Ballina Blog Faqe 396

Vaksinimi: Përse është kaq i rëndësishëm dhe llojet e tij

Fëmijët lindin me një sistem imunitar të pazhvilluar, ndaj dhe janë më të rrezikuar nga viruset dhe bakteret që qarkullojnë. Vaksinimi është mënyra e vetme se si trupi prezantohet me këto baktere në formën e tyre më të dobët dhe arrin të forcojë imunitetin ndaj tyre.

Vaksinimi që në vegjëli ndihmon në përforcimin e këtij imuniteti pikërisht në moshën kur fëmija ka predispozitë të vuajë pasoja të rënda nga disa infeksione të caktuara.

Mjeksia ka avancuar në këtë fushë, aq sa sot ofrohen alternativa të shumta dhe të ndryshme për vaksinimin e fëmijës, siç janë vaksinat e kombinuara të cilat sigurojnë mbrojtje e shumfishtë në një gjilpërë të vetme.

Ato përfaqësojnë një standart botëror për disa arsye, ndër të cilat fakti që janë të efektshme, të sigurta, dhe krijojnë më pak stres për fëmijën pasi reudktojnë numrin e gjilpërave duke kursyer gjithashtu kohën që prindërit do shpenzonin për vizita të vazhdueshme tek pediatri.

Disa prej këtyre sëmundjeve prej të cilave fëmija krijon imunitet falë vaksinave të kombinuara janë:

Influenza Hemofilike e tipit  B

Ky bakter mund të shkaktojë sëmundje serioze të cilat rrezikojnë shëndetin, si për shembull, Meningiti (një infeksion në cipën që mbështjell trurin), Septicaemia(infeksion i gjakut) apo Cellulitis (infeksion i lëkurës dhe indeve).

Hepatiti B, një sëmundje infektive e mëlçisë që shkaktohet nga një virus. Fëmijët e vegjël të prekur nga Hepatiti B zakonisht nuk shfaqin simptoma, por ky infeksion qëndron me ta përgjatë gjithë jetës.

Difteria një infeksion shumë serioz dhe tepër ngjitës i hundës apo fytit i cili sjell vështirësi në frymëmarrje, arrest kardiak, paralizë, e deri në humbje të jetës.

Tetanozi është një sëmundje serioze e shkaktuar nga një toksinë bakteriale e cila prek sistemin tuaj nervor, gjë e cila shpie në kontraktime të dhimbshme muskulare, veçanërisht të muskujve të nofullës dhe qafës. Tetanozi mund të ndikojë në aftësinë për të marrë frymë, madje mund të rrezikojë edhe jetën. Ai njihet ndryshe si “lockjaw” për shkak se shkakton spazma tek mukujt e nofullës duke e bërë të vështirë hapjen e gojës.

Pertussis, e njohur ndryshe si “kolla e mirë”, është një infkesion shumë ngjitës i rrugëve të frymëmarrjes i cili mund të shkaktojë probleme që nisin me pneumoni, kriza, dëmtime në tru dhe në rastet më të rënda, humbje të jetës.

Poliomelti një sëmundje me probabilitet të lartë infektimi e shkaktuar nga një virus duke sjellë temperature të lartë, dhimbje muskulare dhe në disa raste madje edhe paralizë apo humbje të jetës.

Teknologjia më e fundit e vaksinimit vjen përmes vaksinave polivalente, të cilat e mbrojnë fëmijën nga disa sëmundje të ndryshme. Vaksina Heksavalente është ajo e cila mbron fëmijën e porsalindur nga 6 sëmundje të ndryshme me një gjilpërë të vetme, gjë e cila redukton stresin e fëmijës duke kursyer edhe kohën tuaj me reduktimin e vizitave tek pediatri! Gjithashtu, është edhe vaksina Tetravalente, për fëmijët që do të hyjnë në shkollë, e cila i mbron ata nga katër sëmundje me një gjilpërë të vetme, duke e mbrojtur kështu fëmijën tuaj në periudhën kur dihet se është më i brishtë për shkak se do të hyjë në një kolektiv dhe duke siguruar që të mos ketë epidemi në shkolla.

Në kohërat e COVI-19, është më e rëndësishme se kurrë të vaksinoni dhe mbroni fëmijët ndaj sëmundjeve për të cilat EKZISTON një vaksinë.

Pyesni mjekun tuaj pediatër për të mësuar se cilat janë alternativat e mundshme të vaksinimit për fëmijën tuaj, zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë dhe forconi imunitetin e tij ndaj çdo sëmundje dhe rreziku që i kanoset.

Artikull i mbështetur nga Sanofi Pasteur

MAT-AL-2000111-1.0-11/2020

Keni dhimbje të vazhdueshme në shpinë? Kujdes, mund të jetë shenja e parë e kancerit të pankreasit

Puna nga shtëpia është bërë normë e re gjatë pandemisë. Ulja e zgjatur para laptopëve dhe kompjuterëve po çon në disa probleme duke përfshirë dhimbjen e shpinës dhe lodhjen e syve gjatë kësaj periudhë.

