivarit, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se në ora 19:50 ka sulmuar fizikisht personin N.N.(57) nga i njëjti fshat. Ai është ndaluar në Stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 17.03.2025 në ora 14:00 në Gostivar, personi E.S. (61) nga fshati Llakavicë e Gostivarit, ka raportuar se nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar vëllai i tij B.S.(69) gjithashtu nga fshati Llakavicë, person me probleme shëndetësore. Po merren masa për gjetjen e personit.

Me datë 16.03.2025, në ora 22:15, në një fshat të Tetovës, punonjësit policorë nga SPB Tetovë, në prani të njërit prind, ka privuar nga liria një 15-vjeçar nga ai fshat, duke vepruar sipas raportimit të mëparshëm se rreth orës 19:00, kishte prekur nëpër trup një vajzë 14-vjeçare nga Tetova me të cilën ishin njohur nga më parë. I mituri është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 16.03.2025, në ora 13:50, në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin F.I.(34) nga fshati Vrutok i Gostivarit. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhje” e dënueshme nga neni 235 i Kodit Penal, të raportuar më datë 13.03.2025 nga B.N.(49) nga Gostivari. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 16.03.2025, në ora 13:15, në fshatin Gradec të Gostivarit, zyrtarë policorë nga SP Gostivar kanë privuar nga liria personin M.N. (32) nga fshati Gorjanë. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të “shkaktimit të rrezikut publik”, pra i ka vënë flakën dy shtallave në personin e A.N.(34) nga fshati Gorjanë. Ai është ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
……
Më datë 16.03.2025 në ora 13:30 në fshatin Bërvenicë të Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin I.M.(51) nga fshati Bërvenicë, i cili është raportuar nga gruaja e tij 50-vjeçare se e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
……
Më datë 16.03.2025 në ora 13:50 në SPB Tetovë, 27-vjeçarja B.S. nga Kosova, me banim në Tetovë, ka raportuar se rreth orës 13:20 në Banjën e Tetovës, pas një debati të shkurtër është sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më datë 16.03.2025 në ora 21.45 në SPB Tetovë, personi E.J.(43) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 20:40 në rrugën ,,29 Nëntorii” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga A.A.. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më datë 16.03.2025 në ora 20:30 në NjP Kamnjan, personi N.E.(61) nga fshati Palçisht i Epërm, ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 15:00 në një kullotë në fshat, pas një debati të shkurtër është sulmuar fizikisht nga R.S.(47) nga i njëjti fshat. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…….
Më datë 16.03.2025 në ora 15:35 në DPB Gostivar, 63-vjeçarja R.T. nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 14:30, fqinja e saj S.N. e ka sulmuar fizikisht. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më datë 16.03.2025, në ora 19:40 në DPB Gostivar, personi Xh.A.(38) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 17:30 në rrugën ,,Boge Veljanoski” derisa po bënte gërmim është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më datë 16.03.2025, rreth orës 10:00, në DPB Gostivar është raportuar se ka rënë zjarr në hapsësirat ndihmëse në oborrin e shtëpisë në pronësi të personit M.M.(51) nga Gostivari. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit Territorial Zjarrfikës të Gostivarit.

Me datë 16.03.2025, në ora 01:20 në fshatin Toplicë të Gostivarit, zyrtarë policorë nga SP Galate kanë arrestuar personat Z.I.(28) dhe Sh.S.(42), të dy nga Gostivari. Gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve ,,Pezho” me targa të Gostivarit, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.
……
Më datë 15.03.2025, në ora 15:30, zyrtarët policorë të stacionit policor të kalimit kufitar Jazhincë kanë arrestuar personat H.A.(39) dhe D.Z.(36), të dy nga Republika e Kroacisë, të cilët nuk janë ndalur në kontrollin kufitar në vendkalim. Ata janë ndaluar në SPB Tetovë dhe kundër tyre do të pasojnë parashtresë përkatëse nga neni 10 paragrafi 1 pika 2 të Ligjit për të huajt.
……
Më datë 15.03.2025 në ora 16:30 në DPB Gostivar, R.E.(53) nga fshati Gradec i Gostivarit, ka raportuar se rreth orës 14:00 para një objekti hotelerik në rrugën ,,Mlladen Simonovski” është sulmuar fizikisht nga F.R nga fshati Dobridol i Gostivarit. Merren masa për zbardhjen e rastit.
…….
Më datë 15.03.2025, në ora 20:10, në SPB Tetovë është raportuar se ka rënë zjarr në një shtëpi në pronësi të S.A. (55) në fshatin Trebosh i Tetovës. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është vënë nën kontroll nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Tetovë. Inspejtimin në vendngjarje ka kryer një ekip nga SPB Tetovë.
……
Më datë 15.03.2025, në orën 15:30, në NjP Gallatë është raportuar se ka rënë zjarr në dy shtalla në pronësi të A.N. (34) nga fshati Gorjanë, në të cilin kishte ushqim për kafshë dhe bagëti. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar. Një ekip nga DPB Gostivar ka inspektuar vendin.

Me datë 14.03.2025 në ora 18:00, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë ndaluar personin E.S.(33) nga fshati Trebishtë, komuna e Mavrovës dhe Rostushës. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe ambientet ndihmëse, të kryer me vendim gjykate, u gjetën dhe sekuestruan fara nga bima e kanabisit. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 14.03.2025 në ora 10:30 në Qendrën për Çështje Sociale Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar personin A.I.(33) nga fshati Bogovinë e Tetovës, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur në ambientet e qendrës. Ai është mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 14.03.2025 në ora 13.00 në Policinë e Mavrovës, personi F.D. (41) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 12.00 në një objekt hotelerik në Mavrovë është sulmuar fizikisht nga personat D.S. dhe D.D.. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më datë 14.03.2025 në ora 12.40 në SPB Tetovë, personi B.B. (42) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 11:00 në klasë të një shkollën fillore të Tetovës, vajza e tij e mitur është sulmuar fizikisht nga shoku i klasës. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Me datë 15.03.2025 në ora 02.10 në DPB Gostivar, personi B.E.(50) nga fshati Gradec i Gostivarit, ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 21:30, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga personi M.M. nga i njëjti fshat. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
…..
Me datë 14.03.2025 ora 21:20, në NjP Gallatë, personi M.M.(38) nga fshati Debresh i Gostivarit, ka raportuar se në afërsi të shtallës së tij në vendin e quajtur ,,Ropaik” ka shpërthyer zjarri, gjatë të cilit janë djegur plotësisht rreth 250 tufa me bar dhe kashtë. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit Territorial Zjarrfikës të Gostivarit. Një ekip nga DPB e Gostivarit ka inspektuar vendin.

