Ballina Blog Faqe 390

Taravari jep sqarime për gjendjen shëndetësore të Ziadin Selës

Sekretari gjeneral i ASH-së Arben Taravari ka njoftuar për gjendjen e liderit të partisë Ziadin Sela. Sipas Tarvarit, Sela ka pasur dhimbje në kraharor me çka ka kryer kontrolle në Klinikën Universitare të Kardiologjisë në Shkup, megjithatë, siç shkruan, gjendjen e ka stabile.

“Gjatë ditës së djeshme kryetarit të partisë sonë, z.Ziadin Sela, janë shfaqur dhimbje në kraharor të cilat e kanë bërë t’i drejtohet Klinikën Universitare të Kardiologjisë në Shkup. Pas të gjitha ekzaminimeve të kryera ai rezulton të gëzojë shëndet të mirë dhe gjendja e tij është shumë stabile. Kryetari Sela brenda ditës së sotshme apo nesërme do të kthehet në shtëpi dhe menjëherë do të vazhdon me aktivitetet e përditshme. Faleminderit për interesin dhe kujdesin tuaj! Qofshi mirë”, shkruan Taravari.

Почитувани новинари и граѓани!
Во текот на вчерашниот ден, претседателот на нашата партија, г-дин Зиадин Села, имаше болки во градите што беше причина да биде примен во Универзитетската клиника за кардиологија во Скопје. По прегледите, се востановило дека е во добра здравствена состојба и во стабилна состојба. Претседателот Села ќе се врати дома во текот на денешниот ден или утре и ќе продолжи со редовните секојдневни активности.
Ви благодариме за интересот и грижата!

LVV: Vendimi i Kushtetueses nuk ia ndalon Kurtit të garojë në zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, lidhur me ndalimin e personave të dënuar që të marrin pjesë në zgjedhje, nuk do të ketë ndikim te kandidimi në zgjedhje i liderit t kësaj partie, Albin Kurtit dhe anëtares së kryesisë, Albulena Haxhiut.

Në vendimin e 21 dhjetorit, Kushtetuesja tha se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, pasi për të kishte votuar Etem Arifi, ndaj të cilit kishte një dënim të shkallës së prerë për veprën penale “mashtrim me subvencione”. Ai është i dënuar me një vit e tre muaj burgim.

Kushtetuesja argumentoi se asnjë person që është i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tre vjetët e fundit, “nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitojë mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, përkatësisht pika 2 të këtij aktgjykimi ka ndërlidhur nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme me nenin 70.3 të Kushtetutës së Republikës, pra me rastet e dënuara me një vit e më shumë burgim. Në rastin tonë, përkatësisht në rastin e z.Kurti dhe znj.Haxhiu, ata nuk kanë pasur dënime me burgim, por dënime me kusht, dhe dënimet me kusht nuk kanë efekte juridike, respektivisht pasoja juridike. Prandaj kryetari Kurti dhe anëtarja jonë e kryesisë, znj. Haxhiu nuk kanë asnjë ndalesë për të qenë pjesë e garës zgjedhore”, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu.

Më 2018, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi ishin dënuar me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e kuvendit.

Ndërkaq, Ehat Miftaraj e ka konsideruar si “hile të madhe” pjesën e vendimit të Kushtetuteses, ku thuhet se personave të dënuar brenda 3 vjetësh, u ndalohet kandidimi në zgjedhje.

“Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli e shumë tjerë të dënuar për vepra penale edhe me kusht nuk do të mund të kandidojnë në zgjedhjet që do mbahen në janar apo shkurt të vitit të ardhshëm”, ka shkruar Miftaraj në Facebook./REL

Tërmet në Gostivar dhe Tetovë

Tërmet me intensitet prej 3.3 shkallë sipas Rihter është regjistruar mesditën e sotme në rajonin e Gostivarit.

Raportohet se epiqendra e tërmetit ishte 60 kilometra jug-perëndim të Shkupit, gjegjësisht me epiqendër Gostivar-Tetovë.

Dridhjet janë ndier edhe në rrethinën e Gostivarit, Kërçovës dhe Mavrovës.

ЗЕМЈОТРЕС ВО ЗАПАДНА МАКЕДОНИЈА: Потресот од 3,3 степени според Рихтеровата скала најмногу е почувствуван во Гостивар и Маврово

Земјотрес со јачина од 3,3 степени според Рихтеровата скала е регистриран денеска неколку минути пред 13 часот во Македонија.

Потресот е почувствува во западниот дел од земјава, а најмногу во Гостивар и Маврово.

Според податоците на ЕМСЦ епицентарот бил на 18 километри северозападно од Гостивар.

Tetova humbi një humanist, arsimëdashës, atdhetar/ Ndahet nga jeta Shinasi Karaxhenemi

Me keqardhje të thellë sot mësova lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëqytetarit, veprimtarit dhe njërit prej burrave të urtë të këtij qyteti, Z. Shinasi Karaxhenemi!

Do ta kujtojmë si njeri të idealeve, burrë fisnik e fjalëpak, e që shpesh dinte të ndihmojë dhe këshillojë të tjerët! Z. Karaxhenemi shquhet edhe si një nga themeluesit dhe drejtuesit e parë të klubit të futbollit Shkëndija në vitin 1979.

Me këtë rast, familjes dhe miqve iu përcjell ngushëllimet e mia të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre të dashur!
U prehtë në paqe!/ Teuta Arifi

Humbja e një humanisti, arsimëdashësi, atdhetari

Sot morëm lajmin e hidhur se ndërroi jetë Shinasi Karaxhenemi nga Tetova, anëtarë i këshillit Qëndrorë të OH-“El.Hilal” , një humanist, arsimdashës e veprimtar i palodhshëm në shumë sfera, aktivist i denjë e i palodhshëm në shumë sfera të jetës, një atdhetar i kompletuar në plotëkuptimin e fjalës, i cili ka dhënë kontributin e tij të pashlyeshëm dhe veçanërisht pas proçeseve demokratike në vend. sot humbim një anëtar nga familja shumë fisnike.

Ai ishte një humanist i pazëvendësueshëm, anëtar shumëvjeçar në Kryesinë dhe Këshillin Drejtues të OH-El Hilalit, çdo herë duke reflektuar besnikëri, përpikshmëri dhe përkushtim në veprim duke qenë një stimulim dhe motivim për aktivistët e rinj. Ishte një intelektual te i cili vlerat qytetëruese, kulturore, patriotike dhe fetare ishin si një sistem që merrej si udhërrëfyes në shumë aktivitete të treguara të tij në OH-“El.Hilal” e më gjërë në rajon.