Dhimbja e shpinës mund të jetë shqetësuese, ajo mund të ketë lidhje me më shumë implikime, përfshirë edhe kancerin e pankreasit. Po, e keni lexuar mirë, dhimbja juaj e vazhdueshme e shpinës mund të jetë shenja e parë e kancerit të pankreasit.

Një studim i fundit i botuar në revistën mjekësore “JAMA Internal Medicine” zbuloi se ekziston një lidhje e fortë midis qëndrimit për orë të gjata ulur dhe vdekjes për shkak të kancerit.

Në disa raste dhimbja e shpinës mund të nënkuptojë një çështje serioze shëndetësore siç është kanceri i pankreasit. Kanceri i pankreasit zhvillohet në indet e pankreasit – një organ në bark që qëndron prapa pjesës së poshtme të stomakut tuaj.

Zakonet që mund të çojnë në kancerin pankreatik

Në fazat fillestare, kanceri fillon të zhvillohet në pankreas që mund të çojë në zhvillimin e anomalive qelizore kur qelizat themelore shumohen në mënyrë jonormale.

Alkooli:  Pirja e alkoolit, pirja e duhanit dhe zakonet dietike mund të shkaktojnë kancerin e pankreasit.

Histori familjare: Gjenetika dhe historia familjare gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kancerit të pankreasit.

Mosha: Rreziku i shfaqjes së kancerit të pankreasit rritet me rritjen e moshës. Shumica e njerëzve që zhvillojnë kancer të pankreasit janë mbi 45 vjeç. Në fakt, 90% janë më të vjetër se 55 vjeç dhe 70% janë më të vjetër se 65 vjeç.

Obeziteti dhe dieta: Konsumimi i rregullt i ushqimeve me shumë yndyrë është një faktor rreziku për kancerin e pankreasit. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit mbipeshë kanë një rrezik më të lartë për t’u diagnostikuar dhe vdekur nga kanceri i pankreasit. Përdorimi kronik dhe i rëndë i alkoolit gjithashtu mund të rrisë rrezikun e kancerit të pankreasit, ka shumë të ngjarë duke shkaktuar pankreatit të përsëritur, i cili përsëritet inflamacioni i pankreasit.

Simptomat që paralajmërojnë kancerin e pankreasit

Shenjat dhe simptomat e kancerit të pankreasit shpesh nuk shfaqen derisa sëmundja të përparojë. Ato mund të përfshijnë:

Dhimbje abdominale: Në shumicën e rasteve, simptomat mund të jenë aq të lehta dhe të përgjithshme sa dhimbja e barkut, humbja e peshës ose zhvillimi i diabetit, etj duke e bërë të vështirë diagnostikimin në fazën fillestare.

Verdhëza: Kanceri i pankreasit mund të jetë asimptomatik në një fazë të hershme ndërsa verdhëza mund të shfaqet në një fazë të përparuar të sëmundjes. Në raste të tilla, kur pacientët vuajnë nga verdhëza ata mund të ndiejnë kruajtje në të gjithë trupin për shkak të depozitimit të kristaleve të kripës biliare nën lëkurë.

Humbja e oreksit: Një nga shenjat më paralajmëruese të kancerit të pankreasit (përveç dhimbjeve të barkut) është humbja e oreksit. Asnjëherë mos e injoroni këtë shenjë.

Ndahet nga jeta Gafur Abdiu, ish-botues dhe pronar i fotokopjes “FI-GA” në Tetovë

Në rrjetin social është publikuar lajmi se ka ndërruar jetë Gafur Abdiu, dikur ish-botues dhe për vite tëra si pronar i fotokopjes Fi&ga, e vendosur në Shtëpinë e Kulturës në Tetovë.

“Ka ndërruar jetë një nga njerëzit më të mirë e të jashtëzakonshëm që kam njohur, miku shumë i çmuar i familjes tonë, “axha” Gafur Abdiu. Humori i tij të lehtësonte brengat e kësaj kohe të egër, ai ma bëri fëmijërinë ta kem më të lumtur, me kujtime të lezeçme. Por, sot “heroi” im i hershëm iku për në botën tjetër. Ngushëllime të përzemërta familjes, Allahu i faltë parajsën!(Emad Mehmeti)

“Te Allahut jemi dhe te Ai do te kthehemi”
U bashkofshim ne Xhennet inshaAllah axha Gafur.
Gafur Abdiu – fi&ga (Bekim Demiri)

Në vitin 1916, kur për francezët Çamëria dhe Parga ishin Shqipëri

Ndërsa sot qeveria e ka hequr fare nga përdorimi dhe tekset shkollore termin “Çamëri” apo “çam”, jo shumë larg në histori Çamëria ishte një nga simbolet, prej së cilës identifikohej Shqipëria.

Kjo është faqja e parë e revistës “La Nature”, revistë shkencore. Bëhet fjalë për numrin 2209 të 29 janarit 1916.

Në foto është qyteti i Pargës, një nga perlat shqiptare.

Vizatimi i Pargës është realizuar nga piktori i mirënjohur Edward Lear, i cili në ato kohë ishte i ngarkuar të pikturonte Greqinë dhe Shqipërinë për llogari të revistave të mëdha europiane dhe britanike, sepse ende nuk njiheshin fotografët.