Më datë 13.03.2025, në ora 16:45, në rrugën ,,Mara Ugrinovska” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar, kanë ndaluar personin D.D.(46) nga Gostivari dhe M.S.(68) nga fshati Çegran i Gostivarit, për shkak se me sjellje agresive mes tyre kanë shkelur rendin dhe qetësinë publike, kanë tentuar të konfrontohen fizikisht me njëri-tjetrin dhe janë kërcënuar me sende të forta dhe të mprehta, të cilat iu janë marrë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 13.03.2025 në ora 23:30, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë ndaluar personin D.M.(21) nga Gostivari, për të cilin motra e tij 25-vjeçare ka raportuar se në marrëveshje me babanë e tyre që punonte jashtë vendit, në mënyrë të paligjshme e ka mbajtur të mbyllur për një kohë të gjatë dhe nuk e ka lejuar të dalë nga shtëpia e tyre familjare. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgaditet kallëzim përkatës.
…….
Më datë 13.03.2025 në ora 23.55 në SPB Tetovë, personi E.A. (30) nga Tetova, ka raportuar se në kryqëzimin ndërmjet rrugës ,,Blagoja Toska” dhe rrugës ,,Lubo Bozhinovski” në Tetovë, është sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më datë 13.03.2025 në ora 12:10, një 33 vjeçar nga një fshat i Tetovës, në NJP Zherovjan ka raportuar se përmes një rrjeti social është mashtruar nga një person për shumën prej 12.000 denarë. Sipas njoftimit, më datë 13 shkurt 2025, ai i ka porositur personit dy pajisje GPS për qentë e tij të gjuetisë, por me postë të shpejtë ka mbërritur një produkt tjetër, pas së cilës personi i ka thënë që ta kthejë në postë dhe se porosia do t’i dërgohet. Sipas raportit, deri në momentin e raportimit, ai nuk kishte marrë asgjë dhe personi nuk iu përgjigj mesazheve dhe thirrjeve të tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më datë 12.03.2025, në ora 07:10 në fshatin Falish, Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin P.V.(38) nga fshati Falish. Gjatë bastisjes së ushtruar në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, iu gjet dhe sekuestrua një pushkë ajrore e kalibrit 4,5 mm M56, të cilën e posedonte pa leje. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përpilohet parashtresë përkatëse sipas nenit 80 të ligjit për armët.
……
Më datë 12.03.2025, në ora 07:15, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë dhe NjP Kamnjan, kanë ndaluar personin M.A.(19) nga fshati Pirok. Gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë e tij në fshatin Pirok, të kryer me urdhër të gjykatës, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
…….
Më datë 12.03.2025, në ora 19:50 në rrugën ,,Bane Veljanoski” në Gostivar, zyrtarët policorë nga Sektori për bashkëpunim ndërkombëtar policor Shkup, kanë arrestuar personin I.B.(34) nga Gostivari. Ai kërkohej me urdhër të gjykatës për të vuajtur dënimin me burg prej tre vjetësh për veprën e kryer penale nga neni 186 paragrafi 2 i Kodit Penal. Personi është dërguar në INKP Idrizovë për vuajtje të dënimit.
……
Më datë 12.03.2025, në ora 02:30, në SPB Tetovë është raportuar se ka rënë zjarr në një kamp rimorkiot në pronësi të personit A.J.(58) nga fshati Xhepçishtë. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit Territorial Zjarrfikës Tetovë. Kontrollin e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.
……
Më datë 12.03.2025 në ora 18.20 në SPB Tetovë, S.M.(46) nga Tetova ka raportuar se është kafshuar nga një qen endacak në rrugën ,,Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë.

Me datë 06.03.2025 në ora 22:30, në rrugën rajonale në mes të fshatrave Xhepçisht dhe Trebosh, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar personat A.F.(22) dhe S.Sh.(18), të dy nga Tetova të cilët janë sjellë në mënyrë argesive ndaj tyre gjatë kryerjes së detyrës zyrtare Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.
…….
Me datë 07.03.2025 në ora 03:15 në SPB Tetovë, një vajzë 27 vjeçare nga Republika e Serbisë, me vendbanim të përkohshëm në fshatin Zherovjan të Tetovës, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj F.A. nga Gostivari. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…….
Me datë 06.03.2025 në ora 11:30 në SPB-Tetovë, një 30 vjeçar nga Tetova ka raportuar se është mashtruar nga menaxheri i personit juridik nga Tetova. Sipas raportit, ai ka marrë një grant nga Agjencia për Punësimit në vitin 2024 dhe është dashur të zgjedhë një kompani për ta furnizuar me mallin e nevojshëm, pas së cilës e dashura e tij nga Resnja, e cila është bashkëpronare në kompaninë e përbashkët, ka kontaktuar me menaxherin e kompanisë dhe ata janë pajtuar që t’i dorëzojnë mallin pasi që të kalojnë paratë në llogarinë e tij. Siç është raportuar, ai i ka marrë paratë në qershor 2024, por deri në momentin e raportimit, ai ende nuk e kishte dorëzuar mallin. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Me datë 06.03.2025 në ora 11:45 në SPB Tetovë është raportuar se në një arë në fshatin Gllogjë të Tetovës, ka marrë zjarr një autokombajn në pronësi të M.B (45) nga fshati Dobrosht i Tetovës. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit Territorial Zjarrfikës Tetovë. Është kryer një kontrolli në vendin e ngjarjes.