Zoti e mëshiroftë Shenasiun, i cili si shembëlltyrë të qytetarit të denjë dhe fisnik do të mbetet për shumë kohë jo vetëm për anëtarët e familjes së tij, por edhe në OH-“El.Hilal” po edhe të gjeneratave që do të vijnë./Etem Xheladini

Humbja e një atdhetari

Sot në mëngjes ndërroi jetë Shinasi Karaxhenemi nga Tetova, një veprimtar i palodhshëm në shumë sfera, aktivist i denjë e i palodhshëm në fushën e humanitetit, sportit, politikës, kulturës, një atdhetar i kompletuar në plotëkuptimin e fjalës, i cili ka dhënë kontributin e tij të pashlyeshëm në shumë aktivitete shoqërore para dhe veçanërisht pas proçeseve demokratike në vend. Tetova sot humbi një anëtar nga familja shumë fisnike në gjirin e vet, djali i Tahir efendi sahatçiut, nipi i Hafiz Ferhat efendiut dhe gjithashtu nip i dëshmorit të kombit, Ali Ramiut,oficerit të Ballit Kombëtar.

Ai ishte një humanist i pazëvendësueshëm, anëtar shumëvjeçar në Kryesinë dhe Këshillin Drejtues të El Hilalit, çdo herë duke reflektuar besnikëri, përpikshmëri dhe përkushtim në veprim duke qenë një stimulim dhe motivim për aktivistët e rinj. Ishte një intelektual te i cili vlerat qytetëruese, kulturore, patriotike dhe fetare ishin si një sistem që merrej si udhërrëfyes në shumë aktivitete të treguara të tij në Tetovë e më gjërë në rajon. Zoti e mëshiroftë këtë personalitet, i cili si shembëlltyrë të qytetarit të denjë dhe fisnik do të mbetet për shumë kohë jo vetëm për anëtarët e familjes së tij, por edhe të gjeneratave që do të vijnë./Behixhudin Shehapi

Albin Kurti sërish kryeministër? Vetëvendosje fillon fushatën në rrjetet sociale

Ndërkohë që pritej konfirmimi se Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me votën e deputetit, Etem Arifi, e cila ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së Kosovës, nisi fushata në rrjetet sociale për “Albin Kurti kryeministër”.

Zyrtarë të VV kanë filluar të shpërndajnë fotografi të kreut të liderit të partisë ku shkruan ” Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës”.

Një postim të tillë e ka bërë ish-ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla. Postimi i tij në rrjetin social Facebook, ka marrë pëlqime të shumta brenda pak minutash.

Gjithashtu, nënkryetarja e LVV-së, Arbërie Nagavci ka shkruar se aktualisht kanë 51 përqind të votave.

“51% aktualisht, paramendo pas 40 dite”, thuhet në reagimin e Nagavcit në Facebook.

Theksojmë se vota e deputetit Arifi ishte vendimtare për formimin e Qeverisë Hoti, për të cilën LVV kishte pohuar se ishte e paligjshme.

Zyrtare: Gjykata Kushtetuese rrëzon Qeverinë Hoti, vendi shkon në zgjedhje

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që vendi të shkojë në zgjedhje. Vota e deputetit Etem Arifi është shpallur e pavlefshme dhe kësisoj edhe Qeveria Hoti nuk është më legjitime.

Ky është vendimi i plotë:

Prishtinë, më 21 dhjetor 2020

Vendimet nga seanca shqyrtuese e mbajtur më 21 dhjetor 2020

Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 21 dhjetor 2020, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi kërkesën: 1. KO 95/20. Më poshtë mund të lexoni përmbledhjen e shkurtër të vendimit (teksti i plotë i vendimit do t’u dorëzohet palëve, do të publikohet në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):

1. Lënda: KO 95/20

Parashtrues: Liburn Aliu dhe 16 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së

Kosovës

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nr. 07/V-014, të 3 qershorit 2020, për Zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të cilin pala parashtruese pretendonte se nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë], në lidhje me nënparagrafin 6 të paragrafit 3, të nenit 70 [Mandati i Deputetëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kërkesa bazohej në paragrafin 5 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 42 [Saktësimi i kërkesës] dhe 43 [Afatet] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 74 [Kërkesa në pajtim me nenin 113.5 të Kushtetutës dhe me nenet 42 dhe 43 të Ligjit] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

PËRFUNDIME

1. Me datat 28 mars dhe 20 gusht 2019, Etem Arifi ishte dënuar me Aktgjykim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit, me një vit e tre muaj burgim. Më 6 tetor 2019, u mbajtën zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Etem Arifi kandidoi dhe u zgjodh deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Më 27 nëntor 2019, KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve dhe në listën e deputetëve të certifikuar ishte edhe Etem Arifi. Më 26 dhjetor 2o19, u mbajt mbledhja konstituive e Kuvendit ku u konfirmua mandati i Etem Arifit. Që nga ajo kohë, Etem Arifi vazhdoi të ushtronte funksionin e deputetit, edhe pse ndaj tij rëndonte një dënim gjyqësor i formës së prerë, për një vepër penale, me një vit e tre muaj burgim.

2. Në këtë kërkesë kushtetuese, 17 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës kontestuan kushtetutshmërinë e Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nr. 07/V-014, për zgjedhjen e Qeverisë, të nxjerrë më 3 qershor 2020. Parashtruesit pretendojnë se Vendimi në fjalë është në kundërshtim me Kushtetutën, përkatësisht me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë], në lidhje me nënparagrafin 6 të paragrafit 3 të nenit 70 [Mandati i Deputetëve] të Kushtetutës. Kjo sepse, sipas parashtruesve, në procedurën e votimit të Vendimit të kontestuar ka marrë pjesë edhe Etem Arifi, vota e të cilit ishte e pavlefshme për shkak të dënimit të tij me një vit e tre muaj burgim, me vendim gjyqësor të formës së prerë.

3. Gjykata vlerëson se, çështja themelore që ngërthen kjo kërkesë është se a kishte pasur mandat të vlefshëm Etem Arifi në kohën e nxjerrjes në Kuvend të Vendimit të kontestuar për zgjedhjen e Qeverisë (në votimin e të cilit ai kishte marrë pjesë).

4. Në lidhje me këtë çështje, Gjykata mori parasysh: përgjigjet e dorëzuara nga shtetet anëtare të Forumit të Komisionit të Venecias, qëndrimet e Komisionit të Venecias; si dhe praktikën e mëhershme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për situata të ngjashme.