Keni probleme me shëndetin e dhëmbëve? Mësoni si ta kuroni me aloe vera

Pjesa e gojës është ndër më delikatet dhe të bezdisshmet nëse nuk është në formën e saj më të mirë.

Nëse keni problem, një ndër ndihmësit më të mirë është lëngu i aloe verës. Lëngu dhe xheli i kësaj bime jo vetëm që do t’ju qetësojnë acarimet e mëparshme, por do të parandalojnë edhe krijimin e baktereve të tjera të këqija.

Por si ta përdorni?

Përdorimi i xhelit të aloe verës si një mjekim për dhëmbët tuaj është më i thjeshtë nga sa mendoni.

Mjafton të konsumoni rregullisht lëng aloe apo të lyeni pjesën delikate të mishrave të dhëmbëve me xhelin e kësaj bime. Gjithashtu mund të përdorni edhe produkte të cilat e përmbajnë këtë bimë.

Shumë nga pastat e dhëmbëve që shiten në farmaci mund t’ju ofrojnë të njëjtat vlera të aloes.

Këto produkte është mirë t’i përdorni çdo ditë derisa të shikoni që dhëmbët tuaj janë më të shëndetshëm. l.k/abcnews.al

Qeni ia dogji me qiri, shënimet e Isaac Newton shiten për 400 mijë euro

Shkencëtari ishe duke hetuar rreth piramidave të Egjiptit, por besohet se qeni i tij e rrëzoi një qiri të ndezur mbi to.

Një koleksion i papublikuar i shënimeve të shkencëtarit Isaac Newton, që besohet të jenë tentativa për të dekoduar kodet sekrete të matjeve të piramidave në Egjipt, është shitur për 400 mijë euro.

Sipas “The Guardian”, ato janë gjysmë të djegura, pas një aksidenti të shkaktuar nga Diamond, qeni i Newton.

Këto dokumente jashtëzakonisht të rralla që datojnë në vitin 1680, pothuajse u shkatërruan plotësisht kur Diamond kërceu në tavolinë duke rrezuar një qiri dhe duke djegur dokumentet.

Kujtojmë që Newton është i njohur si ura lidhëse mes epokës së mendimit logjik dhe epokës së besimit në magji. Ai përpiqej të bënte ndërlidhje mes besimeve abstrakte dhe dëshmive shkencore. l.k/abcnews.al

Restoranti kolumbian ofron hamburger të mbuluar me ar

Një restorant kolumbian në kryeqytetin Bogota në menunë e ushqimeve ka shtuar diçka të çuditshme për të tërhequr më shumë drekues gjatë të ashtuquajturës normale e re, duke ofruar një hamburger të artë për mysafirët, raporton Anadolu Agency.

Restoranti kolumbian Toro McCoy, i cili ka dy degë, së pari në qytetin Bucaramanga pastaj edhe në kryeqytetin Bogota, në menunë e ushqimeve ofron një pjesë të re të luksit, respektivisht një hamburger që së bashku me përbërësit e tij plotësohet me një mbulesë të ngrënshme prej ari 24 karatësh.

Grupi i kuzhinierëve nga dega e restorantit në Bogota për AA treguan procesin e përgatitjes së hamburgerit të artë, ku përdoren pesë fletë ari të importuara nga SHBA-të. Secila fletë ka një trashësi prej 0.0015 milimetra, megjithatë procesi i vendosjes së arit është shumë më komplekse sesa duket.

Hamburgeri i artë kushton 200 mijë pesos (rreth 47 euro).

Ky restorant përqendrohet në ofrimin e përvojave të ndryshme gastronomike për darkat, ndërsa me hamburgerin e artë restoranti ka shtuar një opsion tjetër.

Pasi restoranti kishte vendosur për ta ofruar këtë produkt, kuzhinierëve iu desh të zgjidhnin përbërësit. Ata provuan kombinime të ndryshme dhe vendosën në recetë për ato me aromë më të shijshme.

YouTube heq çdo video që vë në dyshim fitoren e Joe Biden

YouTube ka njoftuar se ka nisur heqjen nga platforma të çdo videoje që flet për manipulim votash në zgjedhjet amerikane të këtij viti.

Në nëntor, YouTube nuk fshinte asnjë video të tillë, duke u shprehur me një komunikatë zyrtare se “lejon diskutimin e rezultateve të zgjedhjeve”.

Por, në një blog të mërkurën, YouTube tha se vendimi për heqjen e videove që flasin për manipulime vjen pasi “shumë shtete e kanë përcaktuar tashmë fituesin” mes Donald Trump dhe Joe Biden.

YouTube sqaron se janë rreth 200 000 video mbi zgjedhjet amerikane, të shikuara mbi 4,5 miliardë herë.

I premtoi se do t’i ndryshonte fatin, fallxhorja 56-vjeçare mashtron vajzën në Tiranë dhe i merr… 12 mijë euro

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht një 56-vjeçare të identifikuar si A.Sh sepse në periudhën 2 mujore duke i premtuar ndryshimin e fatit me fall ka mashtruar një 35 vjeçare.

Policia bën me dije se gruaja në fjalë, që vetëcilësohej fallxhore i ka marrë në këmbim rreth 12 mijë euro kësaj vajze.

