Ballina Blog Faqe 387

Nga 28 dhjetori kërkohet test negativ për ata që do udhëtojnë nga Tirana drejt Turqisë

Pandemia ka detyruar autoritetet turke të marrin masa më të forta në ditët e fundit të vitit 2020.

Në një njoftim për shtyp, Ambasada turke në Tiranë njofton se për shkak të përkeqësimit të situatës, autoritetet kanë vendosur që nga 28 dhjetori të bëjnë të detyrueshëm pajisjen me një test negativ për të gjithë udhëtarët që udhëtojnë me avion, i cili duhet të jetë kryer brenda 72 orësh. E njëjta gjë dhe për persona që udhëtojnë në rrugë tokësore, por për ta masat nisin nga 30 dhjetori.

Gjithashtu bëhet me dije se udhëtarët që nuk janë pajisur me përgjigjen e testit, do të karantinohen për 7 ditë dhe më pas do t’i nënshtrohen tamponimit.

Sipas ambasadës turke këto masa do të qëndrojnë në fuqi deri më 1 mars 2021.

Humb jetën producenti 39-vjeçar i Netflix, H E L M O H E T nga bashkëpunëtori i tij

Producenti i njohur i Netflix LIN Qi 39 vjeç ka humbur jetën ditën e sotme dhe sipas raporteve ai është h e l m u a r. Producenti kinez ishte gjithashtu kryetari i kompanisë kineze Yoozoo Group dhe d y sh o h e t se u h e l m u a nga bashkëpunëtori i tij.

Sipas mediave kineze, policia tha se një nga kolegët e Linit, duke treguar vetëm mbiemrin e tij Xu, është i d y sh u a r i kryesor i cili ndodhet në p a r a b u r g i m. Lin u dërgua me urgjencë në spital pas h e l m i m i t dhe dje gjendja e tij ishte e qëndrueshme, por sot u shpall i v d e k u r nga mjekët.

Sipas mediave lokale h e l m i m i i tij u shkaktua pasi piu një filxhan çaj dhe në të kishte h e l m.

Kompania në të cilën ai ishte kryetar, Yoozoo Group, i shiti Netflix të drejtat e adaptimit të librave më të shitur shkencorë.

“Boll më”: Shqiptarët po plaçkiten, paguajnë 5 herë fatura më të shtrenjta të rrymës se të tjerët (VIDEO)

Aktivistët e organizatës qytetare “Boll më” kanë akuzuar ndërmarrjen EVN, MEPSO dhe ELEM se janë zhvatësit kryesor të shqiptarëve. Ata sot në mënyrë simbolike dorëzuan një faturë që, sipas tyre, paraqet rrogën e 13-të për udhëheqësinë e këtyre tre firmave, shkruan gazeta LAJM.

“Sot u sollëm një donacion në formë të rrogës së 13-të ose K-15 udhëheqësisë së këtyre tre ndërmarrjeve, EVN, ELEM dhe MEPSO, të cilët janë zhvatësit kryesor të popullit shqiptarë këtu në Iliridë. Ndoshta kështu do të ngopen dhe do të ndalojnë së zhvaturi familjet shqiptare. Ne kemi rreth 1 javë që kemi hapur një zyrë në Tetovë, është e iniciativës qytetare “Boll më” ku ofrojmë asistencë juridike për qytetarët e dëmtuar nga EVN-ja. Aty kemi has ankesa dhe raste nga më të ndryshmet. Ankesat janë të gjitha të familjeve shqiptare, që konfirmon dyshimin dhe akuzat tona drejt EVN-së se shqiptarët e paguajnë hisen e sllavëve në energjetikë”, tha mes tjerash Krenar Osmani, anëtar i këshillit organizativ të nismës qytetare “Boll Më”, gjatë protestës së sotme./Gazeta LAJM

Kryeministri shqiptar në zyrën e tij që vjen era shtet

Nga Kastriot Dervishi

Pandeli Evangjeli (1859 – 1949), politikan dhe burrë shteti i shquar, ishte kryeministër i Shqipërisë në vitet 1921 dhe 1930 – 1935; kryetar i parlamentit më 1921, 1928 – 1930 dhe 1937 – 1939. Po ashtu ka qenë edhe ministër. Në foto është në zyrën e tij si kryeministër në kohën kur Shqipëria kishte shtet. Pranë mban botimin “Fletorja zyrtare” për të konsultuar ligjet e shtetit dhe shkresat që priten të studiohen e nënshkruhen prej tij.