5. Për sa i përket dispozitave kushtetuese dhe ligjore në Republikën e Kosovës, që i japin përgjigje çështjeve të ngritura nga kjo kërkesë, Gjykata gjeti se:

– Neni 71.1 i Kushtetutës, në ndërlidhje me nenin 29.1(q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, përcakton se asnjë person nuk mund të jetë kandidat për deputet për zgjedhjet për Kuvend, nëse është dënuar për vepër penale me vendim gjyqësor të formës së prerë në tri vitet e fundit;

– neni 70.3 (6) i Kushtetutës përcakton se mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm nëse ai/ajo dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë, me një ose më shumë vite burgim. Ky përcaktim kushtetues përforcohet edhe me nenin 8.1.6 të Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, nenin 112.1.a të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, si dhe nenin 25.1.d të Rregullores së Kuvendit;

6. Gjykata konsideron se, për sa i përket të drejtës për kandidim në zgjedhje parlamentare, nenet 45, 55 dhe 71.1 të Kushtetutës duhet lexuar në mënyrë të ndërlidhur. Kështu, neni 45 i Kushtetutës flet përgjithësisht për të drejtat zgjedhore, duke përcaktuar në mënyrë të përgjithësuar se ato mund të kufizohen me vendime gjyqësore, kurse neni 55 përcakton kushtet kumulative në bazë të të cilave mund të kufizohen të drejtat e njeriut të garantuara me Kushtetutë. Ndërsa neni 71 i Kushtetutës – i cili flet ekskluzivisht për “kualifikimet” për të kandiduar për deputet të Kuvendit – përcakton se secili shtetas i Republikës së Kosovës i cili është tetëmbëdhjetë vjeç ose më i madh dhe përmbush kriteret ligjore, mund të jetë kandidat për deputet. Këto “kriteret ligjore”, të cilave iu referohet neni 71 i Kushtetutës, i përcakton Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili në nenin 29.1 (q) thekson qartë dhe shprehimisht se asnjë person nuk mund të jetë kandidat për deputet për zgjedhje për Kuvend, nëse është dënuar për vepër penale me vendim gjyqësor të formës së prerë në tri vitet e fundit. Ky përcaktim kushtetues dhe ligjor është në linjë edhe me praktikën që ndiqet nga shumë vende demokratike, siç vërehet edhe nga dokumentet përkatëse të Komisionit të Venecias, si dhe nga përgjigjet e vendeve anëtare të Forumit të Komisionit të Venecias.

7. Gjykata thekson se normat e mësipërme kushtetuese dhe ligjore, të cilat kanë të bëjnë me pamundësinë (papërshtatshmërinë) për t’u kandiduar për deputet në zgjedhjet e përgjithshme, si dhe me mbarimin apo pavlefshmërinë e mandatit të deputetit, si pasojë e dënimit me burgim për kryerjen e veprave penale, nuk duhen parë si qëllim në vetvete. Në thelb, këto norma nuk kanë synim parësor ndëshkimin e individëve të caktuar duke ua pamundësuar atyre ushtrimin e funksionit të deputetit, por kanë si qëllim themelor mbrojtjen e integritetit kushtetues dhe besueshmërisë qytetare në organin ligjdhënës, si shtyllë e demokracisë parlamentare.

8. Gjykata konsideron se besueshmëria qytetare në Kuvendin e Republikës së Kosovës cenohet nëse – pavarësisht ndalesave që vë neni 71 i Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme – lejohet që mandatin e deputetit ta fitoj dhe ta ushtroj një person që është dënuar për vepër penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë të vlefshëm në Republikën e Kosovës.

9. Në lidhje me këtë, Gjykata sjellë në vëmendje Raportin e Komisionit të Venecias, i cili thekson se “ligjshmëria është element i Sundimit të Ligjit dhe nënkupton që ligji duhet të respektohet nga individët dhe autoritetet. Ushtrimi i funksionit politik nga personat të cilët kanë shkelur ligjin në mënyrë serioze vendos në rrezik zbatimin e këtij parimit [sundimit të ligjit], që është njëri nga parakushtet e demokracisë, dhe për këtë arsye rrezikon natyrën demokratike të shtetit”. (Shih Raportin e Komisionit të Venecias për Përjashtimin e Kryerësve të Veprave të Paligjshme nga Parlamenti, CDL-EL(2015)026, i 23 nëntorit 2018, paragrafi 168).

10. Në këtë frymë, Gjykata vlerëson se është kërkesë e qartë kushtetuese e mishëruar në nenin 71.1 në ndërlidhje me nenin 70.3 (6) të Kushtetutës, se është e papajtueshme me Kushtetutën që një person ta fitoj dhe mbaj mandatin e deputetit nëse është i dënuar për vepër penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë, siç është përcaktuar me këto dispozita. Kjo kërkesë përforcohet me nenet 29 dhe 112 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, si dhe nenin 8.1.6 të Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë Deputetit.

11. Më tutje, Gjykata thekson se fakti që neni 70.3 (6) i Kushtetutës, neni 8.1.6 i Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit dhe neni 112.1 (a) i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme i referohen dënimit të deputetit (pra dënimit pasi ai ta ketë fituar mandatin), është reflektim i prezumimit se neni 29.1 (q) i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili mbështetet në nenin 71.1 të Kushtetutës, nuk lejon që një person i dënuar me burgim gjatë tri viteve të fundit para zgjedhjeve të kandidoj për deputet dhe të fitoj mandatin e deputetit.

12. Rrjedhimisht, duke u bazuar në gjuhën e qartë të nenit 71.1 të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, si dhe nënparagrafit 6 të paragrafit 3 të nenit 70 të Kushtetutës, Gjykata konsideron se asnjë person nuk mund të fitoj dhe mbaj mandat të vlefshëm të deputetit nëse është i dënuar për vepër penale sikurse parashihet me këto dispozita, me vendim gjyqësor të formës së prerë, nëse kundër tij/saj ka një vendim dënues që është në fuqi në Republikën e Kosovës.

13. Gjykata vëren sqarimin e KQZ-së se sipas Aktgjykimit AA.-Uzh.nr.16/2017, të 19 shtatorit 2017 të Gjykatës Supreme, “askujt nuk mund t’i mohohet e drejta për të garuar në zgjedhje, nëse një e drejtë e tillë nuk i është hequr me vendim gjyqësor, e që don të thotë, se kandidati duhet me vendim të formës së prerë, të shpallet fajtor dhe gjykata, t’i ketë shqiptuar dënimin plotësues “heqjen e të drejtës për tu zgjedhur”.

14. Megjithatë, Gjykata konsideron se Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme nuk kërkon që personave të dënuar për vepra penale t’iu shqiptohet medoemos si dënim plotësues “heqja e të drejtës për t’u zgjedhur”, në mënyrë që ata të mos lejohen të kandidojnë në zgjedhje parlamentare. Kjo meqë, sipas nenit 29.1 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ndër të tjera, parashihen edhe këto dy baza: (i) heqja e të drejtës për të qenë kandidat në zgjedhje me vendim të PZAP-it dhe gjykatës; si dhe (ii) pamundësia për të qenë kandidat për shkak të shpalljes fajtor për një vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit. Këto janë baza të ndryshme/të ndara që shkaktojnë pamundësinë/papërshtatshmërinë për të qenë kandidat. Gjykata është e mendimit se ky interpretim përputhet edhe me leximin e ndërlidhur të neneve 45, 55 dhe 71 të Kushtetutës.

15. Gjykata konsideron të rëndësishme të vë në dukje se kandidimi në zgjedhje parlamentare i Etem Arifit, zgjedhja e tij si deputet dhe ushtrimi i mandatit të deputetit – të gjitha këto pasi që ai ishte dënuar me një vit e tre muaj burgim, me vendim gjyqësor të formës së prerë – shpërfaqë ekzistimin e paqartësisë normative dhe të metave serioze në mekanizmat institucional të Republikës së Kosovës, që janë kompetent për të garantuar ligjshmërinë dhe integritetin kushtetues të proceseve zgjedhore dhe veprimtarisë parlamentare. Kjo paqartësi është e dukshme edhe në përgjigjet që janë dhënë nga trupat përkatës të Kuvendit dhe nga KQZ-ja.