Me datë 06.03.2025 në ora 15:30 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën ,,JNA” në Tetovë automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Passat” me targa të Tetovës ka goditur një karrocë për foshnja, e cila po shtyhej nga prindërit E.H. dhe F.H. nga Tetova, në të cilën ndodhej fëmija i tyre 15 muajsh, pas së cilës është larguar nga vendi i aksidentit. Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve, është gjetur automjeti dhe drejtuesi A.M (67) nga fshati Shipkovica e Tetovës. Në aksident fëmija ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Inspektimin në vendngjarje e ka kryer një ekip nga SPB Tetovë.
…….
Me datë 06.03.2025 në ora 17:30 në SPB Tetovë, një grua 29 vjeçare nga Tetova ka raportuar se është sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare nga bashkëshorti i saj S.S.(37) nga Tetova. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Me datë 05.03.2025 në ora 16:30, zyrtarë policorë nga
DPB Gostivar kanë arrestuar personin E.B.(36) nga Zdunja e
Gostivarit, i cili me urdhër të gjykatës kërkohej për vuajtje të
dënimit me burgim prej dy vitesh për veprën penale “Prodhimi dhe
shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope
dhe prekursorëve” nga neni 215 i Kodit Penal. Personi është
dërguar në INKP-Burgu Idrizovë për vuajtje të dënimit.
…….
Me datë 05.03.2025 në ora 11:00, zyrtarët policorë të
stacionit policor të kalimit kufitar Jazhincë, për shkak të tejkalimit
të qëndrimit, kanë arrestuar personin A.H.(34) nga Republika e
Shqipërisë. Ai është mbajtur në SPB Tetovë për procedurë të
mëtutjeshme.
……
Me datë 05.03.2025 në ora 19.10 në SPB Tetovë, personi
L.T. (40) nga fshati Poroj i Tetovës ka raportuar se rreth orës
12:15 para shkollës fillore të fshatit, djali i tij i mitur është sulmuar
fizikisht nga një i mitur tjetër nga fshati. Po merren masa për
zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Me datë 05.03.2025 ora 13:30 në Njësinë policore Gallatë,
J.M.(42) nga Gostivari, ka raportuar se rreth orës 12:20 në fshatin
Dobërdoll të Gostivarit, pas një debati të shkurtër është sulmuar
fizikisht nga M.I. nga ky fshat. Po merren masa për zbardhjen
dhe dokumentimin e rastit.
……
Me datë 05.03.2025 ora 21.00 në Drejtorinë e Policisë
Tearcë, personi A.S.(23) nga fshati Dobrosht i Tetovës ka
raportuar se rreth orës 20:30 në fshat pas një debati të
mëparshëm është sulmuar fizikisht nga E.M. nga i njëjti fshat. Po
merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Me datë 04.03.2025 në ora 10:20 në një objekt hotelierik në Tetovë, zyrtarë policorë nga Byroja për Siguri Publike në MPB, kanë ndaluar personin Xh.D.(56) nga fshati Gajre e Tetovës, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale ,,fajde” nga neni 260 i Kodit Penal. Gjatë kontrollit në objekt, punonjësit e policisë kanë ekzaminuar disa persona dhe te Xh.D. janë gjetur dhe konfiskuar para në valuta dhe prerje të ndryshme, një listë me debitorësh (borxhli) dhe sende të tjera që dyshohet se kanë lidhje me veprën penale. Më pas, me urdhër të gjykatës, në prani të avokatit, bashkëshortes dhe vëllait të tij, janë kryer bastisje në dy banesa të tij në Tetovë, si dhe në shtëpinë e tij familjare në fshatin Gajre. Njëkohësisht në njërën banesë në Tetovë dhe në shtëpinë në fshat, gjithashtu, janë gjetur dhe sekuestruar para në valuta dhe prerje të ndryshme, fletore me lista të debitorëve dhe numra telefoni, tre laptopë, celularë dhe sende të tjera që dyshohet se burojnë nga vepra penale. Personi është ndaluar në stacionin policorë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Me datë 03.03.2025 në ora 20:30 në rrugën ,,Ivo Lola Ribar” në Gostivar, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në bashkëpunim me pjestarë të policisë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor kanë arrestuar personin B.N.(429 nga Çegrani i Gostivarit për vuajtje të dënimit me burg në kohëygjatje prej një vjet e gjashtë muaj, për kryerje të veprës penale sipas nenit 386 të Kodit Penal. Personi është dërguar në INKP ,,Idrizovë” për vuajtje të dënimit.
…….
Më datë 03.03.2025 në ora 19:10, zyrtarët policorë të NjP Tearcë, kanë ndaluar personin Xh.C.(42) nga Kosova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të një punonjësi të Parkut Kombëtar ,,Mali Sharr” se në vendin e quajtur ,,Mbi stanet” në atarin e fshatit Jazhincë, është kapur duke prrerë dru për ngrohje në mënyrë të paligjshme. Ai është kapur duke kryer këtë veprë dhe me urdhër të prokurorit publik është dërguar dhe ndaluar në SPB Tetovë. Ndërsa drunjët e prera, një sharë motorike, sëpara dhe tre kuaj janë konfiskuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
……
Më datë 03.03.2025, ora 23:30, në DPB Gostivar vetë janë paraqitur A.O. dhe vajza e saj A.O., të dyja nga Gostivari. Më herët, ata ishin raportuar nga nusja e tyre 41-vjeçare se e kishin sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgaditet parashtresë përkatëse.
…….
Më datë 03.03.2025 në ora 17:15 në DPB Gostivar nga Qendra Emergjente e Gostivarit, është raportuar se tek ata është sjellë një pa shenja jete personi L.S.(31) nga Republika e Kosovës. Sipas raportit, L.S. është sëmurë gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani që kryen ndërtimin e Korridorit 8, pas së cilës është transferuar në Qendrën Emergjente të Gostivarit, ku është konstatuar vdekja. Është bërë inspektimi dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Më datë 02.03.2025 në ora 20.25 në SPB Tetovë, personi F.B.(33) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 18:20 në rrugën ,,Vëllezërit Simoski” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga personi G. ,,Pnj” nga Tetova. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…..
Më datë 02.03.2025 në ora 08:00 në DPB Gostivar, personi N.D.(30) nga Gostivari ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 16:00 në një objekt hotelierik në rrugën ,,Svetozar Peposki” në Gostivar është sulmuar fizikisht nga I.T. nga Gostivari. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…..
Më datë 02.03.2025 në ora 19:40 në DPB Gostivar, G.E. (27) nga një fshat i Gostivarit ka raportuar se është sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare nga motra e bashkëshortit të saj L.E.. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më datë 02.03.2025 në ora 14:30 në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar, kanë ndaluar personin G.P. (25) nga Republika e Shqipërisë. Ai dyshohet se paraprakisht i ka marrë një celular dhe para në një objekt fetar në Gostivar, personit B.T. (29) nga fshati Banjic e Poshtme e Gostivarit. Sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa G.P. është ndaluar në stacionin policorë. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.
…..
Më datë 02.03.2025 në ora 13:40 në SPB Tetovë, G.A.(29) nga fshati Kopanicë e Tetovës, ka raportuar se bashkëshorti i saj S.A.(37) është larguar nga shtëpia. Po merren masa për gjetjen e personit.