Kur ka kuptuar mashtrimin, e reja e ka denoncuar fallxhoren në Polici, ndërkohë Prokuroria po vijon hetimet për rastin.

Kafja e Klodianit dhe ikja e Sandër Lleshajt

Nga Skender Minxhozi

Nuk është dorëheqja e Sandër Lleshajt lajmi më i bujshëm i këtyre 24 orëve të çmendura që ka kaluar Shqipëria, pasi një polic anonim vrau një djalë të ri 25 vjeçar në periferi të Tiranës. Është vizita e Edi Ramës në shtëpinë e të ndjerit, menjëherë pas mbërritjes në Rinas, pas udhëtimit në SHBA. Ishte ky gjesti i fortë i njohjes dhe pranimit të përgjegjësisë objektive që duhet të mbajë shteti, edhe kur këmbëzën e krimit nuk e tërheq ministri apo kryeministri. Këtu fillon dhe mbaron simbolikisht kjo ngjarje, mes shtetit dhe qytetarit që i kanë vrarë njeriun më të shtrenjtë. Lleshaj ra teksa Edi Rama dhe Qazim Rasha pinin kafen e mortit të Klodianit.

Pjesa tjetër, ajo që pamë jashtë asaj shtëpie modeste, me djegie, kërcënime, protesta të dhunshme, është e gjitha një përdorim i pastër dhe hipokrit për qëllime politike. Opozita e mori kauzën e dhimbshme të Klodian Rashës, si dikur arkivolin e Azem Hajdarit, për ta përdorur si municion kundër kryeministrisë. Kaq të ndryshme e të largëta mes tyre, këto dy ngjarje tragjike kanë të përbashkët përdorimin cinik të vdekjes.

Edi Rama ka bërë sot gjënë e drejtë, duke vendosur një standart të qartë me dy etapa, të cilin të tjerë para tij na kanë treguar se nuk kanë këllqe ta aplikojnë: së pari, shkeli personalisht në shtëpinë e mortit, duke u parë sy në sy me prindërit e të ndjerit Klodian Rasha dhe së dyti, pranoi largimin e ministrit më të rëndësishëm të qeverisë, ende pa dalë ekspertiza e ngjarjes tragjike dhe pa e marrë fjalën drejtësia, por vetëm për përgjegjësinë objektive që ai ka si drejtues madhor i trupës së policisë.

Të dyja këto veprime duan kurajo dhe ndërgjegjen e qetë. Sepse i kemi të tjerët, që sot shtyjnë turmat, sesi kanë mbajtur në punë, në arrest shtëpie, zyrtarë të lartë të hetuar për zhdukje personash. I kemi parë këta liderë politikë, që sot bërtasin kundër krimit shtetëror, sesi dje merrnin në mbrojtje gardistët vrasës të katër njerëzve të paarmatosur. Për fat nuk flasim për “vitin 1938”, si dikur regjimi komunist. Janë krime të freskëta, me autorë e përgjegjës që të gjithë të gjallë e “majë kalit”.

Sot Edi Rama i dha partisë së 21 janarit një shuplakë publike, në kthim nga Rinasi. Sot u zbatua edhe në Shqipëri standarti defiçitar i dorëheqjes, një standart që duhej ta shihnim shumë më shpesh këto 30 vjet.

Krimi ndaj Klodian Rashës duhet të zbardhet deri në fund, që të dalë e plotë përgjegjësia e atij ose atyre që kanë shkelur ligjin. Le të jemi të gjithë më të qetë që ky hetim do të kryhet me një ministër të dorëhequr, si premisë për një proces më të drejtë, më objektiv dhe më të paanshëm.

Përhapja e pandemisë, Uellsi mbyll sërish shkollat

Vende të ndryshme të Europës kanë nisur rikthimin e disa masave shtrënguese për shkak të rritjes së rasteve të reja me koronavirus dhe për të shmangur rrezikun për mbingarkesën në spitale.

Autoritetet e Uellsit, së fundmi kanë vendosur që nga kjo javë të mbyllin shkollat e mesme dhe kolegjet, në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë.

Ministrja e Arsimit, Kirsty Williams bëri me dije se ky vendim erdhi pas konsultimeve me ekspertët e shëndetit publik të cilët raportuan për një përkeqësim të situatës në vend.

Kështu që nga dita e hënë i gjithë procesi mësimor në Uells do të kalojë online.

Si ta përdorni limonin për fytyrën dhe flokët!

Nëse po kërkoni një ingredient magjik për bukurinë tuaj, ju themi se ai është limoni. Limoni është një frut që falë vetive që ka, ndihmon edhe në përmirësimin e pamjes tuaj të jashtme. Më poshtë do ju tregojmë sesi mund ta përdorni këtë frut për fytyrën dhe flokët.

Për fytyrën:

Limoni është një përbërës i perfekt për lëkurën tuaj, duke e bërë më të shkëlqyer dhe të shëndetshme. Ju mund të aplikoni lëngun e tij me një pambuk, përpara se të flini. Në mëngjes, lani fytyrën dhe vendosni krem kundër diellit.