16. Në lidhje me këtë, Gjykata potencon nevojën që Kuvendi i Republikës së Kosovës me komisionet e tij, në bashkëveprim me institucionet gjegjëse, duke përfshirë edhe KGJK-në dhe KQZ-në, të qartësojnë dhe konsolidojnë bashkëpunimin ndër-institucional dhe aspektet normative që kanë të bëjnë me kandidimin në zgjedhje parlamentare dhe ushtrimin e mandatit të deputetit, nga ana e personave të dënuar për vepra penale.

17. Kjo është e domosdoshme për të shmangur situatat paradoksale, nga këndvështrimi kushtetues, ku një person, pasi është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë sikurse parashihet me nenet përkatëse të Kushtetutës dhe ligjeve, i lejohet të kandidojë në zgjedhje parlamentare, të zgjedhet deputet, t’i verifikohet mandati, si dhe të vazhdojë të ushtrojë funksion e deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, madje edhe gjatë vuajtjes së dënimit me burgim. Ndërkohë që Kushtetuta dhe ligjet përkatëse vënë barriera të qarta normative për të mos lejuar personat e dënuar me burgim për kryerjen e veprave penale, që të zgjedhën deputet dhe të ushtrojnë mandatin e deputetit.

18. Për sa i përket zgjedhjes së Qeverisë, Gjykata thekson se në mënyrë që Qeveria të zgjedhet, konform paragrafit 3 të nenit 95 të Kushtetutës, “për” Qeverinë duhet të votojnë të paktën gjashtëdhjetë e një (61) deputetë të Kuvendit. Në rastin konkret, sipas dokumenteve zyrtare të Kuvendit, Gjykata vëren se më 3 qershor 2020, gjashtëdhjetë e një (61) deputetë kishin votuar “për” Qeverinë, gjegjësisht për vendimin e kontestuar. Për miratimin e Vendimit të kontestuar kishte votuar edhe Etem Arifi. Pasi Gjykata gjeti se mandati i Etem Arifit kishte qenë i pavlefshëm para votimit të Vendimit të kontestuar, ai Vendim kishte marrë vetëm gjashtëdhjetë (60) vota të vlefshme. Për pasojë, procedura për të zgjedhur Qeverinë nuk është zhvilluar në përputhje me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, sepse Qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

19. Gjykata vë në pah se neni 95 i Kushtetutës, siç është interpretuar përmes praktikës së saj gjyqësore, parasheh dy tentativa për zgjedhur Qeverinë nga Kuvendi. Në të dyja rastet, Qeveria për t’u konsideruar e zgjedhur duhet të këtë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përkatësisht gjashtëdhjetë e një (61) vota. Nëse as pas tentimit të dytë nuk zgjedhet Qeveria, neni 95.4 i Kushtetutës parasheh shpalljen e zgjedhjeve nga ana e Presidentit të Republikës së Kosovës.

20. Gjykata rikujton që Qeveria e votuar përmes Vendimit nr. 07/V-014 të Kuvendit të 3 qershorit 2020 është bazuar në Dekretin e Presidentit nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020, të nxjerrë bazuar në paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës, përkatësisht në tentativën e dytë për zgjedhjen e Qeverisë. Në lidhje me këtë, Gjykata rikujton interpretimin e dhënë në Aktgjykimin KO72/20 ku kishte theksuar se “zgjedhjet do të jenë të pa evitueshme në rast të dështimit të zgjedhjes së Qeverisë edhe në tentativën e dytë, […] me ç’rast, bazuar në paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës, Presidenti shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre”.

21. Në dritën e kësaj, Gjykata thekson se në rastin konkret vihet në lëvizje paragrafi 4 i nenit 95 të Kushtetutës, sipas të cilit Presidenti i Republikës së Kosovës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.

22. Gjykata e konsideron të rëndësishme të theksoj se është e vetëdijshme se Etem Arifi ka marrë pjesë edhe në procedura të tjera votuese në Kuvend, edhe pasi ai nuk kishte mandat të vlefshëm. Megjithatë, duke u mbështetur në parimin non ultra petita (“jo përtej kërkesës”), Gjykata kufizohet në vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit të kontestuar më kërkesën e paraqitur para saj, gjegjësisht Vendimit nr. 07/V-014, të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përkitazi me Zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Republikës së Kosovës.

23. Gjykata e sheh të nevojshme që të sqarojë po ashtu se, duke u nisur nga parimi i sigurisë juridike, si dhe nga fakti se ky Aktgjykim nuk mund të ketë efekt prapaveprues, vendimet e Qeverisë aktuale mbeten në fuqi, si dhe Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të nenit 113, paragrafi 5, të Kushtetutës, neneve 42 dhe 43 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe në mbështetje të rregullave 59 (1) dhe 72 të Rregullores së punës, njëzëri

VENDOS

I. TË SHPALLË kërkesën të pranueshme;

II. TË KONSTATOJË se, në bazë të nenit 71.1 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitoj mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës;

III. TË KONSTATOJË se, Vendimi nr. 07/V-014 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për Zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i 3 qershorit 2020, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, sepse Qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës;

IV. TË KONSTATOJË se, marrë parasysh se Qeveria nuk është zgjedhur sipas paragrafit 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, atëherë mbështetur në paragrafin 4 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, Presidenti i Republikës së Kosovës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre;

V. TË KONSTATOJË se, ky Aktgjykim nuk ka efekt prapaveprues dhe mbështetur në parimin e sigurisë juridike vendimet e Qeverisë mbeten në fuqi, si dhe Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re;

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Shoqëria Stomatologjike Shqiptare, me hidhërim të thellë e mori lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të kolegut dhe anëtarit të Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare, Dr.Spec Nadir Ismaili nga Tetova i cili ndërroi jetë në moshën 52 vjeçare. Dr. Spec Nadir Ismaili me punën dhe sjelljen e tij, la gjurmë të pashlyeshme në mesin e familjarëve, miqve, gjeneratave që i edukoi dhe kolegëve të tij.

Me këtë rast, në emër të Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare, familjes Ismaili, kolegëve dhe të gjithë miqve dhe dashamirëve të tij u shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje kaq të madhe për të gjithë ne.

I përjetshëm qoftë kujtimi për kolegun, mikun dhe shokun tonë, Dr. Spec Nadir Ismaili

Prof. Dr. Kenan Ferati
Kryetar i Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare

E trishtë! Ndahet nga jeta akademiku i njohur shqiptar (FOTO)

Ditën e sotme është ndarë nga jeta, pedagogu dhe profesori i njohur Adem Mezini.

Lajmin e ka dhënë profesorja e fakultetit të Historisë, Eva Hyskaj me anë të një postimi në Facebook.

Ai ishte një njohës shumë i mirë i historisë së Bashkimit Sovjetik dhe më pas Rusisë, për të cilët ka shkruar dhe shumë libra e artikuj.