 

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance iu përgjigj kritikave të ashpra të kushëririt të tij, Nate Vance, lidhur me strategjinë për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, raportoi Fox News.

Presidenti amerikan, Donald Trump ndaloi javën e kaluar shkëmbimin e informacionit të inteligjencës dhe ndihmën ushtarake për Kievin, vendim që erdhi pas një debati në Zyrën Ovale.

Kushëriri i JD Vance, ish-luftëtar vullnetar në Ukrainë, dënon ‘sjelljen’ e zëvendës-presidentit amerikan ndaj Zelenskyt

Nate Vance, i cili prej vitesh ka luftuar si vullnetar në Ukrainë kundër Rusisë, komentoi për gazetën franceze Le Figaro debatin e ashpër që ndodhi muajin e kaluar mes presidentit Trump, zëvendëspresidentit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ai e konsideroi JD Vance një njeri të mirë dhe inteligjent, por e quajti këtë situatë një “kurth me qëllime absolutisht të këqija”.

Nate kishte shprehur më parë zhgënjimin për qëndrimin e kushëririt të tij ndaj Ukrainës.

“Fakti që jemi familje nuk do të thotë që do të rri duarkryq dhe të shoh se si shokët e mi vriten për shkakun tënd”, tha ai në një intervistë.

Ai tha se ishte “i tronditur” kur JD Vance justifikoi mosbesimin ndaj Zelenskyt me raportet që kishte lexuar. Gjithashtu, e cilësoi fyese deklaratën e Vancet se lideri ukrainas duhet t’i falënderonte SHBA-të për përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.

“Donald Trump dhe kushëriri im besojnë se mund ta qetësojnë Vladimir Putinin. Gabohen. Rusët nuk do ta harrojnë mbështetjen tonë për Ukrainën. Ne po veprojmë si idiotët e dobishëm të Putinit”, deklaroi Nate Vance.

Ai shtoi se kishte dërguar mesazhe në zyrën e kushëririt të tij për këtë çështje, duke u bazuar në përvojën në frontin e luftës. “Doja t’i thosha të vërtetën, pa manipulime, pa interesa personale, por ai asnjëherë nuk kërkoi ta dinte më shumë,” tha ai.

Nga ana tjetër, në një deklaratë për Fox News Digital, JD Vance tha se nuk ka folur publikisht për shërbimin e kushëririt të tij për të mos rrezikuar jetën e tij.

“Sa i përket kritikave të tij, nuk kam dëshirë të debatoj me të në publik. Por dua të sqaroj një gjë: ai pretendon se nuk ka mundur të më kontaktojë, ndërkohë që ai ka zgjedhur të flasë me zyrën time në Senat, në vend që të kontaktonte nënën, babanë ose motrën e tij, me të cilët flas rregullisht”, tha JD Vance. /Telegrafi/

Kushëriri i JD Vance, ish-luftëtar vullnetar në Ukrainë, dënon ‘sjelljen’ e zëvendës-presidentit amerikan ndaj Zelenskyt

Nate Vance, kushëriri i zëvendës-presidentit të SHBA-së, JD Vance, dhe një vullnetar që lufton në vijën e parë të Ukrainës, tha se është “i zhgënjyer” nga qëndrimi i të afërmit të tij ndaj Ukrainës.

Vance, një ish-marins i SHBA-së, mbrojti Ukrainën nga viti 2022 deri në janar 2025 si një anëtar i Batalionit të Parë të Motorizuar të “Da Vinci Wolves”, një njësi vullnetare, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Deklaratat e Vance vijnë në një pikë të ulët në marrëdhëniet SHBA-Ukrainë, pasi Uashingtoni ka ndaluar ndarjen e inteligjencës dhe ndihmën ushtarake për Kievin.

Ngrirja pasoi një takim të tensionuar në Zyrën Ovale midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump, zëvendës-presidentit Vance dhe presidentit Volodymyr Zelensky.

Dhe siç theksojnë mediat, Nate Vance tha se ishte i zhgënjyer nga mënyra se si kushëriri i tij e trajtoi Zelenskyn gjatë takimit.

“Kur (JD Vance) kritikoi ndihmën për Ukrainën, mendova se ishte sepse ai duhej t’i bënte thirrje elektoratit të tij, se ishte pjesë e lojës politike”, tha Vance.

“Por ajo që ata i bënë Zelenskyt ishte një pritë e pandershmërisë absolute”.

