Ballina Aktualitet Nesër hapet Tuneli i Murrizit, nga Dibra në Tiranë për një orë

Nesër hapet Tuneli i Murrizit, nga Dibra në Tiranë për një orë

Nesër hapet Tuneli i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me një foto.

“Gati. Nesër Dita e Verës shkon edhe në Dibër dhe Dibra bohet lagjja e gjelbër e Tironës”, shkruan Rama.

Edhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cilësoi të enjten Tunelin e Murrizit, një vepër komplekse dhe sfiduese, si dhe duke lajmëruar nëpërmjet një video-mesazhi hapjen e tij me 14 mars për qarkullim, duke shënuar kështu edhe përfundimin e Rrugës së Arbrit, të cilën Balluku e quajti “rruga e të gjithë shqiptarëve”.

@tn.lajmelokaleNesër hapet Tuneli i Murrizit, Rama: “Dibra bohet lagjja e gjelbër e Tironës” Nesër hapet Tuneli i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me një foto. “Gati. Nesër Dita e Verës shkon edhe në Dibër dhe Dibra bohet lagjja e gjelbër e Tironës”, shkruan Rama. Edhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cilësoi të enjten Tunelin e Murrizit, një vepër komplekse dhe sfiduese, si dhe duke lajmëruar nëpërmjet një video-mesazhi hapjen e tij me 14 mars për qarkullim, duke shënuar kështu edhe përfundimin e Rrugës së Arbrit, të cilën Balluku e quajti “rruga e të gjithë shqiptarëve”. “Vite e muaj punë e palodhur në një vepër sfiduese infrastrukturore e cila padyshim është edhe vepra infrastrukturore më e madhe e verilindjes”, tha ajo. Hapja e tunelit të Murrizit e bën të aksesueshme të gjithë rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme në vend, e cila pritet të shënojë edhe një rritje ekonomike të zonës dhe të sektorit turistik për Veriun. Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3,78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës. Ai ka 11 dalje. Në total, Rruga e Arbrit ka 7 tunele, me gjatësi 8,5 km. Me gjatësi rreth 74 km, Rruga e Arbrit lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë, duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore.

♬ original sound – TN – Lajme Lokale

“Vite e muaj punë e palodhur në një vepër sfiduese infrastrukturore e cila padyshim është edhe vepra infrastrukturore më e madhe e verilindjes”, tha ajo.

Hapja e tunelit të Murrizit e bën të aksesueshme të gjithë rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme në vend, e cila pritet të shënojë edhe një rritje ekonomike të zonës dhe të sektorit turistik për Veriun.

Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3,78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës. Ai ka 11 dalje. Në total, Rruga e Arbrit ka 7 tunele, me gjatësi 8,5 km.

Me gjatësi rreth 74 km, Rruga e Arbrit lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë, duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore.

Rruga e Arbërit bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim në Ballkanin Perëndimor. Jo vetëm do të afrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por do të jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit të Shqipërisë dhe Dibrës në Maqedoninë e Veriut.