Mezini kishte disa vite që ishte në pension, por edhe gjatë kësaj kohe ai ka vazhduar të mbajë kontaktet me ish-studentët dhe pedagogët e fakultetit.

Ikja e tij është një humbje për shkencën e historisë në Shqipëri.


Mbrëmjen e sotme profesori i historisë, Adem Mezini është ndarë nga jeta. Lajmin e hidhur e ka ndarë përmes rrjeteve sociale profesori, Përparim Kabo.

Statusi:

“Shuhet nje njeri me vlera…nje dijetar me vlera…nje atdhetar me vlera. Profesor i historise Adem Mezini e la kete jete. Lajmi eshte i trishte. E njoha heret fillimisht si ish studenti i tij. Ai erdhi dha leksione edhe ne fakultetin e Filozofise…por jeta na beri kolege dhe miq. Adem Mezini lexonte ne disa gjuhe dhe kishte nje veshtrim ndryshe ndaj historise…nuk i pelqenin ideologjizimet…ai spikati si ne studimet e mirfillta historike ashtu edhe historine politike. U thellua ne pikemajet e shkolles social-demoktate dhe ne veprimtarine politike te kesaj ryme politike. Ademi ishte gojetar dhe nje erudit me nje kujtese te pasur. Dialogues i hapur sepse ishte mendjethelle dhe mendjehapur…Analiza e tij per shekullin XX dhe ravijezimi per prirjet e shekullit XXI ne botimin e tij shprehin seriozitet kulture kerkim shkencor dhe kuraje per te prekur edhe parime qe te tjere mund ti shihnin si te palevizeshme…Na iku nje mik…do na mungoi nje historian qe as u lut e as u lepi kund…pikerisht Ai qe e meritonte te ishte akademik perpara shume e shume te tjereve. Adem Mezini ishte peme e larte e dijes…Lamtumire mik i mire…ai zeri yt i plote dhe krejt i vecante si ajer i dijes do te mbetet auditoreve dhe kujteses e sa sa brezave te studenteve te ty….Ishte fat qe jetuam ne nje kohe me ty…Parajsa pasurohet me nje te ndritur shpirt….Amin,”

Gjithashtu edhe kolegia e tij, pedagogia Valentina Duka, ka ndarë lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të Historisë duke shtuar se vlerëson kontributin e tij, jo vetëm si mësimdhënës, por edhe si studiues i historisë bashkëkohore.

Statusi:

Keqardhje e thellë për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Adem Mezinit, pedagog për një kohë të gjatë në Departamentin e Historisë të Universitetit të Tiranës! Prof. Mezini ka dhënë një kontribut të çmuar jo vetëm si mësimdhënës, por edhe si studiues i historisë bashkëkohore.

Ne si ish-studentë dhe kolegë të profesorit të ndjerë, do ta kujtojmë atë gjithmonë si një pedagog të aftë e korrekt, të dashur e të respektuar nga të gjithë.

Prandaj të gjithë do ta ndjejmë mungesën tuaj Prof. Ademi. Do të na mungojnë telefonatat tuaja të shpeshta, interesimi juaj i vazhdueshëm për ne dhe familjet tona, për Departamentin dhe Fakultetin që ju u kushtuat tërë jetën.

Pushofshi në paqë i dashur Profesor! Ju qoftë i lehtë dheu i vendlindjes suaj të bukur, Gjirokastrës!

LAJM I FUNDIT: Gjykata Kushtetuese e çon Kosovën në zgjedhje brenda 40 ditësh?

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës sipas burimeve të Gazetes Express ka nxjerrë aktgjykimin për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me votën e deputetit, Etem Arifi, e cila ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Vendi pritet të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditësh, meqë Gjykata Kushtetuese ka kontstatuar që vota e deputetit, Etem Arifi, pro krijimit të Qeverisë Hoti, ka qenë e pavlefshme.

Lidhja Demokratike e Kosovës kishte krijuar Qeverinë e re pas rrëzimit të Kurtit në Kuvendin e Kosovës me një mocion mosbesimi. Në Qeveri Hoti i kishte marrë edhe AAK-në dhe NISMA-n, duke krijuar kështu një Qeveri e cila në vazhdimësi ka qenë e brishtë me numra.

Lëvizja Vetëvendosje lëndën për votën e Etem Arifit e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese më 11 korrik të këtij viti. Sipas partisë që drejton Kurti, Etem Arifi, s’kishte pasur legjitimitet në momentin kur kishte votuar, meqë ishte d ë n u a r nga Gjykata me vendim të p r e r ë.

Lidhur me ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për votën e Etem Arifit, Gjykata Kushtetuese kishte mbajtur një seancë dëgjimore publike, ku kishte marrë pikëpamjet e të gjitha palëve lidhur me votën e deputetit Arifi.

Nga Qeveria, insistonin se vota e Arifit ka qenë legjitime, derisa përfqësuesi i VV’së, zëshëm thoshte se Arifi s’ka pasur legjitimitet në momentin kur ka votuar.

Deputeti Arifi është d ë n u a r me 1 vit e 3 muaj b u r g i m nga Gjykata e Apelit për m a sh t r i m me subvencione.Ndonëse i dën*uar, Arifi kishte votuar pro formimit të qeverisë Hoti në seancën e 3 qershorit./Express/

Punoi pas orës 18, arrestohet pronari i ëmbëltores në Gostivar

Mbrëmë (20 dhjetor) rreth orës 22.00, efektivët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar e kanë privuar nga liria 62-vjeçarin Xh.V. nga Gostivari, për arsye se objekti i tij (ëmbëltore) në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, punonte jashtë orarit të lejuar kurse në lokal kanë qëndruar disa persona.
Çështja kundër personave J.V. është duke u sqaruar, kurse ndaj tij do të përgaditet parashtresë adekuate sipas Nenit 206 të Kodit Penal, për shkak të dyshimit tlë kryerjes së veprës penale “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”, kurse objekti është mbyllur nga ana e Inspektoratit Shtetrorë të Tregut.

Arsimimi medial do të bëhet pjesë e mësimit në mënyrë që të njihen lajmet e rrejshme

Arsimimi medial do të bëhet pjesë e mësimit me qëllim që t’u ndihmojmë gjeneratave të reja të jenë rezistuesit më të fuqishëm të lajmeve të rrejshme, paralajmëroi sot në konferencë për shtyp kryeministri Zoran Zaev.

Kryeministri foli edhe një herë për reformën arsimore në arsimin fillor dhe tregoi se përmes saj në mësim do të kyçen përmbajtje mësimore të cilat, siç tha, janë kyçe për fëmijët tanë dhe thelbësore, që nxënësit të hyjnë të përgatitur në këtë botë të re bashkëkohore digjitale.

“Në arsim përfshijmë arsimim medial dhe digjital, përmbajtje për antikorrupsion, ekologji, por edhe përmbajtje dhe orë për higjienë e cila u tregua si kruciale në luftën me Kovid-19. Kuptohet, përmbajtjet e reja nuk shkojnë në llogari të ekzistueseve. Nxënësit edhe më tej do të mësojnë histori, gjeografi, kimi, biologji dhe gjithçka tjetër që është e domosdoshme për njohuritë e tyre. Por, për këtë punë përmes debatit do ta zgjedhim modelin më të mirë”, theksoi Zaev.