Vance doli vullnetar për të luftuar në Ukrainë pas fillimit të pushtimit të plotë nga Rusia në vitin 2022, por u largua pak para inaugurimit presidencial të SHBA-së nga frika se do të kapej nga ushtria ruse. /Telegrafi/

Tetova në zi, shuhet veprimtari i njohur Xhemil Daci

Një lajmi trishtë u përhap sonte në rrjetet sociale. Ka ndërruar jetë veprimtari i njohur nga Tetova, Xhemil Daci. Lajmin e kanë publikuar familjarët, personat që e kanë njohur dhe Sh.K.A Xheladin Zeqiri

Miq e familjarë,

Me pikëllim ju njohtojmë se sot i pushoi së rrehuri zemra e bashkëshortit, babait, shokut dhe mbi te gjitha humanistit Xhemil Daci. E jetoi jeten ashtu sic ishin kohërat që e sollën në këtë tokë, me furtunë dhe sfida te gjithanshme, por të papërkulur, principiel dhe me dinjitet. Gjithmonë luftoi për të krijuar një vetëdije të lartë humane dhe kombëtare, pa marrë parasysh pasojat. Kontriboi në kauzen shqipëtare në mënyra të ndryshme,gjatë gjithë jetës dhe me zjarr të pashuar. Por mbi të gjitha, u kujdes që unë, Yllza dhe Kanuni të kishim fëmijëri të lumtur dhe kreative. Rrugëtimet e para që i bëmë si fëmije ishin në tregimet e tija piktoreske që cdo natë na fusnin ne gjumë. Rrëfenjëzat e natës gjatë ditës u transformonin në avantura në natyre buzë lumit Shkumbin apo në kodrinat e Sharrit që i donte pa masë. Talenti i tij ne muzikë, oratori, shkrime dhe fotografi lanë gjurme te pashlyeshme për të gjithë ne që patëm rastin ta njohim. Nuk të kemi më, por ajo që na le ti, do të jetë me ne deri kur të vjen koha e takimit te ardhshëm. Pushofsh i qetë babi!

Për datën dhe kohën e varrimit do të ju njohtojmë enkas në postim tjeter, shkruan në emër të familjes, Yll Daci.

Ka ndërruar jetë aktivisti tetovar Xhemil Daci!
“Qoftë i përjetshëm kujtimi për ish anëtarin shumëvjeçar të shoqërisë tonë, një ndër figurat më emblematike të qytetit dhe jo vetëm.
Do ta kujtojmë për frymën qytetare, vullnetin e pashoq, kontributin e jashtëzakonshëm por mbi të gjitha për përkrahjen dhe këshillat që ua jepte të rinjëve.
FALEMINDERIT (siç e thërisnim të gjithë) axha Xhemil dhe qofsh i parajsës” thuhet në publikimin e Sh.K.A Xheladin Zeqiri.
Ngushëllime për familjen Daci.

Bitcoin si një rezervë strategjike e SHBA: A ka kuptim?

Bitcoin shpesh konsiderohet si një alternativë ndaj dollarit amerikan, monedhës rezervë botërore, pasi vetëm një numër i kufizuar monedhash do të prodhohen ndonjëherë. Përkrahësit argumentojnë se furnizimi fiks i bitcoin-it e bën atë një rezervë vlerash të mbrojtura nga inflacioni jashtë sistemit financiar global. Bitcoin shpesh krahasohet me arin për një arsye të ngjashme.

Ndërsa bankat qendrore në mbarë botën mbajnë rezerva të mëdha të dollarit dhe arit, deri më tani, vetëm një vend – El Salvador – ka krijuar një rezervë strategjike të kriptomonedhave, megjithëse disa qeveri i mbajnë ato, kryesisht të kapura nga aktivitetet kriminale ose për të anashkaluar sanksionet ndërkombëtare.

Javën e kaluar (6.03.2025) Presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të krijuar një rezervë strategjike të bitcoin, pasi kishte thënë më parë se dëshiron që Shtetet e Bashkuara të jenë lider në paratë dixhitale.

Mbrojtësit e kriptos i janë përgjigjur në mënyrë euforike planeve, ndërsa skeptikët argumentojnë se do t’i ekspozojnë taksapaguesit amerikanë ndaj paqëndrueshmërisë së madhe të çmimeve të monedhave dixhitale.

Ndërsa Trump mirëpriti në Shtëpinë e Bardhë drejtuesit kryesorë të kriptove, DW eksploroi për të kuptuar atë që presidenti ka në mendje.

Çfarë dimë për planin e Trump?

Sipas urdhërit të Trump, qeveria federale do të mbajë gati 200,000 bitcoin të sekuestruara në proceset penale dhe civile, sipas “kriptocarit” të Trump, David Sacks. “SHBA nuk do të shesë asnjë bitcoin të depozituar në Rezervë. Ajo do të mbahet si një depo me vlerë. Rezerva është si një Fort Knox dixhital për kriptomonedhën që shpesh quhet ‘ari dixhital’”, shkroi Sacks në X, duke iu referuar vendndodhjes në Kentaki ku ruhen shumica e rezervave të arit nëSHBA.

Urdhëri ekzekutiv kërkon një “kontabilitet të plotë” të zotërimeve të bitcoin të qeverisë, për të cilat Sacks tha se nuk janë audituar kurrë plotësisht.

Sacks shtoi se gjatë dekadës së fundit, Uashingtoni kishte shitur rreth 195,000 bitcoin për 366 milionë dollarë, të cilat ai tha se do të vlenin rreth 17 miliardë dollarë nëse do të mbaheshin ende.

Sacks tha se urdhëri i lejon Departamentit të Thesarit dhe Tregtisë “të zhvillojnë strategji buxhetore neutrale për blerjen e bitcoin shtesë”. Të dielën (09.03.2025), Trump emëroi pesë kriptovalutat që do të mbahen në rezerva, përkatësisht bitcoin, eter, XRP, solana dhe cardano.

“Një rezervë e kriptove të SHBA-së do ta lartësojë këtë industri kritike pas viteve të sulmeve korruptive nga administrata Biden,” shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”. “Unë do të siguroj që SHBA të jetë Kryeqyteti Kripto i Botës.”

Trump, i cili dikur ishte anti-kripto, tani është një adhurues në rritje i monedhave alternative dhe së pari hodhi idenë e një rezerve strategjike në Konferencën e Bitcoin 2024 në Nashville, Tennessee, në korrik.