Për flokët:

Limoni i bën flokët tuaj me shkëlqim dy ose tre herë më shumë sesa i keni. Ajo që ju duhet të bëni është thjesht të vendosni lëng limoni në flokët tuaj dhe të dilni shëtitje kur ka diell./e.b-abcnews.al

Zbulohet një specie e re në Meksikë, shkencëtarët: Nuk përputhet me asgjë që dihet se ekziston

Shkencëtarët që punojnë në brigjet perëndimore të Meksikës thonë se kanë zbuluar një specie të panjohur më herët.

Tre balena me sqep u vunë re muajin e kaluar nga një ekip shkencëtarësh që punonin pranë Ishujve San Benito, rreth 300 milje nga kufiri i SHBA-së, sipas një njoftimi për shtyp të botuar të martën.

Ekipi kishte dëgjuar një sinjal akustik të paidentifikuar më parë në zonë, dhe kishte vendosur të zbulonte se nga vinte ai. Më pas ata arritën të marrin fotografi dhe regjistrime video të tre balenave, dhe gjithashtu regjistruan sinjalet e tyre akustike duke përdorur një mikrofon nënujor.

Sipas ekipit, çdo balenë lëshon një sinjal unik akustik nën ujë dhe ky tingull nuk është regjistruar kurrë më parë, plus analiza fillestare e karakteristikave fizike të balenave sugjeron se kjo është një specie e re.

“Ne pamë diçka të re. Diçka që nuk pritej në këtë zonë, diçka që nuk përputhej, as vizualisht as akustikisht, me asgjë që dihet se ekziston,” tha Barlow.

“Mendoj se mund të kemi arritur atë që shumica e njerëzve do të thoshin se ishte me të vërtetë e pamundur, gjetjen e një gjitari të madh që ekziston në tokë dhe që është krejtësisht i panjohur për shkencën.”, deklaruan studiuesit Gustavo Cárdenas Hinojosa, Jay Barlow dhe Elizabeth Henderson.

28 jetë të humbura dhe 1120 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2993 teste dhe janë regjistruar 1120 raste të reja me Kovid-19 në: Shkup-507, Kumanovë-60, Shtip-30, Prilep-52, Tetovë-37, Strugë-35, Veles-31, Manastir-36, Ohër-49, Kavadar-33, Gostivar-56, Gjevgjeli-8, Strumicë-43, Kriva Pallankë-6, Radovish-10, Krushevë-3, Koçanë-16, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-1, Pehçevë-6, Berovë-15, Vallandovë-5, Vinicë-7, Dellçevë-25, Kratovë-2, Shën Nikollë-4, Kërçovë-16, Resnjë-8, Negotinë-16.

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi sot 916 pacientë të shëruar nga: Shkup-263, Kumanovë-52, Dibër-4, Shtip-42, Prilep-61, Tetovë-35, Strugë-29, Veles-41, Manastir-79, Ohër-36 , Kavadar-24, Gostivar-62, Gjevgjeli-15, Strumicë-24, Kriva Pallankë-12, Radovish-8, Krushevë-1, Koçanë-12, Probishtip-5, Demir Hisar-2, Pehçevë-3, Berovë-10 , Vallandovë-3, Vinicë-10, Kratovë-2, Shën Nikollë-14, Kërçovë-39, Resnjë-2 dhe Negotinë-26.

28 persona kanë humbur jetën, shtatë pacientë nga Shkupi (74, 63, 83, 69, 79, 82 dhe 72), një nga Kumanova (71), një nga Shtipi (81), pesë pacientë nga Prilepi (66, 80, 61, 76 dhe 55), një nga Struga (77), dy nga Velesi (72 dhe 75), një nga Manastiri (45), një nga Ohri (77), një nga Kavadari (71), dy nga Gostivari (51 dhe 49) , një nga Gjevgjelia (72v), dy nga Strumica (56 dhe 80v), një nga Delçevo (65v), një nga Resnja (53v) dhe një pacient nga PE Negotinë-Demir Kapi (68v). Pacientët ndërruan jetë në spital, transmeton Tetova News.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 69452, numri i pacientëve të rikuperuar është 45621, numri i jetëve të humbura është 1977 dhe numri i rasteve aktivëe është 21854. Sipas analizave të përfunduara epidemiologjike, shpërndarja e rasteve aktivëe sipas qyteteve është si më poshtë:

• Shkup 30085, aktivë 10969

• Kumanovë 4097, aktivë 657

• Dibër 504, aktivë 119

• Shtip 2926, aktivë 494

• Prilep 3435, aktivë 974

• Tetovë 4182, aktivë 1007

• Strugë 1669, aktivë 453

• Veles 2268, aktivë 701

• Manastir 2462, aktivë 906

• Ohër 1870, aktivë 567

• Kavadarci 1510, aktivë 577

• Gostivar 2920, aktivë 929

• Gjevgjeli 848, aktivë 258 (65 persona nga PE Gjevgjelia janë banorë të Dojranit, 148 të Bogdancit dhe 12 janë shtetas të huaj)