Si Qeveri, potencoi Zaev, kemi obligim të madh dhe përgjegjësi t’u kundërvihemi dezinformatave dhe t’i parandalojmë dëmet të cilat i shkaktojnë lajmet e rrejshme.

“Prandaj një nga prioritetet tona në ‘Aksion 21’ është – stop për dezinformatat. Paralajmëroj aktivitete të përforcuara në periudhën që vijon, konsultime të gjera me punonjësit medial dhe sektorin qytetar dhe luftë akoma më serioze me dezinformatat, me fjalorin urrejtës dhe format e tjera të kërcënimeve hibride kundër demokracisë në shoqërinë tonë, në kuadër të Planit për aksion vendimtar kundër përhapjes së dezinformatave dhe kundër sulmeve ndaj demokracisë”, deklaroi Zaev.

Me këtë plan, siç tha, është përpunuar edhe protokoll për komunikime të krizës mes servisit qendror qeveritar komunikues dhe ministrive, i cili nëse nuk ekzistonte në kohë të krizës me kovid përmes të cilës kalojmë, do të kishim pasur vështirësi të mëdha në përballjen me lajmet e rrejshme, të cilat në numër të madh ishin plasuar përmes kuazi mediumeve.

“Tendenca të tilla njihen që tani edhe me lajmet lidhur me vaksinën kundër Kovid-19 me qëllim që të shkaktojnë mosbesim tek qytetarët dhe t’i sigurojnë përpjekjet e fuqishme të institucioneve dhe mjekëve në luftën me pandeminë. Këto tentime do të ekspozohen si dezinformata në bashkëpunim me fakt çekerët dhe të mediumeve do t’u sigurohet qasje më transparente drejt burimeve dhe informatave relevante për krijim të përmbajtjeve objektive mediale të interesit publik. Qeveria ka për obligim ta mbrojë interesin publik dhe në atë kuptim do të bëjmë gjithçka është në kompetencat tona që popullata të informohet plotësisht me kohë dhe saktë për mënyrat e mbrojtjes nga Kovid-19, përfshirë edhe për procesin e vaksinimit”, tha Zaev.

Për mbrojtjen nga sulmet kibernetike, potencoi se ka përfunduar procedura për harmonizim të Memorandumit për bashkëpunim të Ministrisë sonë të Mbrojtjes me NATO-n, në fushën e mbrojtjes kibernetike dhe dokumenti është përgatitur për nënshkrim, që do të mundësojë reagim të koordinuar të aleatëve në rast të sulmeve kibernetike.

Kryeministri Zaev paralajmëroi se Maqedonia e Veriut do të jetë lidere në gjetjen e zgjidhjeve në luftën me dezinformatat të cilat e sulmojnë tërë botën dhe, siç tha, beson se krah për krah me partnerët nga perëndimi dhe NATO-ja, do të kundërpërgjigjemi në mënyrë adekuate ndaj kësaj dukurie ë dëmshme.

Kryeparlamentari Xhaferi takon homologun e tij turk, Şentop

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka pritur në takim në ndërtesën e shtëpisë ligjvënëse në Shkup homologun e tij nga Turqia, Mustafa Şentop, i cili kryeson delegacionin parlamentar turk që qëndron për vizitë zyrtare në Shkup me rastin e 21 Dhjetorit, Ditës së mësimit në gjuhën turke në Maqedoninë e Veriut.

Enver Idrizi po ndërton bustin e Skëderbeut në Nish të Serbisë, serbët thonë: “Provokacja”

E ka titulluar “provokacja”, Sputnik një shkrim ku kampioni shqiptar i karatesë Enver Idrizi është angazhuar që të financojë ndërtimin e një disa monumenteve të Heroit Kombëtar të shqiptarëve në qytetet e Luginës së Preshevës por edhe në Nish.

Duke ju referuar monumentit të Skënderbeut në Gjenevë, të cilën e ka vizituar Idrizi, Sputnik thekson se “Janë 20,000 shqiptarë këtu në Gjenevë, mbi 300,000 në Zvicër, nëse kemi një monument në Gjenevë, pse nuk duhet të kemi një monument në qytetet shqiptare si Medvegja dhe Nishi? Unë do të financoja ngritjen e një monumenti, të gjithë duhet t’i kushtojnë vëmendje virtyteve të shqiptarëve, Skënderbeu çliroi popujt e tjerë në Ballkan”, tha Idrizi. Portali rus i është referuar një shkrimi të gazetës zvicerane në gjuhën shqipe, “Le Canton27.ch”, e cila ka shkruar për çështjen.

Shqiptari i lindur në Maqedoni ka qenë gjithashtu anëtar i ekipit kombëtar të Kroacisë dhe fitoi medaljen e parë të Kroacisë si shtet i pavarur.

“Më dhanë mundësinë të përfaqësoja flamurin kroat, unë e përfaqësova atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne kemi shumë të përbashkëta. “Faleminderit Kroacisë, por unë jam shqiptar dhe nuk mund të them se jam një kroat,” deklaroi Idrizi më herët.

Përveç kësaj, ai postoi foto në mediat sociale në përkrahje të Ushtri Çlirimtare të Kosovës./GazetaShqip

Zjarrfikësit në Tetovë i vazhdojnë protestat, nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre

Ka vazhduar edhe sot protesta e zjarrfikësve të Tetovës. Kërkojnë realizimin ligjor të të drejtave të tyre për pagesë të punës gjatë vikendeve, festave, dhe punës gjatë natës, si dhe marrëveshjen kolektive që duhet ta bëjnë me komunën e Tetovës.

Shtesat e rrogës në përqindje nuk janë reale, apo nuk janë në pajtim me marrëveshjen kolektive të përgjithshme të sektorit publik të Maqedonisë të vitit 2008. Ne kërkojmë në përllogaritjen e rrogës të futet edhe shtesa për punë jashtë orarit që kolegët në NJTZ Tetovë e punojnë secilin muaj. Obligim i komunës është që të paguaj shtesat e rrogës në pajtim me Ligjin dhe marrëveshjen kolektive në sektorin publik. Kjo është një protestë paralajmëruese. Herën tjetër do shkojmë para komunës së Tetovës. Nga ky vend iu apeloj të ndërpresin me kërcënimet ndaj kolegëve – u shpreh Goran Risteski, Kryetar i SPZ.

Zjarrfikësit thonë se në periudhën mes dy protestave, disa koleg të tyre kanë qenë të kërcënuar që të heqin dorë nga protesta ose do të largohen nga puna.

Nga Komuna e Tetovës thonë se për zgjidhjen e këtij problemi duhet të kyçet Qeveria. Por zjarrfikësit hodhën poshtë këto pohime të Komunës. Zjarrfikësit thonë se mund t’i ndihmojnë komunës në rast se nuk dinë se si ta zgjidhin këtë çështje përmes Ligjit.