Pandeli Evangjeli ishte kryeministër që nuk tregonte barsoleta apo fliste papushim gjithë ditën për gjëra pa lidhje me detyrën. As nuk mbante bojëra e bënte shkarravina. Po ashtu nuk ndante torta e jepte çelësa. Besohet se fotoja është rreth vitit 1933. Tani krahasojeni këtë foto me individët që nuk bëhen dot as shtetarë dhe as burra shteti. Se nuk janë prerë për të tillë.

Agim Veliu “bën hajgare” me sondazhet e VV-së

Sondazhet e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e ardhshme kanë qenë shkas i talljes nga nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Agim Veliu

Ai ka thënë se Vetëvendosja do të fitojë si në Kore të Veriut, me 100% të votave.

“Ata sikur në Kore kanë më i fitu 100%”, ka thënë ai, për Periskopin.

Veliu është shprehur optimist në lidhje me zgjedhjet.

“Subjekti politik në çfarëdo situate duhet të jetë e gatshme për zgjedhje, ne jemi të gatshëm, të hyjmë në procesin zgjedhor. Edhe besoj shumë që LDK do të del mirë në këtë proces”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

Xherdan Shaqiri i jep fund lidhjes me këngëtaren e njohur? Ja çfarë shkruan Dhurata Ahmetaj

Çifti i njohur i showbizit shqiptar, Xherdan Shaqiri dhe këngëtarja Dhurata Ahmetaj përfliten se janë ndarë.

Dyshja nuk kanë reaguar kurrë publikisht për lidhjen e tyre, por dyshimet kanë nisur nga një postim i bërë nga Dhurata në Instastory. Ajo ka lënë të kuptohet se është single dhe në jetë ka qëllime të tjera.

“Të gjithë janë shtatzënë, të fejuar apo të martuar. Unë thjesht dua të humbas peshë dhe të udhëtoj”, shkruhet në një foto të shpërndarë nga këngëtarja në Instagram.

Kujtojmë që lidhja e dashurisë së çiftit u zbulua gjatë periudhës së karantinës, pasi Dhurata kishte udhëtuar disa herë drejt Anglisë, vendi ku futbollisti i Liverpoolit jeton.

Ndahet nga jeta babai i këngëtarit të njohur

Babai i këngëtarit të njohur, Luiz Ejlli, është ndarë ditën e sotme nga jeta.

Ishte vetë këngëtari, ai që ndau këtë njoftim me ndjekësit, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Me dhimbje në zemër, ju njoftoj për ndarjen e parakohshme nga jeta në moshën 66-vjeçare të babait tim Luigj Ejlli’, ka shkruar ai në fotografinë që ndau me ndjekësit.

Nagavci: Në zgjedhje do të garojmë me Vjosa Osmanin

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se sa më shpejt të mbahen zgjedhjet, këto do të sjellin një legjitimitet të ri të institucioneve.

“Për fat keq, është se kësaj radhe zgjedhjet po mbahen shumë shpesh. Ka një kohë të gjatë që në Kosovë nuk ka një qeveri stabël, që të ketë një mandat të plotë, por kjo në këtë radhë është e mirëseardhur se e konfirmoi Gjykata Kushtetuese. Në realitetin aktual, ku ne aktualisht nuk kemi kryeministër sepse sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese zoti Hoti asnjëherë nuk ka qenë kryeministër dhe qeveria Hoti aktualisht nuk më është një qeveri legjitime. Sa më shpejt që të mbahen zgjedhjet, do të sjellin një legjitimitet të ri të institucioneve në Kosovë”, u shpreh ajo.

“Ne aktualisht dhe ligjërisht, do të duhej të ishim në pushtet, për më tepër të gjitha sondazhet e tregojnë se Lëvizja jo vetëm që është fuqia e parë politike në vend dhe do të fitojë bindshëm, dhe do të kalojë edhe 50% dhe do arrijë që të krijojë një qeveri stabile”, tha Nagavci.

Sa i përket bashkëpunimit me Vjosa Osmanin, ajo deklaroi se do të garojnë bashkë në zgjedhjet e ardhshme.

“Varet sesi do të shkojë në zgjedhje Osmani. Për aq sa ajo ka deklaruar dhe kemi parë deri më tani sigurisht që do të krijojë një listë zgjedhore dhe do të garojë bashkë me ne në listën e përbashkët”, tha nënkryetarja e Kuvendit.

