Ballina Argëtim VIDEO/“Halle-halle kjo dynja”! Rama bashkë me Braçen, batuta me gruan në Lushnje:...

VIDEO/“Halle-halle kjo dynja”! Rama bashkë me Braçen, batuta me gruan në Lushnje: Disa e duan më të gjatë, disa më të shkurtuar hajde gjeje

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lushnje ku pa nga afër përfundimin e rrugëve rurale në këtë zonë.

jatë inspektimit, Rama mori vlerësimin dhe falënderimin e banorëve të zonës, por kishte edhe kërkesa.

Një grua, e cila shet produkte në tregun e fruta-perimeve kërkoi që të shkurtohej orari i qëndrimit në treg.

Bashkebisedimi i Rames me gruan

Gruaja: Jetë e shëndet të dhëntë zoti që na e bëre dritë këtë rrugën. Kam 30 vjet këtu dhe balta në gju ka qenë. Por vetëm një kërkesë kam. Kam kaq vite qe vete në tregun e fruta- perimeve dhe ai orari, meqenëse ishte pandemi të na bëhet sa më i shkurtuar, psh 6-8. Të mbarojmë punë shpejt të shesim dhe…mos të rrimë.

Rama: E do më të shkurtuar ti?

Gruaja: Më të shkurtuar

Rama: Eeee halle-halle kjo dynja. Ca e duan më të gjatë ca më të shkurtuar hajde gjeje.

Braçe: Nuk bien dakord me njëri-tjetrin, ky është problemi. Ca e duan 6 me 8, ca e duan 6 me 10, ca 10 me 12. Varet nga koha që bëjnë grumbullimin.

Zv/kryeministri Erjon Braçe, vlerësoi se rindërtimi i rrugëve rurale në Myzeqe ka bërë që fshatrat të ndryshojnë radikalisht.

Postimi i kryeministrit Edi Rama në “Facebook”:

Lushnje – Ka përfunduar rindërtimi i TË GJITHA RRUGËVE RURALE të zonës bujqësore të fushës së Myzeqesë, duke lehtësuar plotësisht lëvizjen e njerëzve e të prodhimeve, në këtë zonë shembullore për transformimin e bujqësisë e për rritjen e eksporteve në këto vite të qeverisjes sonë me njerëzit e për njerëzit😍

Me zv.Kryeministrin Erion Braçe, njëkohësisht shembëlltyrë e lidhjes së deputetit me banorët e me prodhuesit e një zone, ku në radhë të parë falë punës së palodhur të Erionit, së bashku me drejtuesit vendorë e me komunitetet, progresi në 7 vjet e dy muaj ka qenë pakrahasimisht më i madh se në dekadat e mëparshme, në çdo drejtim.

@tn.lajmelokale
@tetovanews