Gjitha këto kërkesa tonat kanë bazë Ligjore dhe komuna duhet ti kryej, megjithatë në këtë rast, jemi të mendimit se, ose nuk dinë ose nuk duan ta zgjidhin këtë ngërç që zgjidhet shumë shpejt. Nga këtu iu apeloj, nëse nuk dinë, këtu jemi që t`iu ndihmojmë të gjejmë zgjidhje – deklaroi Sasho Mishevski, zjarrfikës.

Zjarrfikësit kërkojnë dialog me komunën, ose në të kundërtën, protesta do të radikalizohet dhe do zhvendoset përpara dyerve të komunës së Tetovës./Alsat-M/

Rrëfimi i Kazanovës nga Deçani: Kam pasur 400 dashnore, më ka ruajtur policia gjermane se kam dalë me 70 femra në të njejtën kohë (VIDEO)

Bekim Stokaj, nga komuna e Decanit ku ka treguar për jetë private, ku thotë se në jetën e tij ka pasur më shumë se 400 femra.

“I kam pas diku mbi 400 femra në krejt Evropën”, ka thënë ai në “nKosovë Show”.

“Ja kam nisur karrierën me femra në vitin 1998”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se në Mal të Zi është martuar me 5 gra.

“Kam jetuar bashkë me to një vit”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se lidhja me këto ka zgjatë një vit, dhe më pas ka shkuar në Gjermani.

Stojkaj që ka dëshirë ta quajnë Maxi ka thënë se rekordin botëror e ka thyer në Gjermani.

“Më ka ruajtur policia gjermane se kam dalë me 70 femrave përnjëherë. Unë jam i barabartë si me Hollywood”, ka thënë ai.

“Për puthje jam njëshi në Evropë, ka ndodh për një ditë i kam puthur 70 femra. Kur i kam puthur 70 femra për një ditë më ka ra të fikët”, ka thënë ai.

Nesër në Tetovë vjen Kreu i Kuvendit të Turqisë, MPB me apel për qytetarët

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njofton qytetarët e Tetovës dhe rajonit të Tetovës se nesër (22 dhjetor) në periudhën prej 06:30 deri në 15:00, do të vendosë një regjim të veçantë të trafikut në rrugët që çojnë në Xhaminë e Larme dhe kompleksin “Arabati Baba Teqe” në Tetovë, për shkak të mbërritjes dhe qëndrimit të një delegacioni të lartë nga Republika e Turqisë.

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë apelon tek qytetarët që të kenë durim dhe mirëkuptim për regjimin e ndryshuar të trafikut dhe t’iu binden vazhdimisht urdhrave të policëve, por edhe të mos parkojnë me automjete dhe të mos qëndrojnë pa nevojë në këto rrugë në periudhën në fjalë.

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë do të sanksionojë ligjërisht çdo mospërputhje me këto apele dhe lajmërime duke përgatitur parashtresa adekuate.

Tetova humbi edhe një mjek

Të nderuar kolegë, të nderuar miq,
Dhimbja është e pamasë nga të kuptuarit se e humbëm edhe një jetë të re.
Papritur nga braktisi kolegu ynë, shoku, miku, njeriu Dr. Spec. Nader Ismaili.

Mund të shkruajmë shumë fjalë këtu, por as edhe një roman i tërë nuk mund të imtësojë as edhe një atom të dhimbjes së shkaktuar nga një lajm i këtillë.

Naderi ynë do të mbahet mend për sjelljen e tij profesionale, prej shiku, e parimor ndaj pacientëve dhe një shok i madh me të punësuarit.

Në emër të Drejtorisë së Qendërs Klinike Universitare të Stomatologjisë, në emër të të gjithë të punësuarve, shpreh ngushëllimet për familjen dhe miqtë.
Nader, prehu në paqe!

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”.
Të nderuar miq, kolegë, familjarë e dashamir, ju njoftoj se mbrëmë ndërroi jetë vëllau i im Nader Ismaili.
Lutemi që i Madhi Zot ta Fal, Mëshirojë dhe ta bëjë nga banorët e Xhenetit të përjetshëm. Amin!
V a rr i m i dhe falja e xhenazes së të ndjerit bëhet sot pas namazit të drekes në v a rr e z a t e vjetra të qytetit!

Të padukshmit e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia e Veriut nuk ka shifra të sakta të qytetarëve që janë pa shtetësi, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre që thonë se nuk kanë shtetësi, kanë lindur në këtë shtet dhe jetojnë në Maqedoni të Veriut.

Njëri nga ta është Driton Sherifi, 39-vjeçar, i cili ka lindur dhe punon në Kumanovë, por pa u pajisur me dokumentin e shtetësisë, ai për sistemin mbetet i padukshëm.

Dritoni tregon për Radion Evropa e Lirë se me vite ka bërë kërkesa në departamentin për punë të brendshme dhe ka siguruar edhe dokumentet e nevojshme, në mënyrë që ta fitojë shtetësinë, por, siç thotë ai, shtetësia i është mohuar pa asnjë shpjegim.

Së fundmi, ai është detyruar që fëmijët t’i regjistrojë me mbiemrin e bashkëshortes, që të paktën ata të mos kenë probleme me shtetësi dhe të mund të vijojnë shkollimin.

“Djali im i madhi tash i bën 17 vjet, por ende e mban mbiemrin e bashkëshortes. Përpara s’kam mundur të kurorëzohem me bashkëshorten sepse nuk posedoj letërnjoftim”, thotë Dritoni.

Ai shton se ndonëse me vite të tëra punon si mekanik, stazhi i tij i punës nuk njihet, pasi ai nuk posedon dokumente.

“Së fundmi, jam lodhur. Derisa kërkoja që ta marr shtetësinë e Maqedonisë para tetë vjetësh, pasi e mblodha dokumentacionin e duhur, plotësova të gjithë formularët, kur erdhi puna t’i dorëzoja dokumentet më thanë ‘jo s’mund ta marrësh shtetësinë, kjo është procedurë e gjatë’. Ndërkohë, unë i dhashë paratë e fundit që t’i mbledh të gjitha dokumentet e duhura për shtetësinë”, tregon ai.

Ndërkohë, Afrim Sefedini, në të dyzetat, ka arritur ta marrë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut pas shumë kërkesash të bëra për më shumë se tri dekada.

Ai ka lindur në Maqedoni të Veriut, por prindërit i ka nga Kosova.

“Nuk u jepet shtetësia fëmijëve sepse thonë se prindërit tuaj nuk kanë lindur në Maqedoni, megjithëse ata shkollimin e kanë kryer këtu. Na është thënë se nëse asnjëri prind nuk ka shtetësi të Maqedonisë, ne nuk mund të marrim vendqëndrim”, thotë Afrimi.

Ai tregon se shtetësinë maqedonase, për dallim nga anëtarët e tjerë të familjes, ka arritur ta sigurojë përmes bashkëshortes, e cila është shtetase e Maqedonisë së Veriut.