“Ne besojmë që do të garojmë bashkërisht në këto zgjedhje dhe do të fitojmë shumicën”, theksoi ajo më tej.

Ndërsa për çështjen e koalicioneve me partitë e tjera, ajo nënvizoi se nuk do të ketë të tilla.

“Nuk besoj se do të kemi koalicion. Jam e bindur që nuk do të kemi me ndonjë parti, të paktën prej këtyre partive që kanë qenë në qeverisje”, përfundoi Nagavci për Euronews Albania.

Donald Trump dekoron Grenellin: Mundësoi nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dekoruar të dërguarin e tij të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell me Medaljen e Sigurisë Kombetare.

“Ambasadori Richard Grenell është nderuar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm që mundësoi nënshkrimin historik të normalizimit të marrëdhënieve ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës.

Sipas kësaj marrëveshje, Serbia dhe Kosova rivendosën lidhjet e drejtpërdrejta ajrore, hekurudhore dhe autostradën, projektet kryesore të infrastrukturës të nevojshme për të lehtësuar rritjen ekonomike dhe transferimin në kohë të mallrave dhe njerëzve”, ka thënë Trump në vendimin e tij.

Njoftimin e ka bërë ambasadori Grenell përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një Evrope më paqësore, të sigurt dhe më të prosperuar.

Kontributet e ambasadorit Grenell në arritjen e këtij përparimi historik diplomatik në Serbi dhe Kosovë do të çojnë në një të ardhme më të ndritur për miliona njerëz”, ka thënë ai.

Grenell u emërua i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi në tetor të vitit 2019, derisa po shërbente si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani.

Mickoski paraqitet në gjykatë, do të dëshmoj për “Organizatorët e 27 prillit”

Vazhdon sot procesi gjyqësor për organizatorët e ngjarjeve në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, ndërsa si dëshmitarë paraqitet kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Në seancën e kaluar që u mbajt më 22 dhjetor si dëshmitarë të palës mbrojtëse dëshmuan ish kreu i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, i cili nga 2026-2017 ishte anëtarë i Komitetit Ekzekutiv dhe koordinator i partisë në disa komuna, si dhe Vlladimir Nellovski, i cili ishte kryetar u Unionit të të rinjve dhe anëtarë i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.
Rasti gjendet në procedurën e dëshmive dhe e udhëheq gjykatësi Ilija Trpkov.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, ish ministrat Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish drejtori i DSK-së Vlladimir Atanasovski.

Theu rregullat e pandemisë, arrestohet një pronar nga Tetova

Dje rreth orës 18:30, efektivët e policisë të SPB Tetovë, e kanë privuar nga liria 28-vjeçarin P.D. nga Tetova, objekti hotelierik i të cilit në rrugën “133” në Tetovë po punonte pas kohës së lejuar dhe në lokal kanë qëndruar mysafirë informon SPB-Tetovë.

I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës, kurse objekti është mbyllur përkohësisht dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të çështjes, kundër tij do të përgatitet parashtresë adekuate në bazë të nenit 206 të Kodit Penal, për shkak të dyshimit se ai ka kryer vepër penale “mosveprimi sipas rregullave shëndetësore gjatë një epidemie”.

“Kafja e mëngjesit” në sheshin e Shkupit (FOTO)

Sheshi i Shkupit është i mbyllur për vetura, por kjo shpeshherë nuk respektohet nga të “fortët” të cilët kanë deshire që kafen në shesh ta pinë duke shikuar veturën nga dritarja.

Mëngjesin e sotëm një makinë e tipit “Passat” është përplasur në tarracën e kafenesë “Menada” në fillim të Bulevardit “Aradhet Partizane” tek semafori në rrugën “Dame Gruev”.

Shoferi për arsye deri tani të panjohura ka humbur kontrollin e makinës, njofton Lider. Sipas dëshmitarëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale, por që fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Arian Çani: Po të isha kosovar, nuk do ta votoja Albin Kurtin

Moderatori Arian Çani ka thënë se nëse do të ishte qytetar i Kosovës nuk do ta votonte Albin Kurtin.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi Syri.net, e shpalli Albin Kurtin personazh i vitit. Çani tha se ai e meriton të shpallet i tillë, por shtoi se nëse do të sihte shtetas kosovar nuk do ta votonte Albin Kurtin. Dhe për këtë ai paraqiti dy arsye:

“Miti që është krijuar për të dhe bindjet politike majtiste që Kurti përfaqëson. Nuk e mbaj mend kur më ka ardhur Albin Kurti në studion time, por megjithatë them që jo më kot është shpallur nga ju personi i vitit. Megjithatë unë nuk do e votoja po të isha shtetas kosovar. S’do e votoja sepse është krijuar një mit për të, dhe mendoj që ky mit duhet të rrëzohet. Dhe tjetër, Kurti vetë dhe ata që e mbështesin përfaqësojnë të majtën radikale, mua më tremb kjo ndaj s’do e votoja”, tha ai.

