Ballina Argëtim Kuriozitete Ja pse ndonjëherë na dalin sytë e kuq në foto!

Ja pse ndonjëherë na dalin sytë e kuq në foto!

Megjithëse teknologjia ka thjeshtuar artin e bërjes së fotove, efekti i syve të kuqërremtë akoma shkatërron fotografitë tona të bukura herë pas kohe. Por çfarë e shkakton këtë efekt? Këtë abcnews.al jua tregon më poshtë!

Në dritën e ulët të ambientit, bebja e syrit zmadhohen për të lejuar që më shumë dritë të hyjë në sy. Kur drita nga blici hyn në sytë tuaj, bebja nuk kanë kohë të mjaftueshme për t’u ngushtuar. Prandaj, sasia e dritës që hyn në sytë tuaj reflekton nga enët e kuqe të gjakut të koroidit, një shtresë e indit lidhës në pjesën e pasme të syrit. Kur blici i një aparati fotografik ndriçon retinën e pasur me gjak, rezulton në efektin e syve të kuq.

Arsyeja tjetër është edhe sepse pse ju ndoshta ngulni sytë drejtpërdrejt në lentet e kamerës. Ju mund të eleminoni efektin e syve të kuq thjesht duke parë një llambë aty pranë pak para se të bëni foton./e.b-abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews