Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, iu është drejtuar shqiptarëve përmes një video-mesazhi.
Referuar rindërtimit në Laç, Erdogan shprehet se Shqipëria është partner i afërt i Turqisë në Ballkan.
“Ne e shohim gëzimin dhe pikëllimin e Shqipërisë, si gëzim dhe pikëllim edhe për ne. Pas tërmetit ne kemi dërguar katër maune me ndihma humanitare. Krahas tyre vendosëm të ndërtojmë shtëpi për vëllezërit tanë. Pavarësisht pandemisë, ne nënshkruam në korrik invetimin. Ndërsa sot kemi hedhur themelet për këto banesa që do të jenë një strehë e ngrohtë për vëllezërit shqiptarë. Ky është një investim prej 42 milionë eurosh” – tha Erdogan ndër të tjera.
Në mbyllje të fjalës së tij presidenti turk uroi shqiptarët për festën e Vitit të Ri.
Njerëzimi përballet me një numër të panjohur të viruseve të reja dhe potencialisht fatale që dalin nga pyjet tropikale të Afrikës, sipas profesorit Jean-Jacques Muyembe Tamfum, i cili ndihmoi në zbulimin e virusit Ebola në vitin 1976 dhe që prej asaj kohe, ka qenë në vijën e parë të kërkimit të patogjenëve të rinj.
“Tani jemi në një botë ku do të dalin patogjenë të rinj”, i tha ai CNN. “Dhe kjo është ajo që përbën një kërcënim për njerëzimin.” raporton CNN.
Si një studiues i ri, Muyembe mori mostrat e para të gjakut nga viktimat e një sëmundjeje misterioze që shkaktoi hemorragji dhe vrau rreth 88% të pacientëve dhe 80% të stafit të cilët ishin duke punuar në Spitalin Yambuku, kur sëmundja u zbulua për herë të parë.
Provëzat e gjakut u dërguan në Belgjikë dhe SHBA, ku shkencëtarët gjetën një virus në formë krimbi. Ata e quajtën atë “Ebola”, pas lumit ku sëmundja u zbulua për herë të parë.
Identifikimi i saj u mbështet në një zinxhir që lidhte pjesët më të largëta të pyjeve të Afrikës me laboratorët e teknologjisë së lartë në Perëndim.
Tani, Perëndimi duhet të mbështetet te shkencëtarët afrikanë në Kongo dhe gjetkë, për të vepruar si roje paralajmëruese kundër sëmundjeve të ardhshme.
Duke folur ekskluzivisht për CNN, Muyembe paralajmëroi për shumë sëmundje zoonotike, ato që kalojnë nga kafshët tek njerëzit.
Ethet e verdha, format e ndryshme të gripit, bruceloza etj, janë ndër ato që kalojnë nga kafshët te njerëzit, shpesh përmes brejtësi ose një insekti. Ato kanë shkaktuar epidemi dhe pandemi më parë.
A mendon Muyembe se pandemi të ardhshme do jenë më keq se kjo e 2020-ës?
“Po, kështu mendoj”, përgjigjet ai.
Që nga infeksioni i parë që kalonte nga kafsha te njeriu, njohur si “ethet e verdha”, që u identifikua në vitin 1901, shkencëtarët kanë gjetur të paktën 200 viruse të tjera që dihet se shkaktojnë sëmundje tek njerëzit.
Sipas një hulumtimi nga Mark Woolhouse, profesor i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Universitetin e Edinburgut, specie të reja të viruseve po zbulohen me shpejtësi. Shumica e tyre e kanë origjinën nga kafshët.
Ekspertët thonë se numri në rritje i viruseve në zhvillim është kryesisht rezultat i shkatërrimit ekologjik dhe tregtisë së kafshëve të egra.
Ndërsa habitatet e tyre natyrore zhduken, kafshë si minjtë, lakuriqët e natës dhe insektet mbijetojnë atje ku kafshët më të mëdha zhduken. Ata janë në gjendje të jetojnë së bashku me qeniet njerëzore dhe shpesh dyshohet se janë faktorët që mund të sjellin sëmundje të reja tek njerëzit.
Në paraqitjen e djeshme të Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në dy raste u kritikua BE, herën e parë Kryeministri Zaev theksoi se BE ka përcjellë sinjal të keq, ndërsa herën e dytë thekson se nuk do të lejoj që dështimi i BE me mosmiratimin e kornizës negociuese, të paraqes ngecje në reformat e brendshme.
Ky është një sinjal i keq i një kryeministri, i cili mandatin e ka marrë me premtimin për fillim të negociatave dhe tani duke tentuar që fajin ta hedh mbi BE, me apo pa vetëdije, po mundohet të krijoj euroskepticizëm edhe atë pikërisht për shkak të paaftësisë së qeverisë dhe ministrave të saj. Kështu filloi edhe Gruevski pas samitit të Bukureshtit në vitin 2008, edhe pse në vitin 2005 ishim shembull në rajon në lidhje me reformat, ndërsa ku jemi tani?
Duhet të kemi guxim që të merren përgjegjësi dhe jo të shpikni “AKSION të koduar 21 apo 22”, vetëm për t`i ikur përgjegjësisë, për çka paraardhësi juaj përfundoi në ekzil, e që në të njëjtën rrugë jeni nisur edhe ju kryeministër Zoran Zaev.
Kryeministri, duke u munduar që të tregoj se fajtori nuk është tе qeveria apo nuk ekziston fare (ekziston thënie të shqiptarët “faji është jetim”) dhe duke i paraqitur reformat me emrin e ri AKSIONI 21, për standarde evropiane në shtëpi, me 10 prioritete, kurse në të vërtet nuk është bërë asnjë hap në këtë drejtim.
Ne këtë plan AKSIONIN 21 e interpretojmë si përpjekje e Qeverisë dhe Kryeministrit për ikje nga përgjegjësia për shansin e humbur për hapjen e bisedimeve me BE.