Vihen pas hekurave katër mashtrues nga Shkupi, ja skema e tyre për marrjen e makinave nga njerëz të ndryshëm!

Departamentet për çështje k r i m i n a l e në Aerodrom dhe Draçevë ngritën kallëzime p e n a l eP r o k u r o r i n ë Themelore Publike të Shkupit kundër 27-vjeçarit me inicialet R. А. nën dyshimin për kryerjen e gjashtë veprave p e n a l e të mashtrimit, si dhe ndaj personave me inicialet M. А. (18), K. K. (29) dhe N. А. (29) nën dyshimin se kanë kryer tre k r i m e të të njëjtit lloj, transmeton Tetova News.

Në këtë mënyrë ata krijuan pasuri të paligjshme prej gati 5,472,790 denarë.

K r i m e t e raportuara janë kryer në periudhën prej 1 nëntorit 2019 deri më 30 nëntor të këtij viti në një mënyrë identike.

Kur vinin re një shpallje për shitjen e veturave më të shtrenjta, ata thirrnin në numrin e telefonit të reklamuesit dhe në kontakt me palët e dëmtuara dakordoheshin që për procedurat e shitblerjes së makinës të takoheshin te një noter.

Pas takimit te noteri, personat e a k u z u a r binin dakord me palët e dëmtuara që në kontratë të deklarohej një shumë që nuk binte ndesh me rregulloret ligjore të pagesës dhe pjesa e mbetur e shumës të paguhej në dorë.

Pas nënshkrimit të kontratës, të pandehurit i merrnin viktimat në vende të ndryshme me arsyetimin se një person i tretë do të vinte dhe do të sillte pjesën tjetër të parave, por në një moment, duke përfituar nga neglizhenca e viktimave, ata merrnin çelësat dhe largoheshin me automjetin pa paguar shumën e parave./TetovaNews

Aksident në autostradën Shkup-Tetovë, humb jetën 25 vjeçari me motor

Më datë 23.12.2020, në ora 21,00, në autostradën Shkup-Tetovë, në qarkoren e qytetit të Shkupit, 25 vjeçari me inicialet D.Z., duke drejtuar motoçikletën “Aprilia”, me targa të Shkupit, ka humbur kontrollën dhe ka dalë nga rruga.

Pas aksidentit, D.Z. u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ku nuk arriti që të mbijetojë dhe ndërroi jetë.

Hetimi u krye në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të P r o k u r o r i t Publik trupi i të ndjerit u dorëzua për a u t o p s i, transmeton Tetova News.

Milioneri më i ri në moshë në Maqedoninë e Veriut është vetëm 6 vjeç

Një 6-vjeçar është milioneri më i ri në moshë në Maqedoninë e Veriut. Të ardhura bruto në 2019 për këtë person shkojnë në mbi një milion denarë dhe është fëmijë i lindur në vitin 2013.

Ai fiton përmes qirasë, tha sot drejtoresha e Drejtësisë së të Ardhurave Publike (DAP), Sanja Lukarevska, transmeton Alsat.

Në lidhje me: Paga më e lartë në Maqedoni është 156 mijë euro, 11 mijë euro është pensioni më i lartë

Llukarevska shtoi se qytetari më i vjetër në këtë kategori është 101 vjeç, dhe qytetari më i vjetër, i cili fitoi më shumë se 10 milionë denarë, është 86 vjeç.

MYFTIU TERNAVA URON KATOLIKËT SHQIPTARË

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Ternava, ka uruar Ipeshkvin, Don Gjergjin dhe katolikët shqiptarë për festën e krishtlindjeve.

“Me rastin e festës së Kërshëndellave, më lejoni që me respekt t’ju drejtohem me mesazh urimi e përgëzimi Juve, meshtarëve, si dhe të gjithë vëllezërve të krishterë, duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi e lumturi”, thuhet në telegramin e Ternavës.