Agjencitë amerikane mbajnë 198.109 bitcoin, me vlerë rreth 18.1 miliardë dollarë (16.7 miliardë euro) që nga e enjtja (06.03.2025), sipas një raporti nga Arkham Intelligence.

Shumica e pronave janë të ardhura të sekuestruara nga krimi, duke përfshirë trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe hakerimin. Qeveria gjithashtu mban miliona dollarë të sekuestruara ethereum, tether dhe monedha të tjera dixhitale më të vogla.

Çfarë është një rezervë strategjike?

Një rezervë strategjike është një rezervë burimesh jetike të mbajtura nga qeveritë ose organizatat e mëdha për të siguruar një rrjet sigurie në kohë të vështira.

Shembujt përfshijnë Rezervën Strategjike të Naftës së SHBA-së, e cila ndihmon në sigurimin e një furnizimi të rregullt me naftë gjatë krizave, rezervat ushqimore, duke përfshirë rezervat e grurit, për t’u mbrojtur nga uria dhe grumbullimin e vaksinave nga SHBA dhe Bashkimi Evropian gjatë pandemisëCOVID-19.

Vendet gjithashtu mbajnë rezerva monetare, si monedhat e huaja ose ari, për të stabilizuar ekonomitë e tyre dhe për të lehtësuar tregtinë. Qeveria e SHBA, për shembull, mban rreth 8,133 tonë metrikë ari, pjesa më e madhe e tyre në depozitën e shufrave të arit të Shteteve të Bashkuara në Fort Knox, Kentaki.

Gjithnjë e më shumë po krijohen rezerva të mineraleve kritike të nevojshme për teknologjinë, tranzicionin e energjisë dhe mbrojtjen.

A do të funksionojë stoku i kriptove?

Përkrahësit thonë se një rezervë strategjike e kriptove mund të ndihmojë stabilitetin financiar duke diversifikuar rezervat kombëtare të SHBA-së përtej aseteve tradicionale si ari dhe monedhat e huaja.

Një rezervë e tillë do të ndihmonte gjithashtu në legjitimimin e kriptomonedhave, duke inkurajuar më shumë institucione financiare t’i mbajnë ato. Pëlqimet e bitcoin-it ende shihen nga shumë investitorë institucionalë me dyshim për shkak të paqëndrueshmërisë së çmimeve dhe decentralizimit të tyre.

Por disa analistë mendojnë se vlera e stokut mund të zhduket në një përplasje tregu.

Të tjerë shqetësoheshin se nëse qeveria do të blinte Bitcoin pranë çmimit të tij të lartë të të gjitha kohërave prej 109,000 dollarësh, do të ishte një përpjekje e kushtueshme, në një kohë kur Trump po kërkon miliarda dollarë në shkurtime të sektorit publik.

Por Sacks këmbënguli në përdorimin e aseteve të kriptove të sekuestruara “do të thotë se nuk do t’u kushtojë taksapaguesve asnjë monedhë”.

Kritikë të tjerë e akuzuan Trumpin për favorizim ndaj një investimi shumë spekulativ, pa ofruar përfitime të qarta strategjike për kombin.

Shumë nga mbështetësit e Trump janë investitorë të mëdhenj të kriptove. Trump, vetë, ka një monedhë meme të quajtur pas tij.

Disa vëzhgues vunë në dukje kontradiktën midis krijimit të një stoku qeveritar të një aseti që konsiderohet anti-establishment. Bitcoin fillimisht u krijua si një mënyrë për të anashkaluar kontrollin e qeverisë dhe bankës qendrore.

Të tjerët ishin të shqetësuar se nëse më shumë qeveri do të fillonin të grumbullonin rezerva si bitcoin, ata mund të fillonin potencialisht të manipulonin tregun e kriptove, ashtu siç bëjnë me arin dhe monedhat.

Çmimi i arit muajin e kaluar arriti një rekord prej 2,956 dollarësh, pjesa më e madhe e tij për shkak të blerjeve të mëdha nga Polonia, Turqia, India dhe Kina. Trump tani përballet me pengesa të rëndësishme ligjore dhe politike përpara se stoku të bëhet realitet pasi idesë i mungon ende mbështetja e Kongresit dhe pasi sasi të mëdha të kriptove të sekuestruara nga autoritetet amerikane dikur kishin pronarë legjitimë./dw

Mbahet Forumi i Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut për Mjedisin, Saubermacher shënon njëvjetorin e punës në Tetovë

Përmes Forumit Austriako-Maqedonas për Mjedis Jetësor, Komuna e Tetovës dhe kompania slloveno-austriake Saubermacher kanë shënuar një vjetorin e operimit të kësaj kompanie në menaxhimin e mbeturinave në Tetovë.

Përmes një postimi në facebook, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka njoftuar për aktivitetin:

♻️Sot me kënaqësi mora pjesë në Forumin për Mjedis Jetësorë organizuar nga Saubermacher e cila njëkohësisht festoi njëvjetorin e veprimit në Maqedoni të Veriut më konkretisht në qytetin tonë. ☺️Sot, krenohemi për situatën në të cilën ndodhemi, sepse nga një Tetovë të mbuluar me mbeturina, sot kemi një qytet të pastër, një vetëdijësim qytetar dhe me mbi 100 punësime të reja. Me një punë të përbashkët sot kemi më shumë rend dhe siguri, pastërti, më shumë kontejnerë e kamionë, sepse ne u zotuam dhe i’a dolëm, që qyteti ynë të jetë i pastër dhe i denjë për jetesë.
Bashkërisht mund të arrijmë gjëra të mëdha. Tetova për çdo ditë po ndryshon, sepse fjalët tona janë vet punët e përditshme në zhvillimin e qytetit tonë!

Përmes Forumit Austriako-Maqedonas për Mjedis Jetësor, Komuna e Tetovës dhe kompania slloveno-austriake Saubermacher kanë shënuar një vjetorin e operimit të kësaj kompanie në menaxhimin e mbeturinave në Tetovë. Palët shprehen të kënaqura me progresin, megjithatë ende mbetet shumë punë për tu bërë. Problem mbetet mospagesa e faturave nga një numër i qytetarëve , të cilët kanë marrë edhe vërejtje përmes noterit për pagesë të detyrueshme, shkruan Portalb.mk. 