Për ne si Koalicion Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa është e papranueshme të eksperimentohet me përcaktimet strategjike të vendit dhe vlerësojmë se asnjë AKSION nuk mund të zëvendësohet me anëtarësimin e vendit në BE.
Kur jemi te prioritetet, rastësisht apo jo, numër 1 në listë është Pastrimi i Gjyqësorit.
Kryeministri thotë se “jemi në finale të reformave të thella dhe thelbësore në gjyqësor përmes pastrimit objektiv dhe efikas të gjyqësorit dhe prokurorisë”.
Por, ai harron se pikërisht raporti i Komisionit Evropian, në pjesën e gjyqësorit, thotë se Sistemi Gjyqësor në Maqedoninë e Veriut ka një nivel të përgatitjes mesatarisht të përgatitur. Në vazhdim, na lejoni që të citojmë pjesë nga raporti: “I ashtuquajturi rasti “Zhvatja” është brengosësh”. Këtë e thotë raporti i BE, përderisa Zaevi thotë të se jemi në finale të pastrimit të Gjyqësorit.
Ne e kuptojmë qasjen joserioze në reformat e thella dhe thelbësore në gjyqësor, por me deklarimet tuaja vetvetiu tregoni vazhdimësinë e ndikimit ndaj sistemit gjyqësor me të ashtuquajtur tefter, prandaj ju sugjerojmë që të largoheni nga politika e cila ndikon në gjyqësor dhe gjykatësit me tefter dhe lejoni që reformat të arrihen me debate profesionale dhe iniciativat të fillojnë nga kuvendi dhe profesionist të fushës.
Në fakt, çdoherë kur mafia, respektivisht koalicioni, ndërtohet me afera të caktuara apo në rastet e disa ditëve më parë me sekuestrimin e marihuanës, në vend të përgjegjësisë ju dilni me ide të reja dhe “AKSIONE” duke u sjellë si naiv dhe se nuk dini asgjë edhe atë si Kryeministër. A nuk është kjo çudi?
Në vazhdim, pjesë e “AKSIONIT 21”, konkretisht prioritet i dytë, thoni që do të jetë Lufta Kundër Korrupsionit!
Ja një pjesë e raportit të KE për avancimin e vendit: “Korrupsioni është i përfshirë në të gjitha anët dhe në shumë fusha dhe duhet të sigurohet qasje më aktive nga të gjithë aktorët e përfshirë dhe që merren me ndalimin dhe luftën kundër korrupsionit”.
Në raport thuhet se vërehet mungesa e përndjekjes dhe gjykimit të rasteve të nivelit të lartë të korrupsionit. Si një ndër rekomandimet kryesore të raportit është që shteti të demonstrojë vullnet politik për luftën kundër korrupsionit duke përkrahur trupa relevante, duke i financuar ato dhe duke i ndihmuar me resurse kadrovike dhe duke u siguruar politika të qarta me udhëzime për të gjitha institucionet shtetërore për atë se si ta parandalojnë korrupsionin në përputhje me rekomandimet e Komisionit Shtetëror për ndalimin e Korrupsionit.
T`ua kujtojmë, Kryeministër, se Komision Shtetërorë për Ndalimin e Korrupsionit ju rekomandon se ekziston konflikt interesi në emërimin e drejtorit të MEPSO-s.
Qeveria LSDM-BDI madje ka emëruar koordinator në luftën kundër korrupsionit, por edhe sot e kësaj dite asgjë nga ky koordinim, pra rezultati është ZERO.
Kryeministri foli edhe për transparencën e qeverisjes lokale, sikur ajo qendrore është shumë transparente, dhe tani do të na mbajnë leksion për qytetarët. Ai thotë se rekomandim i tij është që komunat duhet ta rrisin transparencën, sepse kemi të dhëna se qeverisja lokale në mënyrë të pamjaftueshme e ndjek qeverisjen qendrore, kur është në pyetje hapja e tyre dhe transparenca. Mos jeni vetëm 100 ditë në qeveri z. Zaev?!
Zbulimet tuaja tregojnë se te numri më i madh i komunave ekziston mungesë e informacioneve për harxhimet e mjeteve buxhetore nga ana e vetëqeverisjes lokale, përderisa Tearca, Haraçina, Saraji, Likova, Tetova, Dollneni janë në fund të listës për transparencë si komuna, ndërsa kuadër i juaji udhëheq me ato Komuna. Ku është këtu morali?
Përveç kësaj, thoni që do t`i kushtëzoni komunat që të marrin mjete për projekte nga qeverisja qendrore. Prandaj pyesim: a është edhe ky një truk për t`i diskriminuar komunat që udhëhiqen nga ana e opozitës?
Pyetja e fundit është: kush do ta bëjë vlerësimin dhe me çfarë kritere do të vendoset se cila komunë do të marrë mjete financiare dhe cila jo? Apo përsëri libreza partiake e Kryetarit të Komunës do të vazhdojë të jetë kusht?
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka publikuar një mesazh kërcënues që ka pranuar nga një qytetar, njofton Insajderi.
Çitaku ka publikuar emrin dhe mbiemrin e personit i cili e ka kërcënuar, ndërsa ka paralajëmruar se të gjitha mesazhet si ky do t’i raportoj në polici.
“Asnjëherë nuk e kam pa të nevojës as t’i raportoj e as t’i publikoj mesazhet si ky më poshtë. Dorën në zemër, kur i kam parë të tjerët duke i publikuar e raportuar, më është dukur, ndoshta edhe pa të drejtë, si një nevojë për protagonizëm e viktimizim”.
“Sot vendosa me e ndryshu kursin. Çdo mesazh si ky më poshtë do ta raportoj në polici. Në facebook nuk ju lodhi. P.S Nuk po ndihem e ofendume”, ka shkruar ndër të tjera ajo në llogarinë e saj në Facebook.