• Strumicë 1895, aktivë 595

• Kriva Pallankë 493, aktivë 135

• Radovish 484, aktivë 127

• Krushevë 148, aktivë 78

• Koçanë 1349, aktivë 254

• Probishtip 390, aktivë 83

• Demir Hisar 212, aktivë 58

• Makedonski Brod 186, aktivë 40

• Pehçevë 114, aktivë 20

• Berovë 439, aktivë 122

• Vallandovë 236, aktivë 54

• Vinicë 404, aktivë 134

• Dellçevë 562, aktivë 284 (162 persona nga PE Delçevë janë nga Makedonska Kamenica)

• Kratovë 172, aktivë 47

• Shën Nikollë 920, aktivë 204

• Kërçovë 1387, aktivë 431

• Resnjë 536, aktivë 212

• Negotinë 747, aktivë 365 (110 persona nga NP Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)/TetovaNews

Vështirë të njihet Atifetja e dikurshme tek Atifetja e sotme

Nga Blerim Latifi

Do t’i them disa fjalë për Atifete Jahjagën, ish presidentën e Kosovës. E shohim shpesh në ngjarje të ndryshme publike duke folur si një avokuese për të drejtat e grave dhe për barazinë gjinore. Kohëve të fundit e kemi parë edhe një gjë të tjetër tek ajo : ndërhyrjet kirurgjike për të ndryshuar dukjen e fytyrës së saj. Aq të mëdha janë këto ndërhyrje, saqë është vështirë të njihet Atifetja e dikurshme tek Atifetja e sotme. Për të mos u keqkuptuar, që në fillim, dua të theksoj një gjë : Atifete Jahjaga ka të drejtën e saj absolute të bëj çfarë të dojë me trupin dhe fytyrën e saj dhe në këtë pikëpamje është kundër etikës liberale që ta gjykojmë në ka bërë mirë apo keq.

Problemi është tjetër kund: ndërhyrjet kirurgjike për të zbukuruar fytyrën bijnë në kundërshtim me misionin e avokatisë së barazisë gjinore dhe emancipimit të grave, në përgjithësi. Pse? Sepse, kirurgjia estetike e grave është pasojë e një shoqërie maskiliste ku femrat vlerësohen për dukjen e tyre, e jo për personalitetin dhe profesionalizmin e tyre. Kirurgjia estetike e grave është pasojë e një shoqërie maskiliste në të cilën gratë për të avancuar në jetën publike duhet të përdorin strategjitë e joshjes fizike. Me fjalë të tjera: kirurgjia estetike e grave është një biznes që reflekton nënshtrimin e tyre ndaj burrave në shoqëri.

Pra, nuk mund të shkosh paradite tek kirurgu për ta bërë më të bukur fytyrën dhe pasdite të bësh thirrje për barazinë gjinore dhe emancipimin e grave. Këto dy gjëra janë në kundërshtim me njëra tjetrën. Naomi Wolf, njëra nga mendimtaret më të rëndësishme të feminizmit, e shpjegon shumë mirë këtë në librin e saj “Miti i Bukurisë: Si Përdoren Imazhet e Bukurisë Kundër Grave”. Barazia gjinore nuk arrihet me kirurgji estetike të fytyrës, por me luftë politike për t’i ndryshuar ligjet e shtetit dhe normat sociale që reflektojnë mentalitetet patriarkale dhe maskiliste.

Filantropisti i njohur Xhim Xhema humbet vëllanë Ramadan Xhema

Dr. Ramadan Xhema, lindi më 17 dhjetor të vitit 1936 në Tupallë, komuna e Medvegjës.

NEW YORK : Lajmin e bëri të ditur, Naim Deduashaj, një mik i ngushtë dhe shumë i afërt me Xhim Xhemën, i cili shkruan në llogarinë e tij, në Facebook, se sot mbylli sytë përgjithëmonë Dr.Ramadan Xhema, atdhetar e aktivisti i palodhshëm i çështjes mbarëkombëtare dhe lobues i madh i çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara , vëllau i madh i Lobuesit ma të madh të çështjes Shqiptare në Washington D.C., filantropistit dhe veprimtarit të njohur Xhim “Jimmy” Xhema .

Dedushaj, njëherështi në emër të Rrjetit Global te Bizneseve të Diasporës Shqiptare, i shpreh ngushëllime ma të thella familjes Xhema dhe vëllaut të tij Xhim Xhema – U prehët në Paqe i paharruar kujtimi i tij!

Dr. Ramadan Xhema, lindi më 17 dhjetor të vitit 1936 në Tupallë, komuna e Medvegjës.

Familja e tij gjegjësisht babai Abaz Jusuf Vranoci ishte shpërngulur nga fshati Vranoc i Lebanës në Tupallë. Shkollën fillore në gjuhën serbe e kreu në Medvegjë Ndërsa regjistroi gjimnazin në Prishtinë në vitin 1951. Pas pak kohe u transferua në Normalen e Gjakovës. Nga Normalja kaloi në gjimnaz me qëllim të regjistrimit në fakultetin e mjekësisë.Pasi punoi si mësues në Prishtinë regjistroi mjekësinë në Rijekë të Kroacisë. Aktivitetin kombetar e filloi qysh i ri. Si student i vitit të dytë burgoset nga organet e policisë. I lidhur në pranga të policisë gjate rrugës për në Leskoc kërcen nga treni dhe kështu u ik policisë. Pas fshehjes së gjatë prap bjen në duart e policisë dhe burgoset në Sllavonski Brod. Mirepo fatmiresisht pas gjykimit në Leskoc lirohet si i pafajshëm. Akuza kunder tij ishte “Aktivist i Shqipërise se Madhe”.