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se sot Tetova është dukshëm më e pastër. 

“Jam shumë i kënaqur sepse një vit pas nënshkrimit të kontratës dhe operimit të Saubermacher në Tetovë nuk flasim për punëtorë pa rroga, pa kushte, nuk flasim për deponi e cila nuk servisohej dhe paguhej rregullisht”, tha Kasami. 

Drejtuesi i Saubermacher Hans Roth e konsideroi si të suksesshëm bashkëpunimin me Komunën e Tetovës. 

“Para një viti kur ishim në sheshin e Tetovës, ne thamë që kjo do të jetë nismë shumë e vështirë për ne. atëherë thash po do të kemi sukses dhe ja tani pas një viti jemi këtu ku jemi”, tha Roth.

Megjithatë, problem mbetet mospagesa e faturave nga një numër i qytetarëve.

Sipas kreut të Tetovës kjo ndodh sepse në të kaluarën qytetarët janë mësuar të mos paguajnë. 

“Një pjesë e qytetarëve ankohen për pagesën e faturave të cilët edhe pse e dinë që duhet të paguajnë çdo shërbim që marrin, ata për shkak të përvojës në të kaluarën që nuk kanë paguar faturat, mendojnë se edhe më tutje mund të ndodhë një gjë e tillë, dhe besoj se edhe kjo pjesë e vogël e qytetarëve duhet të binden se nuk ka shërbim që nuk ka koston e vet, prandaj tani më nuk jemi në fazën e ankesave, jemi në fazën e zgjidhjes së problemit”, tha Kasami. 

Sipas Hans Roth norma e pagesës së faturave varion çdo muaj, ku sipas tij deri tani është 65%. 

“Numri i vërejtjeve që ua dërgojmë amvisërive është shumë i vogël nga 20 mijë amvisëri që kemi. Në fillim kur erdhëm përqindja e pagesave ishte rreth 25%, por është rritur në vazhdimësi, ndërsa bashkëpunëtorët i kanë marrë pagesat në kohë”, tha Roth.

I pyetur për vërejtjet për pagesë të detyrueshme të cilat i lëshon ndërmarrja që shkojnë në noter, ai tha se në fillim kanë pasur problem me adresat. 

“Në fillim problemi ishte që ne nuk kishim adresa të sakta, për shkak të mungesës së adresave të sakta i dërgonim në noter, por tani gjithnjë e më tepër po përmirësohet kjo gjë dhe po fitojmë adresa të sakta të qytetarëve”, tha Roth, i cili shtoi se në 2-4 mijë familje kanë trokitur në dyert e tyre për tu dorëzuar faturat. 

Ndërkaq për vërejtjet përmes notarit Kasami tha se edhe ky problem është duke u zgjidhur. 

“Nuk mund të ketë pagesë përmes noterit me forcë nëse dokumentet, procedurat paraprake nuk kanë qenë konform ligjit, këtu qytetarët duhet të jenë komod. Por nëse qytetari ka refuzuar të pranojë faturën duke menduar se si më herët nuk do ta paguajë të njëjtën, atëherë kur ka ardhur deri te noteri e ka kuptuar se puna është serioze, prandaj sot reagojnë qytetarët kur u ka shkuar urdhëresa nga noteri për pagesë të së njëjtës, kur i ka shkuar vërejtja se duhet ti paguajë faturat nuk i kanë marrë seriozisht sepse edhe në të kaluarën ndërmarrja komunale ka dërguar vërejtje dhe këto vërejtje kanë mbaruar në koshin e mbeturinave. Kur sot ky proces vazhdon në fazën e noterit dhe do të vazhdojë në fazën e përmbarimit, qytetarët e kuptojnë se nuk është situata si ka qenë më herët”, sqaroi Kasami.

Nga kompania Saubermacher edhe paraprakisht për Portalb.mk sqaruan se para se te nisen procedurat e arkëimit të detyruar (procedura permbarimore) kanë dërguar disa shkresa në mediat lokale për të njoftuar qytetarët që të raportojnë dhe të bëjnë pagesë të rregullt të faturave në mënyrë që të evitohen shpenzimet shtesë të panevojshme. 

“Procedura iniciohet me kërkesë të avokatit të autorizuar nga ne deri te noteri. Nga noteri përpilohet vendim për pagesë të borxhit për shërbimet komunale (për momentin faturat e akumuluara/jo të paguara nga muaji shkurt 2024 deri në muajin gusht 2024) si dhe shpenzimet e avokatit dhe noterit. Nëse pas marrjes së vendimit të noterit në afatin e paraparë përsëri nuk paguhet borxhi, ose nuk dorëzohet parashtresë, vendimi bëhet i plotfuqishëm dhe dërgohet në përmbarues. Pra, për të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve komunale të cilët nuk kanë paguar faturat për periudhën shkurt-gusht 2024 është iniciuar procedurë”, thanë nga Saubermacher. 

Gjykata e Tetovës për Portalb.mk informoi se janë regjistruar disa lëndë. 

“Në Gjykatën Themelore Tetovë duke filluar nga data 11.-2.2-25 janë regjistruar 10 lëndë të Kompanisë Saubrmacher dhe të njëjtat janë në proces”, informoi Gjykata e Tetovës. 

Por nga Saubarmacher thanë se nuk e dinë se për cilat lëndë bëhet fjalë. 

“Nuk kemi informate se çfarë lëndësh janë të evidentuara në gjykatë. Deri në momentin që gjykata të lëshon ftesë/njoftim deri te avokati ynë i autorizuar dhe të cakton seancë, nuk mund të kemin detaje se për çfarë bëhet fjalë” 

Kujtojmë që Komuna e Tetovës me 10 nëntor 2023 nënshkroi marrëveshje për partneritet publiko-privat me kompaninë sllovene të grupacionit “Saubermaher” menaxhimin e mbeturinave në Tetovë.