Qytetarët prisnin sot me orë të tëra në radhë para bankave, për të marrë informacion si dhe në çfarë mënyre mund ti përdorin gjashtë mijë denarët që ka ndarë qeveria. Punonjësit e bankës iu shpjeguan qytetarëve se ata mund të tërhiqnin para nga bankomatët në vend që të prisnin në radhë. Këtë mëngjes, paratë e destinuara për masën “Blej produkte vendore” u transferuan në llogaritë e 280 mijë qytetarëve. Qytetarët thonë se me paratë do të mbulojnë ndonjë faturë, ose do të blejnë produkte ushqimore.
“Dikush më tha se mund të nxirren e dikush tha jo. Nuk ka kush na tregon, nuk mundem të hyj në bankë. Pasi mund t’i nxjerr mirë është, pse nuk na kufizojnë vetëm në prodhime vendore, mund të paguaj fatura, të bëj diçka.”
“Po duhet t’i marr, do marr diçka për të ngrënë, çfarë të marr tjetër”.
“Ende nuk jam, duhet të pyes në sportel. Pak janë, por mirë është, të hamë diçka, të blemë për në shtëpi”.
70,000 qytetarë kanë paraqitur ankesa, duke vlerësuar se i plotësojnë kushtet dhe nuk janë në listën e qeverisë.
Ankesat që arrijnë në Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë janë duke u shqyrtuar në mënyrë aktive. Rreth 70,000 ankesa kanë arritur deri më tani. Për qytetarët, ankesat e të cilëve janë pranuar, të dhënat e tyre do të përditësohen dhe publikohen në faqen e internetit “Blej produkte vendore – thonë nga Qeveria e RMV-së.
Prindërit e vetëm, artistët dhe artistët e estradës do të marrin paratë deri në fund të kësaj jave sepse listat ende nuk kanë përfunduar. Qytetarët që nuk kanë llogari bankare do të duhet të hapin llogari tjetër në bankën ku shpërndahen. Mbetet e paqartë deri kur bankat do të jenë në gjendje të hapin nën-llogari dhe në çfarë mënyre, për ata qytetarë, llogaria e të cilëve është bllokuar për arsye të ndryshme. Qeveria nuk shpjegoi as sot pse në momentin e fundit nga “Blej produkte vendore” masa u shndërrua në blerjen e produkteve të ndryshme dhe dhënia e mundësisë qytetarëve të shpenzojnë para për ato gjëra që dëshirojnë, megjithëse kjo masë u njoftua me qëllimin e vetëm për të rritur prodhimin e kompanive vendore.
Gazetari Baton Haxhiu tha se VV’ja nuk do të mundet të formoj qeverinë pa LDK ose PDK, përcjell Periskopi.
Haxhiu tha se ‘VV’ja duhet të fitojë 57% që të zgjedhë presidentin, të gjitha këto parti( Nisma, AAK, etj) duhet të mos kalojnë pragun që VV’ja të i fitoj 51%,e kjo është e mundur aq sa ne të do të shkojmë në hënë’, shtoi ai.
“Zgjedhjet do të mbahen në fillim të marsit. As kah fundi i prillit, Kosova s’do të ketë president e as qeveri. VV’ja duhet të fitojë 57% që të zgjedhë presidentin, të gjitha këto parti duhet të mos kalojnë pragun që VV’ja të i fitoj 51%,e kjo është e mundur aq sa ne të do të shkojmë në hënë. VV pa LDK ose pa PDK nuk mund të bëjë qeverinë. VV mund t’i merr 38 %”. Tha Haxhiu
Deri të enjten do të kemi mot stabil dhe pa reshje, me mjegulla nëpër lugina dhe me lagështi të ulët.
Kurse, siç informojnë nga Enti për çështje hidrometeorologjike, nga e premtja nën ndikimin e valës me lagështi, do të kemi mot me shi, kurse në vendet më të larta edhe me borë.
Për shkak të depërtimit të masës së ftohtë ajrore nga veriu, të shtunën kah fundi i ditës, reshje bore do të paraqiten edhe nëpër vendbanime, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit.
Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se situata në Kosovë do të ishte shumë më e mirë nëse Gjykata Kushtetuese do të kishte vendosur më herët.
“Ne po hyjmë në janar dhe ende nuk po dimë nëse zgjedhjet mbahen më 31 janar apo 7 shkurt. Pastaj janë edhe procedurat e KQZ-së, shumë jemi vonuar. Nëse Kushtetuesja do të kishte vendosur në muajin maj, ne do të kishim fituar gati një vit në kohë për formimin e qeverisë”.
Konjufca, në RTV Dukagjini, ka deklaruar se më së voni qeveria e re do të formohet në muajin prill.
Ai u shpreh i bindur se pas zgjedhjeve të reja në vend, konstalacioni politik në Kosovë do të ndryshojë.
“Unë mendoj se koalicioni i ri qeverisës do t’i ketë 75-85 deputetë duke përfshirë edhe pakicat”.
Dy djem të rinj janë plagosur rëndë në një aksident rrugor në afërsi të Lushnjes.
Marius Rakipi dhe Sebastian Sefa ishin duke levizur me makine, në kohën kur në fshatin Konjat kanë humbur drejtimin e mjetit dhe kanë përfunduar afër një shtëpie.
Makina është dëmtuar rëndë.
Dy 18 vjecaret u dërguan në spitalin e Traumes dhe mësohet se janë në gjëndje të rëndë shëndetesore.
“L’Auto-vélo” ka botuar, të mërkurën e 31 tetorit 1923, në ballinë, rrëfimin mbresëlënës të një francezi që ka vizituar asokohe Shqipërinë me biçikletë, kjo e fundit e njohur ndryshe në Perëndim si “mbretëresha e vogël” ndërsa në Lindje si “kali i djallit”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Araba e Satanit (Kali i djallit)
“Biçikleta është bërë një përdorim kaq i zakonshëm kudo që është për t’u habitur të shohësh një vend ku makinat qarkullojnë dhe ende të injorojnë përdorimin e “mbretëreshës së vogël”.