Në vitin 1980 së bashku me motren e tij arrijnë në SHBA , e atje e kishte vëllanë Xhim Jim xhema dhe axhën Hajdar dr. kirurg. Pas arritjes në SHBA vazhdon aktivitetin kombëtar se bashku me te vellane Xhim Xhema, i cili eshte nje biznismen i suksesshem ne Amerike. Se bashku i kane kontribuar ceshtjes shqiptare dhe vazhdojne te kontribojne. Kane pasur ndikim te madh ne formimin e historise se Kosoves. Profesionin e tij si mjek nuk e ushtroi asnjehere, meqenese pasioni i tij ishte kontribimi per popullin e tij. Jo shume kohe me pare Ramadan Xhema ka botuar edhe nje liber ku shkruan per gjithe aktivitetin e tij atdhedashes te ushtruar gjate gjithe jetes se tij, te shoqeruara me disa fotografi ku paraqiten takimet e tij me presidentet e shume shteteve dhe njerez te tjere te rendesishem, duke biseduar per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves.


Ai nuk ka qene i martuar ndonjehere por e gjithe jeta e tij ka qene Kosova dhe te gjithe shqiptaret jane familja e tij./Beqir Sina/

Qite njëherë fytyrën tënde ta shohim çfarë ‘pehrrie’ je ti!

Nga Kimete Berisha

Nuk e di sa ‘portale për gra’ janë sot në Kosovë dhe të kujt janë e kush i financon që ta poshtërojnë dhe kompleksojnë gruan shqiptare për pamjen e saj.

Është e pabesueshme, lëre meshkujt, por edhe vet revista që thirret dhe flet në emër të grave të Kosovës sabah e aksham nuk bën gjë tjetër veç se i numëron qimet e zbardhura të flokëve të grave dhe i shikon me zmadhues rrudhat e tyre!
Pse gjithë kjo vuajtje shqiptare për estetikë. Pa bukë rrimë, pa hijeshi jo.

Titujt:
– Ish rrudhë filan këngëtarja. Më në fund e pranoi pleqërinë.
– Po duket keq fistekja, e zbehtë, a thu pse, mos është sëmurë’;
– Sa e shëmtuar duket vajza e X politkanit?

O Zot a është e mundur gjithë kjo shëmti?
– ‘Shkurte Fejza më e shkurtër se burri i saj’.

(Në vend se ta propozojnë për Presidente, se e meriton, merret gazeta me shtikllat e saj).
– Sa e vjetër duket gruaja e ‘atij’ këngëtarit;

– Shikojeni se sa keq duket reja e këngëtares;
– I ka tre fëmijë, por belin për tre kollana;

– E pabesueshme se si nuk i ka hije shtatëzania ‘asaj’;
– Njëra trupin ‘peshk’;
– Kush u bëri sehire vellezërve Berisha që u ndanë nga gratë;
– Ajo duket e re por nuk është;

– Kjo duket e vjetër por është e re;
– Ja politikanja që e la burri për një bukuroshe;
– Aktorja që s’ka fat në dashuri, ende beqare!

– Ja kush është vajza që u zhduk nga shtëpia dhe dyshohet se u dhunua ne mal;

– Kurrë, ama kurrë nuk ndodh një herë që të merren me pamjen e meshkujve, me kritika ndaj burrave, apo me shpirtin dhe dijen e vajzave e grave, por ekskluzivisht merren veç me pamjen e grave.

– Gazeta për gra duhet ta luftoj llukizmin, përparësinë e tmerrshme që kanë femrat seksi sot në punësim dhe kudo, dhe diskriminimin e femrave natyrore, modeste dhe normale;
duhet të angazhojë shkrime autoriale të psikologëve për shërimin e frikës së tmerrshme të gruas së sotme nga rrudhat, trashja, pleqnia, vetmia dhe braktisja, model ky i krijuar me shekuj nga burrat (edhe të letërsisë), burrat e modës dhe burrat e pushtetit.

Jo kështu, nuk shkon kështu.
– Pse duhet t’i kompleksoni vajzat?
– Pse e krahasoni bukurinë! Çfarë Hegeli je ti që e di ‘kush është më e bukur se kush’ dhe kur është ‘tamam bukuri’!

– Pse mos me pas rrudha si ti? Pse ia lejon vetes rrudhat, e gruas jo!
– Pse sipas shqiptarëve gruaja nuk bën m’u plakë?

– Pse duhet me qenë gjithmonë në formë, dhe pse mos me lshu fronin nëse atje ‘poshtë ‘ku bora e zë borën’ e ku këmba zbret nga shtiklla
e shkel në tokë, ndjehet më mirë!

– Pse mos me qenë topolake, e trashë?
– Pse mos m’u bë asht e lëkurë?

– Pse mos m’u dukë e lodhur kur je e lodhur?
– Pse mos m’u dorëzu?
– Pse mos me pas qejf me vdek?