“Megjithëqë, vit e kohë pandemie, fesat fetare te ne si gjithherë, e edhe me këtë rast paraqesin momentin e ndërgjegjësimi për bashkim, unitet, respekt, dashuri e solidaritet. Kërshëndella është moment i veçantë që simbolizon lindjen, jetën e mbarësinë. Po ashtu, kjo festë përçon në mënyrën më të mirë mesazhin e tolerancës, mbarësisë e humanizmit, vlera këto që na duhen për një të ardhme më të mirë për njerëzimin”, vazhdoi urimi. /Insajderi.com

Kush do t’i fitojë zgjedhjet dhe si do t’i bëjnë koalicionet, flasin analistët

Analistët politikë në vend kanë parashikuar një fitore tjetër të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet që priten të mbahen në fillim të vitit 2021, por jo në atë masë siç është parashikuar nga zyrtarë të kësaj partie, shkruan GazetaBlic.

Analisti i çështjeve politike në vend, Arton Demhasaj, ka thënë për GazetaBlic se partia e Albin Kurtit me shumë mundësi do të triumfojë në këtë zgjedhje, por që siç ka thënë ai, paraprakisht mund të ketë koalicione parazgjedhore, gjë kjo që do të ndikojë në ndryshim të epilogut përfundimtar të zgjedhjeve.

“Për t’u ditur fituesi i zgjedhjeve, duhet presim nëse do të ketë koalicione parazgjedhore. Në këtë drejtim kanë efekt edhe se kush janë kandidatët për kryeministër dhe listat për deputetë. Normalisht se ka një simpati më të madhe për Lëvizjen Vetëvendosje qysh kanë treguar edhe sondazhet, e njëkohësisht edhe rezultat në zgjedhjet e Podujevës”, është shprehur ai.

Demhasaj ka parashikuar disa koalicione që mund të bëhen para këtyre zgjedhjeve, ndërkohë që ka shtuar se partia e Fatmir Limajt mundet të bëjë një marrëveshje me PDK-në.

“Mendoj që Nisma do të bëjë koalicion me PDK-në, e që me gjasë mundet t’i bashkohet edhe AKR-ja. Pastaj, mundet me u pa se AAK-ja a do t’i bashkohet ndonjë partie, në këtë rast Vetëvendosjes dhe LDK-së. Ndërkaq, nëse Vjosa Osmani krijon ndonjë iniciativë ajo me shumë gjasë do të bëhet me VV-në se nuk ka alternativë tjetër”, ka thënë ai.Më tej, Demhasaj ka komentuar edhe sondazhin e fundit të publikuar nga Vetëvendosje, sondazh me të cilin VV thotë se do t’i fitojë 60 ulëse në Kuvend.

“Aspak nuk mundet t’i besojë këtij sondazhi se VV do t’i fitojë 60 deputetë. Është e pamundshme që në sistemin tonë zgjedhor një parti politike me i fitu 60 deputetë. S’ka mbërri as Ibrahim Rugova që ka pasur një përkrahje të madhe në popull, e aq më pak Vetëvendosje. Pra, VV mundet me arrit deri te 40 deputetë, por s’besoj që mundet me kalu kjo, pasi kem shumë parti politike që garojnë”, është shprehur ai.

Se që do të dalë fituese në këto zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje e thotë edhe analisti tjetër, Shemsi Jashari.

“Në zgjedhjet qe po vijnë siç është bërë e zakonshme do të shohim një valë të aderimeve të figurave me profile të ndryshme në të gjitha subjektet politike, si tendencë për të krijuar opinion se partitë janë të hapura për figura të reja që kanë përgatitje të mira dhe që janë të pëlqyera nga publiku. Sipas matjeve të ndryshme del se LVV do të dalë partia e parë me numër të deputetëve nëse subjektet garojnë individualisht”, ka thënë ai.

Jashari ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, sipas tij, do të bëjë koalicion me “Listën” e Vjosa Osmanit. “Ndërsa duke pas parasysh se për të formuar qeverinë duhen së paku 61 vota, unë pres që partitë e vogla të provojnë të hyjnë në koalicione parazgjedhore për të mbetur në skenën politike. Kur flasim për koalicione parazgjedhore pres që Lista “Vjosa” të bëhet bashkë me LVV, Nisma të bëhet bashkë me PDK-në, derisa AAK dhe LDK-ja do të shkojnë të vetme.