Shqipëria është një vend malor, me lugina pjellore dhe disa fusha të bukura këtu dhe atje. Pamja e maleve të saj, neutraliteti i saj politik dhe mikpritja e shkëlqyeshme që gjejmë atje i kanë dhënë asaj emrin e “Zvicrës së vogël” të Ballkanit. Ashtu si helvetët kishin Vilhelm Telin, shqiptarët kanë Skënderbeun, plakun me mjekër të thinjur, profili i tij prej shqiponje përfaqësohet në shumë imazhe popullore. Nëse ky hero, i cili jetoi në shekullin e XV-të, do të ishte kthyer në atdheun e tij dhjetë vjet më parë, ai nuk do ta gjente atë ndryshe nga koha kur luftonte kundër turqve.
Progresi i vetëm që u bë, në fakt, daton vetëm nga lufta, kështu me pushtimin e njëpasnjëshëm nga austriakët, francezët dhe italianët, ky vend u bë me një rrjet të vogël rrugor i cili i mundëson atij tashmë një trafik mjaft të mirë. Një nga rrugët kryesore të ndërtuara nga Aleatët lidh Sarandën me Manastirin. Ishte ajo që bëri të mundur furnizimin e ushtarëve tanë në Maqedoni. Duke bërë këto rrugë, ushtritë futën përdorimin e automobilit në vend. Në kohën aktuale, shumë pronarë dhe tregtarë qarkullojnë me makinë, ndërsa biçikletën, nuk e hasim gjëkundi, përveç disave, të lëna si relike nga ushtarët, dhe të cilat përdoren nga djemtë e Tiranës dhe qyteteve të tjera për të lozur. Pasi u bë e pavarur, e çliruar nga zgjedha turke, Shqipëria, tani më e sigurtë, aspiron të jetë një komb modern, por në zhvillimin e saj ajo ka kaluar nga karroca e buajve tek automobili, duke lënë pas dore biçikletën.
***
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
U nisa, ditën tjetër, nga Durrësi, që është port, për në Tiranë, kryeqyteti; rreth dyzet kilometra. Rruga, e ngushtë dhe e bardhë, shtrihet përtej një moçali të stërmadh, të një mbretërie bretkosash dhe mushkonjash, pastaj ngjitem në kodrat blu të mbjella me pemë të vogla, kaloj dy lumenj mbi ura prej druri, dërrasat e të cilave luajnë daulle kur kalon mbi to, vonohem përsëri nuk e di se ku dhe përfundimisht arrij në Tiranë, një qytet i madh, me xhamitë rozë, minaret e bardha si zambakë, kopshte të rrethuara, shtëpi me dritare me kangjella, në qiellin blu të sorrave të shqetësuara; poshtë, në rrugë, në sheshin publik, përpara pazarit, fshatarë me kostume të rënda prej leshi, qytetarë me xhaketa, priftërinj me rroba të çallmuara dhe, aty-këtu, dy nga dy ose tre nga tre, të gjitha të veshura me të zeza, fytyrat e tyre të mbuluara me perçe të errëta, me sa duket indiferente ndaj botës, duke mos parë asgjë dhe duke parë gjithçka, disa zonja myslimane shëtisin. Hija e tyre është një intrigë, jeta e tyre është një mister. Janë të reja apo të moshuara? Të freskëta apo të venitura? Por mjafton që ato të kenë këmbë të holla (elegante) dhe të mbathura me delikatesë që ne t’i endërrojmë shumë të bukura.
***
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Me biçikletë, është e rrezikshme të ëndërrosh për gratë myslimane, sepse nëse shqiptarët kanë një kod civil, unë jam plotësisht i sigurt se ata injorojnë të gjitha hollësitë e kodit rrugor. Ne kryqëzohemi si të mundemi ose më saktë si të duam. Arti është të zgjedhësh vendin më të mirë dhe t’i lësh vend tjetrit. Kur tjetri është një lopë në kuptimin e vërtetë të fjalës, përsëri gjërat mund të shkojnë mirë; Por figurativisht, gjërat mund të shkojnë jo dhe fort mirë. Në rastin e fundit, ju rrezikoni një katastrofë.
Numri i kafshëve që has në një rrugë shqiptare varion nga breshka te lepuri dhe nga kau te mushkonja. Disa nga këto kafshë kanë një karakter dukshëm të ndryshëm nga i yni. Për shembull patat, në vend që të bërtasin (këndojnë) duke zgjatur qafën, fluturojnë larg me fletët e tyre; ndërsa qentë nuk lehin kurrë, shtrihen në mes të rrugës dhe demonstrojnë inteligjencë superiore duke e lënë shoferin të zgjedhë rrugën e tij. Kurse, pulat dhe këmbësorët tregojnë të njëjtën frymë pavendosmërie si në Francë.
Kjo botë e qetë dhe e dorëzuar nuk dridhet nga afrimi i makinave, por pamja e një biçiklete, e kësaj makinerie e cila lëviz përpara pa bërë asnjë zhurmë dhe që i ngjan nuk e di se çfarë hipogrifi, i frymëzon asaj një terror komik. Kurrë nuk do ta harroj atë të një kali të mirë që ecte paqësisht, drejt meje, i ndjekur nga pasardhësi i tij, në këtë rast foshnja e tij. Shmang fëmijën dhe i bie nënës. Goditja e parë për asgjë, por e dyta hodhi gjithçka për tokë. Ishte një ngarkesë me shalqinj. I zoti i kalit vrapon pas frutave të tij, i grumbullon përsëri dhe më pas i jep atij një goditje të mirë me shkop. Pastaj kafsha më shikoi me sy plotësisht të siguruar : ajo e kuptoi që i zoti i saj nuk kishte vdekur. Frikën që lexova (pashë) në sytë e kafshëve, e gjeta në sytë e disa kalimtarëve. A mund të ishte ndryshe – më tha një zonjë angleze që e njeh mirë këtë rajon – a nuk e dini se turqit i quajnë biçikletat “Araba e Satanit – Kali i djallit”!