– S’e kuptoj pse nga gruaja shqiptare kërkohet të jetë e përkryer!
Dhe e pathyeshme!
Gruaja vazhdimisht dhe vullnetarisht bie në këtë grackën e garës së bukurisë. Intuitivisht ndjen sikur je e obliguar, e detyruar të dukesh bukur.

A ka gjë më të dhimbshme sesa që zbukurohesh e rrjepesh për t’u dukur ‘e bukur’ bishave!
As mashkulli që vet është ‘i padokshëm’, e që s’mundohet për së gjalli, ty nuk ta toleron shëmtinë! Pra vetes ia lejon ‘beterizmin’ por ty Jo!

– Ne duhet të kemi të drejtë të dukemi keq!
– Mirë është m’u duk bukur, por çka me ba kur s’je e bukur oj gazetë!
Me dal me hup a çka!

– Mburret mashkulli shqiptar, ‘e kam femrën ‘copë’, e ti vet a je far ‘cope mashkulli’, a jo’?
‘Jo. S’jam. Mua më lejohet të jem i padokshëm.
Se jam mashkull’.

Jo rastësisht e folmja e shqipes e ka shprehjen ‘e padokshme’ për dikë që s’ka hijeshi, do me thënë është ‘e padukshme’ nuk ekziston’.

Do herë bile thuhej për çika ‘dokë s’ka’, por për këto tjerat, s’i afrohet ‘kush.

– Gruaja do të duket për vete e bukur-kaq e pakuptueshme është kjo filozofi.
Gratë nuk kërkojnë nga burrat bukuri, këtu është gabimi, por dhurojnë bukuri kurrë pa pushuar.

As vet kurrë s’kam kërkuar ‘bukuri’ te burrat, dhe kam gabuar.
Dhuroni bukuri dhuroni, o zonja!
Kjo është ajo gracka e pafund!
Bukuria s’ka fund, por çmendurinë e gjen rrugës duke u përpjekur të dukesh e përkryer.

Sepse, të jesh e përkryer do të thotë të jesh e vetmuar.
– Keq m’u duk’ bukur se nuk të marrin seriozisht-Keq mos m’u duk bukur se bëhesh ‘e padokshme’, s’të shohin.

– Kështu ndodh kur edhe ‘Revista për gra’ në Kosovë është mashkull.

S’e qite q’atë fytyrë ta shohim qysh po dukesh ti, o mashkull.
S’guxon.

P.S. ‘Me tana duhet m’u pajtu, çika jem’-
Thënie nga Nana ime, Fahrija ❤️

Merkel nuk e di çfarë rrobalarëse ka në shtëpi:”T’ju them të drejtën nuk e di, sepse rrobat i lanë burri im”

Për jetën private të kancelares gjermane Angela Merkel dihet shumë pak në opinionin publik. Merkel dhe burri i saj Joachim Sauer nuk e shpalosin jetën e tyre në media sociale, s’ka selfie, s’ka fotografi nga darkat private, nga pistat e skijimit apo bjeshkët, ku Merkel dhe Sauer zakonisht kalojnë pushimet. Por javën që shkoi opinioni gjerman papritmas mësoi diçka nga jeta private e kancelares.

Në samitin e qeverisë mbi zhvillimet digjitale, një pjesëmarrës e pyeti kancelaren Merkel nëse ajo ka një lavatriçe smart (të mençur), pra një makinë rrobalarëse, e cila ruan e mbron ambientin. Merkel tundi kokën dhe u përgjigj: “T’ju them të drejtën nuk e di, sepse rrobat i lanë burri im”.(Enver Robelli)

E njoh një burrë (kosovar) që në fb shet patriotizëm të madh, por…

Nga Fahri Musliu

E njoh një burrë (kosovar) që në fb shet patriotizëm të madh, i mbronë shqiptarët kudo që janë, është për bashkim kombëtar (?) i kritikon drejtuesit e pushtetit të partive tjera dhe u jep epitete të vrazhda. Se po të ishte partia e tij në pushtet gjërat do të ishin krejtë ndryshe. Ai shkumonë kundër Serbisë e në fakt, ky patrioti dhe djali i tij, kanë pasaporta të Serbisë të blera me 10.000 euro.

Këta patriot primitiv e folklorik, kritikë dashakeq, janë përhapës të inateve e urr*ejtjeve mes njerëzve të tarafeve të ndryshme. Numri i tyre nuk është i vogël, dhe ata, me këtë moral të dyfisht, apo pafytyrësi, janë mjerim dhe fatkeqësi për shtetin dhe popullin e Kosovës.

Murati: Kur pashë foton e Elvis Naçit mendova se është shaka, pastaj u … (VIDEO)

E ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora moderatorja Eva Murati u shpreh se kur pa foton e imamit Elvis Naçi duke reklamuar dyqanin e syzeve u tme*rrua.

Murati: Feja është një kontratë gja*ku dhe për gjëra shumë më të vogla preken shumë, lëre pastaj për gjëra të tilla si feja.

Kur e kam parë për herë të parë këtë foto mendova se ishte shaka, por pastaj kur e kuptova që nuk ishte, u tme*rrova.