Kasami: Lidhja e partneritetit publiko-privat për të menaxhuar me mbeturinat ka zgjidhur problemin me papastërtinë në Tetovë

Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në intervistë për Alsat ka deklaruar se lidhja e partneritetit publiko-privat për të menaxhuar me mbeturinat në Tetovë ka zgjidhur problemin me papastërtinë nëpër rrugët dhe vendet publike të kësaj komune. Sipas tij, një veprim i tillë ishte i domosdoshëm, ndërsa marrëveshja ka dhënë efektin e saj në njëvjetorin e saj.

“Unë besoj se është zgjidhur. Përfundimisht Tetova është më e pastër, nuk e kemi problemin e mbeturinave si ajo shpata mbi kokë që e kishim nga frika se mund të ngulfatemi nga mbeturinat. Është një çështje që ka të bën me ndërgjegjësimin e qytetarëve për pagesat e faturave. Besoj se është një proces në bazë të ligjit dhe ata qytetarëve që kanë krijuar bindjen se mund të marrin shërbime nga komuna dhe të mos paguajnë faturat, tani ajo kohë ka mbaruar më”, tha Bilall Kasami, Kryetar i Komunës së Tetovës. /Alsat.mk

Vizita e papritur në Serbi dhe takimi me Vuçiqin/Zbulohet arsyeja e vërtetë e vizitës së djalit të Presidentit Trump në Beograd (VIDEO)

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është i ftuar në Televizionin Informer.
Vuçiq i është drejtuar studios Informer pasi ka takuar djalin e presidentit amerikan Donald Trump.

Presidenti Vuçiq që në fillim iu referua ardhjes së Donald Trump Jr. në Serbi.

– Nuk do ta besoni, erdhi dhe më bëri një intervistë. Ai është gazetar. Ai ka podcast-in etij. Transmetohet të enjten – tha Vuçiq për vizitën e Trump dhe shtoi:

– Ai i kupton shumë mirë gjërat dhe e njeh Ballkanin. Ai e njeh mirë edhe politikën evropiane. Ai është një njeri modest, i zakonshëm, si të gjithë ne.

Në përgjigje të raportimeve nga disa media se ai e solli Trumpin për të mbuluar gjëra të tjera, ai tha:

– Më vjen turp të flas për këtë. Njerëzit mendojnë se kam ardhur këtu për t’i bërë lajka dikujt. Përkundrazi. Erdha t’ju tregoj se çfarë po ndodh në Serbi. Dhe nëse mund ta sillni Donald Trump Jr. për një ose dy ditë, hajde njerëz… Ndoshta vetëm babai i tij mund ta bënte këtë. Marrëveshja me presidentin kinez zgjati tre vjet.

– Jam i lumtur që pata nderin të bisedoj me të për një kohë të gjatë dhe që do të jetë mirë për Serbinë. Trump erdhi në vendin tonë vetëm në këtë mënyrë. Përveç Hungarisë dhe Rumanisë një herë, ai nuk ka qenë askund tjetër në rajonin e gjerë. Nëna e tij është nga Çekosllovakia dhe ka respekt, kupton emocionet tona dhe shpirtin e sllavëve. Ai ka më shumë simpati për Evropën Lindore sesa Perëndimore.

-Nëse mund të them kështu, mendoj se çifti i ardhshëm presidencial do të jetë JD Vance – Donald Trump Jr. Ata të dy janë të afërt. Është e vështirë t’i dallosh ata.

– Kemi folur për gjithçka, por mbi të gjitha për marrëdhëniet serbo-amerikane. “Tani e keni edhe konfliktin ukrainas, ne morëm lajme, kështu që e komentuam edhe atë”.

U nda nga jeta në moshë të re, i jepet lamtumira e fundit Endrit Enver Ismajlit nga Gjilani

Sot iu dha lamtumira e fundit djaloshit nga Gjilani, Endrit Enver Ismajlit. Lajmin për vdekjen e tij e dhanë familjarët dhe rrjeti social u vërshua nga mesazhet e shumta të ngushëllimit nga shumë njerëz të prekur nga ky lajm i trishtë.

Të nderuar miq e familjarë,
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta e më të dashurit tonë, Endrit Enver Ismajli.
Ai u nda nga jeta në moshën 34 vjeçare duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, miqtë dhe të gjithë ata që e deshtën dhe e njohën.
Varrimi i të ndjerit bëhet me ikindi në varrezat e qytetit në Gjilan.
Të pikëlluar Familja Ismajli.

Lajm i hidhur: Vdes në moshën 34 vjeçare tekniku i rrjetave, Endrit Ismajli
***
Endrit Ismajlit, një djalë i dashur dhe i respektuar nga të gjithë, ndërroi jetë në moshën 34 vjeçare.
Endriti ishte një person shembullor, i njohur për punën e tij të palodhur dhe dedikimin në çdo fushë të jetës. Ai u bë i njohur për shumë vite si teknik i rrjetit, një profesion që e kryente me përkushtim dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme, shkruan Jepi zë
Endriti ishte gjithashtu një djalë i dashur për familjen, miqtë dhe kolegët e tij, njihej për gatishmërinë për të ndihmuar të tjerët dhe energjinë pozitive që shprehte gjithmonë.
Varrimi i tij do të bëhet sot pas Namazit të Ikindisë, në varrezat e qytetit të tij, ku familja, miqtë dhe të afërmit do t’i japin lamtumirën e fundit. / Jepi zë

Njoftim për të pame.
Njoftojmë të gjithë miqt, shokët, dashamirët dhe farefisin se me rastin e ndarjes nga jeta e më të dashurit tonë ENDRIT ENVER ISMAJLI hapim të pame tri ditë duke filluar nga nesër me datë 12.03.2025 – 14.03.2025 (e mërkurë, e enjte, e premte)
Të pamet mbahen për burra dhe gra te
Restaurant Luli (Balec Mahalla) në Gjilan duke filluar nga ora 09:00 – 17:00.
Me Respekt :
Familja Ismajli