***
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Sidoqoftë, nuk është se sporti është plotësisht i panjohur. Në disa qytete ka ekipe me lojtarë topi (futbolli). Në fund të ditës, në hijen e rrapave shekullorë, djemtë shkojnë të godasin topin, duke i rezistuar mirë lodhjes dhe privimit, kështu të rinjtë shqiptarë duken të talentuar fizikisht, gjithashtu këtë kënaqësi do ta gjejnë edhe në ngasjen e një biçiklete. Ata do të vlerësojnë këtë mjet i cili do t’u mundësojë atyre që të udhëtojnë falas për dy orë e çerek nga Durrësi në Tiranë, ndërsa për të përshkuar të njëjtën distancë, një makine i duhet një orë e gjysmë dhe kushton njëqind franga.
Por që biçikleta të ketë një shans për të fituar terren në këtë vend, është e nevojshme që rrugët të mirëmbahen pak më mirë. Ndërtimi i urave dhe përmirësimi rrugëve është temë aktuale në Shqipëri. Kur të vijë ajo orë — e cila nuk do të vonojë shumë — shërbimet e “mbretëreshës së vogël” do të vlerësohen po aq mirë sa diku tjetër dhe industria franceze e biçikletave, nëse ajo dëshiron të marrë mundimin, do të gjejë në këtë vend një treg, se Shqipëria, pavarësisht grave të saj të mbuluara dhe minareve të saj, nuk gjendet ashtu siç e besojmë shpesh në fund të botës, por vetëm njëzet vënde larg Italisë.”/darsiani
Ekipi i shërbimit sot ka vënë në funksion makinën për pastrimin e gjetheve 🍂🍁,duke u kujdesur për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e fshatit 👏!
është njoftimi që është publikuar në faqen POROJ – Faqja Zyrtare
Në POROJ – Faqja Zyrtare në fb, banorët e këtij fshati informohen se bashkëfshatari i tyre Armend Shefkiu ka dhuruar një borëbastruese për nevojat e këtij lokaliteti.
“Së shpejti fshatit tonë i shtohet edhe një makineri për pastrimin e borës, E dhuron bashkëfshatari jonë Armend Shefkiu ju faleminderit”, shkruhet në njoftimin e publikuar dhe të shoqëruar me video të cilën mund ta shikoni më poshtë, transmeton Tetova News.
Urojmë që rastet e këtilla të shtohen gjithandej nëpër lokalitetet shqiptare!/TetovaNews
📸Këto jan fotografit prej fillimit të punëve e deri në mbarim të 🏡Vikend Shtëpizës në bjeshkë..
✅I falemenderojmë të gjithë bashkëfshatarët,kompanit e fshatit,antarët e këshillit të fshatit që dhanë kontribut financiarisht,matrialisht dhe fizikisht për përfundimin e shtëpizës për një kohë rekord..
🏡Vikend Shtëpiza është e hapur për të gjithë banorët e POROJIT.
(P.s Prej datës 26.11.2020 oficialisht f.Poroj posedon edhe pronën e vetë në bjeshkë të dokumentuar nga institucionet shtetërore).
Mbrëmë, rreth orës 22.00, në rrugën regjionale Gostivar-Gradec, në fshatin Debresh, ka ndodhur aksident trafiku në të cilin u përfshinë dy makina, një “BMW” me targa Gostivarit, e drejtuar nga 33-vjeçari Sh.N. nga Debreshi dhe një “Mercedes” me targa të Gjermanisë, e drejtuar nga H.I. (48) informon SPB-Tetovë, transmeton Tetova News.
Në këtë aksident, një v a j z ë e vogël-bashkudhëtare në “BMW” ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa të dy shoferët dhe dy bashkudhëtarë nga të dy automjetet përfunduan me lëndime trupore. Të gjithë të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar “Ferid Murad” për trajtim mjekësor.
Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i Departamentit për punë të Brendshme Gostivar.
Kryeparlamentari turk, Mustafa Şentop gjatë viziitës së tij dyditore sot qëndroi në Tetovë ku vizitoi Xhaminë e Larme dhe Arabatin Baba Teqe. Kryeparlamentari Sentop zgjodhi restorantin “Fish House Delfin” për drekuar bashkë me delegacionin shoqërues të kuvendit të Turqisë.
“Fish House Delfin” është një ndër restorantet më të mira në Pollog, ku falë specailteteve dhe kuzhinerit turk ka arritur sukses të madh në fushën e gastrenomisë.
Sentop ditë më parë u takua me Presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, Kryeministrin Zoran Zaev, Kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi dhe Presidentin e Gjykatës Kushtetuese Salih Murat.
Ai gjithashtu mori pjesë në festimin 21 Dhjetorit, Ditës së Mësimit të Gjuhës Turke në vend, ku do edhe mbajti një fjalim.
Në kuadër të vizitës Sentop mori pjesë në hapjen e ekspozitës me titull “Aventura Historike e Shigjetarisë Turke”, organizuar nga Instituti Yunus Emre dhe Fondacioni i Shigjetarëve, si dhe vizitoi Universitetin Ndërkombëtar të Ballkanit në Shkup dhe shkollat e Fondacionit Turk Maarif në këtë vend.
Megjithëse teknologjia ka thjeshtuar artin e bërjes së fotove, efekti i syve të kuqërremtë akoma shkatërron fotografitë tona të bukura herë pas kohe. Por çfarë e shkakton këtë efekt? Këtë abcnews.al jua tregon më poshtë!
Në dritën e ulët të ambientit, bebja e syrit zmadhohen për të lejuar që më shumë dritë të hyjë në sy. Kur drita nga blici hyn në sytë tuaj, bebja nuk kanë kohë të mjaftueshme për t’u ngushtuar. Prandaj, sasia e dritës që hyn në sytë tuaj reflekton nga enët e kuqe të gjakut të koroidit, një shtresë e indit lidhës në pjesën e pasme të syrit. Kur blici i një aparati fotografik ndriçon retinën e pasur me gjak, rezulton në efektin e syve të kuq.