Koalicionet parazgjedhore mundësojnë që të mos shpërndahet vota dhe premton një stabilitet të punën e kuvendit të ri. Sfidë mbetët zgjedhja e presidentit të vendit pasi do të jetë puna e parë e koalicionit të ri qeverisës pas zgjedhjeve të reja”, ka thënë Jashari për GazetaBlic.Përkundër që VV parashikohet t’i fitojë edhe këto zgjedhje, Jashari ka deklaruar se nuk mund të arrihet, sipas tij, pretendimet se partia e Kurtit t’i fitojë 50 për qind të votave.

“Sa i përket pretendimeve të LVV-së se do të marrin 50%të votave unë nuk e besoj se do të ndodhë dhe maksimumi i deputetëve që LVV do ti marr do të sillet prej 40 deri 45 deputet.

Rezultati për subjekte politike do të varet shumë nga cilësia e kandidatëve që do të garojnë në listat e partive politike”, ka thënë ai.Ndryshe, të hënën në mbrëmje, Gjykata Kushtetuese shpalli aktgjykimin për rrëzimin e Qeverisë Hoti dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke konstatuar se përbërja e kabinetit qeveritar s’i kishte marrë votat e nevojshme, pasi që ky organ e cilësoi si të pavlefshme votën e ish-deputetit të d ë n u a r me b u r g i m, Etem Arifi.

Tetova qyteti më i ndotur, ajri i ndotur edhe në Shkup e Gostivar

Ajri tejmase i ndotur në Shkup, Kumanovë, Tetovë dhe Gostivar. Tetova qyteti më i ndotur. Dje janë matur 260 mikrogramë të grimcave PM 2.5 më të dëmshme në ajër, që është gjashtë herë më shumë se kufiri normal. Vlera të larta të grimcave të dëmshme ka edhe në Kumanovë, Gostivar dhe Shkup. Sipas Kryetarit të Shkupit Petre Shilegov, ka më pak ditë të ndotura se më parë.

Ditët e ajrit të ndotur nuk mund të zhduken papritmas. Është shumë e rëndësishme në sezonin e ngrohjes, kur ndotja është më e madhe të jemi në gjendje të zvogëlojmë numrin e ditëve të ndotura, e cila është diçka që na ndodh për të tretin vit radhazi. Mesatarisht kemi më pak ditë të ndotura – tha Petre Shilegov, Kryetari i Qytetit të Shkupit.

Ndotja në Karposh, posaçërisht në vendbanimin Zllokuqan ku ka familje që ngrohen me plastikë dhe goma do të zgjidhet. Kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, është optimist.

Eventualisht duhet të ketë disa ndryshime ligjore për të thjeshtuar sanksionimin e të gjithë atyre, që në të ardhmen do të nxehen me lëndë djegëse të ngurta, ose fosile, ose në amvisëritë e tyre. Ndërsa jashtë në hapësirë të hapur publike, jam i bindur se situata do të fillojë të përmirësohet me rrjetëzimin e inspektorateve midis inspektorateve komunale dhe të qytetit – u shpreh Stefan Bogoev, Kryetar i Komunës së Karposhit.

Në Karposh nuk është problem vetëm ndotja. Në Karposh 1 dhe Karposh 2 po uzurpohen parkingjet nga ata që nuk duan të paguajnë vende parkimi në komunën Qendër. Parkimi zonal që do jetë falas për banorët e lagjes është në fazën finale. Problem të këtillë kanë edhe banorët në Karposh 3 dhe Karposh 4 që nuk munden të gjejnë vende parkimi nga qytetarë që parkohen jashtë qendrës tregtare. Edhe për këto dy lagje mendohet të vendoset parkimi zonal që do vlejë vetëm për ata që nuk jetojnë atje.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, LDK pa kandidat, Hoti: Ende s’e kemi diskutuar

Kryeministri në Detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se LDK-ja nuk e ka ende emrin e kandidatit për kryeministër.

Në një konferencë për mediat Hoti ka theksuar se deri më tani nuk është diskutuar asgjë në lidhje me këtë çështje.

“Ende nuk e kemi diskutuar çështjen e kandidatit për kryeministër”.

Hoti para mediave shtoi se viti që po lëmë pas ka qenë sfidues për shkak të pandemisë, por që sipas tij Kosova ka arritur ta menaxhojë.

“Të gjithë jemi përballur me virusin. Kosova renditet në mesin e vendeve që më së miri kanë menaxhuar pandeminë. Ministri Zemaj ka punuar shumë në sigurimin e vaksinës”, tha ai.

Ndryshe, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se kandidati për kryeministër nga kjo parti do të votohet nga organet vendimmarrëse të partisë. /abcnews.al