Mungesa e shtetësisë për vite të tëra, Afrimi thotë se i ka shkaktuar shumë probleme, pasi nuk ka pasur mundësi që të deklarohet si i punësuar në mënyrë që të gëzojë sigurimin pensional dhe atë shëndetësor.

“Më shumë se dhjetë vjet kam punuar në një pompë të benzinës, por nuk kam qenë i lajmëruar (si punëtor) sepse nuk kam pasur letërnjoftim, shtetësi, etj”, tregon ai.

Ndërkaq, Bejnaze Ahmeti, që është në të 70-tat, thotë se për pesë dekada me radhë ka bërë kërkesa për të fituar shtetësinë, por kërkesat i janë refuzuar pa asnjë arsyetim. Ajo është nga Presheva, por është e martuar në Kumanovë, dhe nuk ka arritur që as përmes bashkëshortit të saj ta fitojë shtetësinë.

Mungesa e shtetësisë po bën që Bejnazja, e cila është e sëmurë, të detyrohet të mjekohet në klinika private, të cilat janë të kushtueshme, pasi ajo nuk gëzon sigurimin shëndetësor.

Së fundmi, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, parti këto shqiptare në opozitë, kanë iniciuar një nismë për ndryshimin e ligjit, mbi bazën e të cilit sigurohet shtetësia në Maqedoni të Veriut.

Përmes këtyre ndryshimeve ligjore, opozita shqiptare po synon që të gjithë personat që kanë qenë shtetas të ndonjërit nga shtetet e ish-Federatës Jugosllave, të cilët deri më 8 shtator të vitit 1991 (dita e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut), kanë jetuar në territorin e Maqedonisë së Veriut, mund të kërkojnë shtetësinë maqedonase, duke marrë deklaratat e tre dëshmitarëve.

“Propozimi ynë është që prej 8 shtatorit të vitit 1991, kur Maqedonia e Veriut, atëherë Maqedonia, ka shpall pavarësinë e saj, të gjithë qytetarët e ish-Federatës së Jugosllavisë që kanë qenë banorë të këtij shteti, me automatizëm duhet t’u takojë shtetësia e Maqedonisë së Veriut”, tha Elmi Aziri, deputet i koalicionit të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

Ndryshe nga autoritetet shtetërore, që thonë se nuk kanë të dhëna, partitë politike opozitare thonë se janë rreth 70 mijë qytetarë që janë pa shtetësi, e që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkaq, nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë dhënë shifra të sakta të personave që nuk kanë shtetësi.

“Kemi disa përllogaritje sa i takon numrit të personave që nuk kanë shtetësi, por nuk janë numra të detajuar. Kur të jemi të përgatitur në tërësi, sa i takon rregullativës ligjore dhe nevojës për zgjidhjen ligjore, atëherë në detaje do të tregojmë se si do të ndryshojë ligji”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Por, ish-ministri i Bredshëm, Pavle Trajanov, i cili aktualisht është deputet, thotë mënyra se si po kërkon opozita shqiptare për pajisjen me shtetësi, mund të nxisë konflikt në vend.

“Mendoj se është shumë e papërgjegjshme që përmes tre dëshmitarëve të verifikohet që një person i caktuar ka jetuar në këtë shtet që nga viti 1991. Në këtë mënyrë përmes dëshmitarëve disa u bënë partizanë pa luftuar fare vetëm e vetëm që të gëzojnë përfitime të caktuara. Sipas meje ideja kryesore nuk është që ata persona të pajisen me shtetësi maqedonase, por që në opinion të paraqitet se të njëjtëve u është bërë padrejtësi dhe ja partitë politike i mbrojnë interesat e tyre dhe ja prej ku mund të burojë konflikti ndëretnik. Pra, në këtë mënyrë krijohet hapësirë për konflikt ndëretnik dhe kjo nuk është mirë”, thotë Trajanov.

Edhe më i ashpër ka qenë kryetari i së majtës, Dimitar Apasiev, deputet në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, i cili e ka quajtur “veprim shovinist” nismën e partive shqiptare në opozitë.

“Në mënyrë artificiale mundësohet që 70 mij kosovarë të marrin shtetësinë e Maqedonisë”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Dimitar Apasiev./ REL. 

Ndahet nga jeta profesori i njohur, ishte në ballë të çdo aktiviteti shkollor

Gjilan – Lajm i trisht për vdekjen e hershme të mikut dhe shokut tim Artan Bunjaku. Ishte i dashur e komunikativ, punëtor i pa lodhur dhe asnjëherë nuk diti kënd ta lëndoj. Ishte në ballë të çdo aktiviteti shkollor ka shkruar Shkëlqim Latifi.

Postimi i plotë i Shkëlqim Latifit

Familjarë, miq, kolegë dhe nxënës të dashur me dhembje të thellë ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e profesorit Artan.

Artani ishte shok i mirë, kolegë dhe familjarë i mirë i cili gëzonte respektin e të gjithëve.

Ishte i dashur e komunikativ, punëtor i pa lodhur dhe asnjëherë nuk diti kënd ta lëndoj.
Ishte në ballë të çdo aktiviteti shkollor.

Do t’na mungosh shoku ynë i dashur, kujtimi për ty do të jeton gjatë.
lusim Allahun e madhërishëm ta mëshiron me xhenet shpirtin tënd.

Prehu ne paqe miku im.

Kimete Berisha: Çka ka të keqe Hoxha?

Çka ka të keqe Hoxha?
Bash simpatik. Ku me gjetë edhe naj hoxheshë që e bën kabull politikën!

Myslimanë dyfytyrësh si shqiptarët s’ka.
Laramanë.

Prandaj, s’na merr seriozisht as Lindja as Perendimi.
Se e dinë, që s’jemi të vërtetë në asgjë!
As kur ia kòna bukën shqiptarit, nuk tregon drejt, pa gjet behane, pa rrejt me qitë kërrname nuk e lë.

Edhe jeni myslimanë (me letra), bëheni synet, i keni adetet e myslimanëve, jetoni si myslimanë, dhe pranoni t’ju KËNDOJË

Hoxha në fund të jetës,
edhe keni qejf që Perendimi t’ju konsiderojë të krishterë.
Për studim.

Perendimit s’i bëhet vonë.
Lindjes s’i bëhet vonë.
Sepse, ata janë vetë, çfarë dëshironi Ju të jini për veten tuaj, e jeni falls në gjithçka.

Ku ka myslimanë, ka edhe hoxhë.
Ku me marrë me pas sa më shumë teologë, hoxhë, priftëriinj, njerëz që së paku i tutën Zotit!

E jo njerëz që i tutën Isës, Ramushit, milicisë, hakmarrjes njerëzore, e jo hakmarrjes hyjnore qysh duhet me ju tutë.
E tuta e ruan vreshtën.

E jo si Ju shoktë e mi, që nuk e dini Zotin hak, por hak e dini kriminelin, hajnin, pushtuesin.
.
Duhet të jesh ‘Zot’ vet, që ta mohosh Zotin pastaj, nga pozita e ‘rivalit’.

P.S. Kur vjen dita, vjen edhe Hoxha!/Kimete Berisha