Arsyeja tjetër është edhe sepse pse ju ndoshta ngulni sytë drejtpërdrejt në lentet e kamerës. Ju mund të eleminoni efektin e syve të kuq thjesht duke parë një llambë aty pranë pak para se të bëni foton./e.b-abcnews.al
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lushnje ku pa nga afër përfundimin e rrugëve rurale në këtë zonë.
jatë inspektimit, Rama mori vlerësimin dhe falënderimin e banorëve të zonës, por kishte edhe kërkesa.
Një grua, e cila shet produkte në tregun e fruta-perimeve kërkoi që të shkurtohej orari i qëndrimit në treg.
Bashkebisedimi i Rames me gruan
Gruaja: Jetë e shëndet të dhëntë zoti që na e bëre dritë këtë rrugën. Kam 30 vjet këtu dhe balta në gju ka qenë. Por vetëm një kërkesë kam. Kam kaq vite qe vete në tregun e fruta- perimeve dhe ai orari, meqenëse ishte pandemi të na bëhet sa më i shkurtuar, psh 6-8. Të mbarojmë punë shpejt të shesim dhe…mos të rrimë.
Rama: E do më të shkurtuar ti?
Gruaja: Më të shkurtuar
Rama: Eeee halle-halle kjo dynja. Ca e duan më të gjatë ca më të shkurtuar hajde gjeje.
Braçe: Nuk bien dakord me njëri-tjetrin, ky është problemi. Ca e duan 6 me 8, ca e duan 6 me 10, ca 10 me 12. Varet nga koha që bëjnë grumbullimin.
Zv/kryeministri Erjon Braçe, vlerësoi se rindërtimi i rrugëve rurale në Myzeqe ka bërë që fshatrat të ndryshojnë radikalisht.
Postimi i kryeministrit Edi Rama në “Facebook”:
Lushnje – Ka përfunduar rindërtimi i TË GJITHA RRUGËVE RURALE të zonës bujqësore të fushës së Myzeqesë, duke lehtësuar plotësisht lëvizjen e njerëzve e të prodhimeve, në këtë zonë shembullore për transformimin e bujqësisë e për rritjen e eksporteve në këto vite të qeverisjes sonë me njerëzit e për njerëzit😍
Me zv.Kryeministrin Erion Braçe, njëkohësisht shembëlltyrë e lidhjes së deputetit me banorët e me prodhuesit e një zone, ku në radhë të parë falë punës së palodhur të Erionit, së bashku me drejtuesit vendorë e me komunitetet, progresi në 7 vjet e dy muaj ka qenë pakrahasimisht më i madh se në dekadat e mëparshme, në çdo drejtim.
Biblioteka Kombëtare e Australisë ka zbuluar një nga kutitë më të vjetra me çokollata Cadbury që daton më shumë se një shekull, kuti e cila është prishur vetëm pak.
Kjo kuti me çokollata u zbulua nga koleksioni personal i poetit të famshëm australian Andrew Barton.
Çokollatat u ishin dhënë ushtarëve nga Mbretëresha Victoria. (TemA)
Kompania e naftës “Pucko Petrol”, të cilën deri para ca kohë e udhëhiqte deputeti i B D I-së, Ismail Jahoski, ka blerë tokë në Shkup në vlerë prej 24 milionë eurove.
Sipas Faktor, bëhet fjalë për tokë prej 42 mijë metrave katrorë, ku ka qenë ish fabrika “Alumina”.
Për blerjen e këtij vendi, kompania ka paguar 18 milionë euro, por me tatimet dhe shpenzimet tjera, shifra ka arritur në 24 milion euro.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar edhe Asmir Jajoski, djali i deputetit Ismail Jajoski, i cili tani e udhëheq kompaninë.
Ai ka theksuar se në kohën e pandemisë globale, kompania e tij do të investojë në vend.
Për momentiun nuk zbulohen shumë detaje se çka do të ndërtohet në vendin e blerë, por nuk përjashtohet mundësia që të blihen ndërtesa dhe hapësira afariste. Përjashtojnë mundësinë që aty të ndërtohet pompë benzene.
Jahoski i ri, poashtu ka paralajmëruar se në vendin e Aluminës do të bëhet investim në vlerë prej 150 milionë eurove.
ЕКСКЛУЗИВНО: По долги преговори, „Пуцко Петрол“ на Јахоски го купи земјиштето на „Алумина“ за 18 милиони евра
Голема трансакција се случила пред околу две недели во земјава. По долги преговори, нафтената компанија „Пуцко Петрол“ го купи земјиштето на поранешната фабрика „Алумина“, од околу 42 илјади метри квадратни.
Според сознанијата на Фактор, за ова земјиште, кое се досега беше во сопственост на израелската компанија „Газит глоуб“, од „Пуцко Петрол“ платиле сума од 18 милиони евра, но со платените даноци и другите давачки, всушност оваа зделка ја чинела компанијата околу 24 милиони евра.
Инвестицијата за Фактор ја потврди и првиот човек на компанијата, Асмир Јахоски.
Асмир Јахоски е син на поранешниот градоначалник на општина Пласница и сегашен пратеник од редовите на ДУИ, Исмаил Јахоски. Во моментов, Асмир Јахоски е целосен сопственик на „Пуцко Петрол“, односно тој поседува 100 отсто од акциите на компанијата.
За Фактор, Асмир Јахоски вели дека во време на глобална пандемија и економска криза, компанијата решила да инвестира дома. Целта, според него, е да се ревитализира целиот простор и да се стави фокус на зелените површини и парковите.
„Во време кога светот запре, кога фирмите се на голем удар од кризата предизвикана од вирусот Ковид 19, нашата компанија ќе го урбанизира овој простор. Целта е да се даде репрезентативен изглед на овој дел на Скопје, следејќи ги секако енергетско-ефикасните трендови во Европа“, вели Јахоски за Фактор.
Јахоски потврдува дека по долги преговори, зделката е склучена со израелската компанија „Газит Глоуб“, која го поседуваше ова земјиште.
