Ballina Aktualitet Albin Kurti sërish kryeministër? Vetëvendosje fillon fushatën në rrjetet sociale

Albin Kurti sërish kryeministër? Vetëvendosje fillon fushatën në rrjetet sociale

Ndërkohë që pritej konfirmimi se Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me votën e deputetit, Etem Arifi, e cila ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së Kosovës, nisi fushata në rrjetet sociale për “Albin Kurti kryeministër”.

Zyrtarë të VV kanë filluar të shpërndajnë fotografi të kreut të liderit të partisë ku shkruan ” Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës”.

Një postim të tillë e ka bërë ish-ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla. Postimi i tij në rrjetin social Facebook, ka marrë pëlqime të shumta brenda pak minutash.

Gjithashtu, nënkryetarja e LVV-së, Arbërie Nagavci ka shkruar se aktualisht kanë 51 përqind të votave.

“51% aktualisht, paramendo pas 40 dite”, thuhet në reagimin e Nagavcit në Facebook.

Theksojmë se vota e deputetit Arifi ishte vendimtare për formimin e Qeverisë Hoti, për të cilën LVV kishte pohuar se ishte e paligjshme.

@tn.lajmelokale
@tetovanews