Ballina Shëndeti Vaksinimi: Përse është kaq i rëndësishëm dhe llojet e tij

Vaksinimi: Përse është kaq i rëndësishëm dhe llojet e tij

Fëmijët lindin me një sistem imunitar të pazhvilluar, ndaj dhe janë më të rrezikuar nga viruset dhe bakteret që qarkullojnë. Vaksinimi është mënyra e vetme se si trupi prezantohet me këto baktere në formën e tyre më të dobët dhe arrin të forcojë imunitetin ndaj tyre.

Vaksinimi që në vegjëli ndihmon në përforcimin e këtij imuniteti pikërisht në moshën kur fëmija ka predispozitë të vuajë pasoja të rënda nga disa infeksione të caktuara.

Mjeksia ka avancuar në këtë fushë, aq sa sot ofrohen alternativa të shumta dhe të ndryshme për vaksinimin e fëmijës, siç janë vaksinat e kombinuara të cilat sigurojnë mbrojtje e shumfishtë në një gjilpërë të vetme.

Ato përfaqësojnë një standart botëror për disa arsye, ndër të cilat fakti që janë të efektshme, të sigurta, dhe krijojnë më pak stres për fëmijën pasi reudktojnë numrin e gjilpërave duke kursyer gjithashtu kohën që prindërit do shpenzonin për vizita të vazhdueshme tek pediatri.

Disa prej këtyre sëmundjeve prej të cilave fëmija krijon imunitet falë vaksinave të kombinuara janë:

Influenza Hemofilike e tipit  B

Ky bakter mund të shkaktojë sëmundje serioze të cilat rrezikojnë shëndetin, si për shembull, Meningiti (një infeksion në cipën që mbështjell trurin), Septicaemia(infeksion i gjakut) apo Cellulitis (infeksion i lëkurës dhe indeve).

Hepatiti B, një sëmundje infektive e mëlçisë që shkaktohet nga një virus. Fëmijët e vegjël të prekur nga Hepatiti B zakonisht nuk shfaqin simptoma, por ky infeksion qëndron me ta përgjatë gjithë jetës.

Difteria një infeksion shumë serioz dhe tepër ngjitës i hundës apo fytit i cili sjell vështirësi në frymëmarrje, arrest kardiak, paralizë, e deri në humbje të jetës.

Tetanozi është një sëmundje serioze e shkaktuar nga një toksinë bakteriale e cila prek sistemin tuaj nervor, gjë e cila shpie në kontraktime të dhimbshme muskulare, veçanërisht të muskujve të nofullës dhe qafës. Tetanozi mund të ndikojë në aftësinë për të marrë frymë, madje mund të rrezikojë edhe jetën. Ai njihet ndryshe si “lockjaw” për shkak se shkakton spazma tek mukujt e nofullës duke e bërë të vështirë hapjen e gojës.

Pertussis, e njohur ndryshe si “kolla e mirë”, është një infkesion shumë ngjitës i rrugëve të frymëmarrjes i cili mund të shkaktojë probleme që nisin me pneumoni, kriza, dëmtime në tru dhe në rastet më të rënda, humbje të jetës.

Poliomelti një sëmundje me probabilitet të lartë infektimi e shkaktuar nga një virus duke sjellë temperature të lartë, dhimbje muskulare dhe në disa raste madje edhe paralizë apo humbje të jetës.

Teknologjia më e fundit e vaksinimit vjen përmes vaksinave polivalente, të cilat e mbrojnë fëmijën nga disa sëmundje të ndryshme. Vaksina Heksavalente është ajo e cila mbron fëmijën e porsalindur nga 6 sëmundje të ndryshme me një gjilpërë të vetme, gjë e cila redukton stresin e fëmijës duke kursyer edhe kohën tuaj me reduktimin e vizitave tek pediatri! Gjithashtu, është edhe vaksina Tetravalente, për fëmijët që do të hyjnë në shkollë, e cila i mbron ata nga katër sëmundje me një gjilpërë të vetme, duke e mbrojtur kështu fëmijën tuaj në periudhën kur dihet se është më i brishtë për shkak se do të hyjë në një kolektiv dhe duke siguruar që të mos ketë epidemi në shkolla.

Në kohërat e COVI-19, është më e rëndësishme se kurrë të vaksinoni dhe mbroni fëmijët ndaj sëmundjeve për të cilat EKZISTON një vaksinë.

Pyesni mjekun tuaj pediatër për të mësuar se cilat janë alternativat e mundshme të vaksinimit për fëmijën tuaj, zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë dhe forconi imunitetin e tij ndaj çdo sëmundje dhe rreziku që i kanoset.

Artikull i mbështetur nga Sanofi Pasteur

MAT-AL-2000111-1.0-11/2020

@tn.lajmelokale
@tetovanews