Во наредниот период, според неговите најави, ќе следат длабински анализи и долг процес на планирање за идната инвестиција.
Од „Пуцко петрол“ засега не откриваат премногу детали за тоа што ќе се гради на ова земјиште, но не се исклучува дека ќе има станбени згради и деловен простор. Сепак, оттаму се децидни дека воопшто не се планира и нема да се дозволи неконтролирана градежна експанзија, туку напротив, ќе доминира зеленилото.
Бензинска станица, како што тврдат од „Пуцко Петрол“, нема да се гради на тоа земјиште, иако тоа е основната дејност на компанијата.
„Бенефит ќе има за целиот град, но и за општината Карпош која ќе добие модерен и зелен комплекс, надвор од сообраќајниот метеж“, вели Јахоски.
Според него, инвестицијата која би се случила на овој простор, се проценува на 150 милиони евра.
Фактор комуницираше и со општина Карпош, од каде велат дека немаат информации за оваа трансакција. Објаснуваат дека станува збор за приватно земјиште, и општината со овој случај нема врска, бидејќи таа може да продава само државно земјиште.
Единствено објаснувањето е дека што и да се гради, ништо од тоа не би можело да се случи преку ноќ, туку ќе биде потребно да се носи нов детален урбанистички план, бидејќи претходниот е укинат од Уставен суд.
Инаку, „Пуцко Петрол“ е компанија основана во 1991 година, а работи на трговија на големо, со цврсти, течни и гасовити горива и слични производи.
Според Клуб 200, „Пуцко Петрол“ во 2019 година имала приход од 46,4 милиони евра, и раст на приходот од 13,48 проценти. Нејзината добивка во таа година изнесувала 2,8 милиони евра. Компанијата има 164 вработени.
Инаку, компанијата во неколку наврати добиваше државни тендери за снабдување со гориво. На ова, Асмир Јаховски тврди дека се е чисто и согласно законите, како и дека проверката на тоа е работа на надлежните органи во земјава.
Инаку, како што своевремено пишуваа медиумите, израелската компанија „Газит глоуб“ преку својата филијала основана во Македонија „Г-Македонија“ на 30 јуни 2008 станала сопственик на фабриката „Алумина“ и на земјиштето каде што таа е лоцирана. „Газит глоуб“ бил единствениот наддавач во петтиот обид за продажба на објектот. Компанијата понудила цена за 20 отсто поголема од почетната, на тој начин обезбедувајќи поголема наплата на кредиторите на „Алумина“. Израелската компанија ја купи поранешна „Алумина“ за 22 милиони евра.
„Газит Глоуб”, според медиумите, планирал да инвестира 100 милиони евра во резиденцијално – комерцијален центар, кој требало да содржи и луксузен хотел и деловни згради. Но, таа инвестиција не се реализираше.
Сега оваа израелска компанија, како што дознаваме, си заминува од земјава.
RIKUJTESË: ME RASTIN E 52-VJETORIT TË DEMONSTRATAVE POPULLORE NË TETOVË
BURRAT E KOMBIT S’ HIDHEN NË HARRESË…!
Nga Ismail Arsllani
Çka i thoshin Mehmetriza Murtezanit-Gegës, inspektorët e UDB-së në Tetovë. -Kalvari i Gegës fillon në mars të vitit 1948, kur emërohet mësues në Nerasht të Tetovës, ku pas një muaji shpallet “informbyroist” dhe dërgohet për hetuesi në Beograd. -Si e zunë organet e Sigurimit Shtetëror “Mandelën tetovar”, me afishe në Shkup. -Gega ishte prijës dhe ideolog i rinisë tetovare për demonstratat e 1968-ës.
* * *
Tashmë kemi lënë dy vjet pas nga rrumbullakimi i jubileut gjysmëshekullor nga demonstratat e njohura të Tetovës (22-23 dhjetor 1968), të parat në Maqedoni, në kohën e komunizmit më të egër, të ushtruar me shumë persekutime mbi popullin shqiptar në ish-Jugosllavi. Me këtë rast, me pietet të posaçëm kujtohet i pari i grupit, ideologu i këtyre demonstratave që tronditën regjimin komunist të atij shteti, i cili ishte i padrejtë me shqiptarët. Ishte ky Mehmetriza Murtezani – Gega nga Tetova, patrioti sypatrembur për çështjen kombëtare shqiptare, një atdhetar i madh, i cili sakrifikoi veten dhe familjen, për një të ardhme më të mirë të shqiptarëve.
Për kauzën shqiptare ishte angazhuar që në moshën më të re, duke shndërruar jetën e tij në një “skëterrë”, prapa grilave të burgut të Idrizovës në Shkup. Veprimtarinë e tij atdhetare e vazhdoi edhe pas paraqitjes së pluralizmit partiak (1990), kur iu vu në shërbim të popullit, duke marrë pjesë në shumë tubime, protesta, shënim-data, jubile, konferenca, tryeza etj., duke ndihmuar edhe punën e partive politike shqiptare, pa u përcaktuar për asnjë parti, me të vetmin qëllim që të sendërtoheshin synimet shekullore të shqiptarëve.
Mehmetriza Gega ishte i dashur, i mirëpritur dhe i respektuar kudo ku paraqitej mes popullit. Njerëzit e afronin me respekt të veçantë, sepse e nderonin si një veprimtar të dëshmuar me kohë, si një njeri me guxim deri në fanatizëm, njeri që kishte vuajtje në shpirt dhe zemër, të cilat i bartte nga burgjet ndëshkuese komuniste. Një kohë, Gegën e njihnin edhe si “Mandela i Tetovës”, sepse shumë vite kishte kaluar në burgje, për veprimtari ilegale politike e patriotike. Inspektorët e SPB të Tetovës e këshillonin që të mos merrej me politikë: “Politika është një lavire, së cilës ia sheh sherrin!”, i thoshin sa herë që para tyre s’pranonte se është marrë me politikë. Gjithçka që bëri, ishte për të mirën e popullit të vet dhe asnjëherë nuk u tremb nga pasojat.
