Ballina Aktualitet Tetova humbi një humanist, arsimëdashës, atdhetar/ Ndahet nga jeta Shinasi Karaxhenemi

Tetova humbi një humanist, arsimëdashës, atdhetar/ Ndahet nga jeta Shinasi Karaxhenemi

Me keqardhje të thellë sot mësova lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëqytetarit, veprimtarit dhe njërit prej burrave të urtë të këtij qyteti, Z. Shinasi Karaxhenemi!

Do ta kujtojmë si njeri të idealeve, burrë fisnik e fjalëpak, e që shpesh dinte të ndihmojë dhe këshillojë të tjerët! Z. Karaxhenemi shquhet edhe si një nga themeluesit dhe drejtuesit e parë të klubit të futbollit Shkëndija në vitin 1979.

Me këtë rast, familjes dhe miqve iu përcjell ngushëllimet e mia të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre të dashur!
U prehtë në paqe!/ Teuta Arifi

Humbja e një humanisti, arsimëdashësi, atdhetari

Sot morëm lajmin e hidhur se ndërroi jetë Shinasi Karaxhenemi nga Tetova, anëtarë i këshillit Qëndrorë të OH-“El.Hilal” , një humanist, arsimdashës e veprimtar i palodhshëm në shumë sfera, aktivist i denjë e i palodhshëm në shumë sfera të jetës, një atdhetar i kompletuar në plotëkuptimin e fjalës, i cili ka dhënë kontributin e tij të pashlyeshëm dhe veçanërisht pas proçeseve demokratike në vend. sot humbim një anëtar nga familja shumë fisnike.

Ai ishte një humanist i pazëvendësueshëm, anëtar shumëvjeçar në Kryesinë dhe Këshillin Drejtues të OH-El Hilalit, çdo herë duke reflektuar besnikëri, përpikshmëri dhe përkushtim në veprim duke qenë një stimulim dhe motivim për aktivistët e rinj. Ishte një intelektual te i cili vlerat qytetëruese, kulturore, patriotike dhe fetare ishin si një sistem që merrej si udhërrëfyes në shumë aktivitete të treguara të tij në OH-“El.Hilal” e më gjërë në rajon.

Zoti e mëshiroftë Shenasiun, i cili si shembëlltyrë të qytetarit të denjë dhe fisnik do të mbetet për shumë kohë jo vetëm për anëtarët e familjes së tij, por edhe në OH-“El.Hilal” po edhe të gjeneratave që do të vijnë./Etem Xheladini

Humbja e një atdhetari

Sot në mëngjes ndërroi jetë Shinasi Karaxhenemi nga Tetova, një veprimtar i palodhshëm në shumë sfera, aktivist i denjë e i palodhshëm në fushën e humanitetit, sportit, politikës, kulturës, një atdhetar i kompletuar në plotëkuptimin e fjalës, i cili ka dhënë kontributin e tij të pashlyeshëm në shumë aktivitete shoqërore para dhe veçanërisht pas proçeseve demokratike në vend. Tetova sot humbi një anëtar nga familja shumë fisnike në gjirin e vet, djali i Tahir efendi sahatçiut, nipi i Hafiz Ferhat efendiut dhe gjithashtu nip i dëshmorit të kombit, Ali Ramiut,oficerit të Ballit Kombëtar.

Ai ishte një humanist i pazëvendësueshëm, anëtar shumëvjeçar në Kryesinë dhe Këshillin Drejtues të El Hilalit, çdo herë duke reflektuar besnikëri, përpikshmëri dhe përkushtim në veprim duke qenë një stimulim dhe motivim për aktivistët e rinj. Ishte një intelektual te i cili vlerat qytetëruese, kulturore, patriotike dhe fetare ishin si një sistem që merrej si udhërrëfyes në shumë aktivitete të treguara të tij në Tetovë e më gjërë në rajon. Zoti e mëshiroftë këtë personalitet, i cili si shembëlltyrë të qytetarit të denjë dhe fisnik do të mbetet për shumë kohë jo vetëm për anëtarët e familjes së tij, por edhe të gjeneratave që do të vijnë./Behixhudin Shehapi

@tn.lajmelokale
@tetovanews