Shtigjet jetësore të tij ishin përplot vuajtje, persekutime e dënime të rënda me burg. Duke kujtuar fillimet e veprimit të vet atdhetar, kishte thënë: “Në mars të vitit 1948, zura punë në shkollën fillore të fshatit Nerasht të Tetovës. Ishte kohë e Informbyrosë. Vetëm një muaj më pas, pa kurrfarë shpjegimesh, më arrestojnë dhe më dërgojnë në një burg të hetuesisë në Beograd, me pretekst se jam informbyroist. Kur panë se nuk jam as informbyroist dhe as komunist, pas një muaji më lëshuan nga burgu”, kishte shpaluar autorit të këtij punimi, këto kujtime përplot me vuajtje e përndjekje, që në vitin 2005, derisa Mehmetriza Gega ishte në jetë.
Nga burgu hetues i Beogradit sërish ishte kthyer në shkollën e Nerashtit, ku me angazhimin e tij dhe të kolegëve kishte shtuar numrin e nxënësve prej 60 në 240 sish, duke përfshirë edhe shtimin e numrit të vajzave. Pas katër vjet pune të suksesshme, e transferojnë në fshatin Grupçin, ku, pas një kohe të shkurtër, Inspektorati i Arsimit e kishte pezulluar nga puna.
“Nuk e di shkakun e largimit tim nga puna, por supozoja se ishim tepër të angazhuar në përfshirjen e nxënësve shqiptarë nëpër shkolla, përderisa pushteti punonte në një kurs tjetër, për hapjen e shkollave turke, në vitet 1950-1952”, ishte shprehur Gega.
Ishte kjo një kohë e zymtë për shqiptarët, të cilët, për shkak të presioneve të shumta të pushtetit të atëhershëm, detyroheshin të shpërnguleshin për në Turqi. Arsimtarët ishin ata që pengonin këtë proces të projektuar nga pushtetarët, ndaj dhe vazhdimisht ishin të përndjekur. Sistemi i egër komunist i asaj kohe nuk lejonte veprimtari legale, andaj ata vepronin në konspiracion dhe në ilegalitet të plotë, duke përgatitur dhe duke shpërndarë afishe me këto përmbajtje: “Mos shkoni në Turqi!”, “Vendi ynë është këtu!”, “Këtu do ta gjejmë lirinë!” etj.
Një ditë, nga ato të mes-viteve të 50-ta të shekullit të kaluar, organet e sigurimit shtetëror e kishin zënë në rrugë Gegën me afishe e parulla të shkruara, që duhej t’i shpërndante në rrethinën e Shkupit, ndaj dhe e kishin arrestuar. Pasojnë pesë muaj hetime të mundimshme në Tetovë, Gostivar dhe Shkup. Ndërkaq, aktakuza e ngarkonte për diçka krejt tjetër, “për shkëputje të këtyre viseve të Jugosllavisë dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë”. Për këtë shkak, me kodin penal të legjislaturës së atëhershme, dënohet me 10 vjet heqje lirie në burgun e Idrizovës, prej të cilëve 5 vjet në izolim të plotë. Pas afër shtatë vjetësh vuajtje dënimi, me një amnisti të përgjithshme, lirohet nga burgu në mars të vitit 1962.
Pas gjashtë vjet jete jashtë grilave të burgut, menjëherë pas shpërthimit të demonstratave shqiptare në Tetovë, më 22 e 23 dhjetor të vitit 1968, organet e sigurimit shtetëror sërish e arrestojnë Mehmetriza Gegën, si ideolog kryesor.
“Kisha bërë disa vjet stazh pune në fabrikën e tekstilit “Teteks” të Tetovës, kur më 24 dhjetor, një ditë pas demonstratave në Tetovë, sërish më arrestojnë organet e sigurimit shtetëror dhe më mbyllin në Burgun e Tetovës. Pas dy javë keqtrajtimesh, ma dorëzojnë aktakuzën, në të cilën cilësohem si prijës i “demonstratave armiqësore” të vitit 1968 në Tetovë, ndërsa aty ishin radhitur edhe emrat e 14 personave të tjerë të “grupit”, në mesin e të cilëve kishte studentë, arsimtarë, punëtorë etj. Sipas aktakuzës, “kjo organizatë ka dashur që me dhunë ta bëjë shkëputjen e viseve perëndimore të Maqedonisë dhe bashkimin e tyre me Kosovën dhe Shqipërinë”.
Hetimet kishin zgjatur 5-6 muaj, deri në gjysmën e vitit 1969, kur në Gjykatën e Qarkut në Shkup kishte filluar procesi gjyqësor. “Prokurori më akuzonte për atë që kisha vënë në spikamë padrejtësitë që u bëheshin shqiptarëve në një shoqëri socialiste, ku të gjithë duhej të ishin të barabartë, pavarësisht nga përkatësia kombëtare”, shprehej me atë rast Gega, duke shtuar se kishte vërtetuar me argumente se ka shumë diskriminime që u bëhen shqiptarëve, përballë maqedonasve, të cilët kishin të gjitha të drejtat.
Sipas tij, gjykimi kishte qenë i inskenuar dhe kishte momente tragjike-komike, sepse dëshmitarët, të cilët ishin “përpunuar” nga policia, dilnin qesharakë gjatë seancave gjyqësore. “Ashtu siç mund të pritej nga organet e një sistemi totalitar, pas një procesi gjyqësor që zgjati një muaj, trupi gjykues më dënoi me shtatë vjet heqje lirie, të cilën e kam vuajtur në burgun e Idrizovës, prej nga, me një vit amnisti, lirohem më 24 dhjetor të vitit 1974, në përvjetorin e gjashtë të demonstratave të Tetovës”, kishte deklaruar asokohe, Mehmetriza Gega, në një bisedë me autorin e këtij shkrimi, të cilën pranoi ta bëjë, ndonëse ishte në moshë të shtyrë dhe në një gjendje të rëndë shëndetësore.