Ballina Blog Faqe 402

Al Pazar – 28 Nëntor 2020 (VIDEO)

Nje shfaqje nga Agron Llakaj ne boshtin e se ciles eshte loja, shakaja e kripur dhe e zgjuar me realitetin tone e ngerthyer nepermjet lajmit politik, ekonomik dhe social.
Çdo te shtune, ora 21:00 ne Vizion Plus

Al Pazar – 28 Nentor 2020 | Pjesa 1

Al Pazar – 28 Nentor 2020 | Pjesa 2

Al Pazar – 28 Nentor 2020 | Pjesa 3

Al Pazar – 28 Nentor 2020 | Pjesa 4

VIDEO/Klanifornia – Episodi 12 – Sezoni 2 (28 Nentor 2020)

Një program humori nga Turjan Hysko
Moderatore: Marina Vjollca
Aktorët: Julian Deda, Albano Bogdo, Visjan Ukcenaj, Delinda Disha, Olsi Bylyku, Eglein Laknori, Eliona Pitarka, Andrea Vreto.

4 viktima nga Gostivari, njëri i moshës 54 vjeçe

41 persona humbën jetën sot nga Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut , shtatëmbëdhjetë pacientë nga Shkupi (82, 80, 69, 55, 55, 60, 69, 81, 64, 84, 78, 55, 80, 31, 98, 80 dhe 49), dy nga Prilepi (56 dhe 71), dy nga Velesi (76 dhe 58), tre pacientë nga Manastiri (75, 60 dhe 77), katër nga Ohri (60, 74, 72 dhe 66), një pacient nga Kavadari (67), katër nga Gostivari ( 72, 91, 56 dhe 54), tre nga Strumica (78, 63 dhe 70), një nga Radovishi (67), një nga Koçani (68), një nga Probishtipi (85), një nga Vallandova (75) dhe një pacient nga Kërçova (66). Njëri prej tyre ndërroi jetë jashtë, të tjerët në spital, tranmeton Tetova News.

Shkupi, Prilepi dhe Tetova me më së shumti raste aktive

Numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 60723, numri i pacientëve të rikuperuar është 37505, numri i viktimave është 1699 dhe numri i rasteve aktivë është 21519. Sipas analizave të përfunduara epidemiologjike, shpërndarja sipas qyteteve e rasteve aktive është si më poshtë:

• Shkup 26602, aktivë 10382

• Prilep 2969, aktivë 1073

• Tetovë 3770, aktivë 949

• Kumanovë 3686, aktivë 933
• Dibër 460, aktivë 95

• Shtip 2622, aktivë 550
• Strugë 1412, aktivë 448

• Veles 1943, aktivë 726
• Manastir 1980, aktivë 851

• Ohër 1571, aktivë 628
• Kavadar 1213, aktivë 479

• Gostivar 2479, aktivë 939
• Gjevgjeli 712, aktivë 227 (50 persona nga PE Gjevgjeli janë banorë të Dojranit, 129 të Bogdancit dhe 12 janë shtetas të huaj)

• Strumicë 1680, aktivë 592
• Kriva Pallankë 423, aktivë 120
• Radovish 421, aktivë 114

• Krushevë 130, aktivë 76
• Koçanë 1227, aktivë 287
• Probishtip 354, aktivë 83

• Demir Hisar 197, aktivë 87
• Makedonski Brod 168, aktivë 49
• Pehçevo 97, aktivë 23

• Berovë 347, aktivë 84
• Vallandovë 206, aktivë 66
• Vinicë 367, aktivë 158

• Delçevë 439, aktivë 191 (123 persona nga PE Delçevë janë nga Makedonska Kamenica)
• Kratovë 152, aktivë 57

• Shën Nikollë 821, aktivë 228
• Kërçovë 1254, aktivë 516

• Resnjë 458, aktivë 198
• Negotinë 563, aktivë 310 (67 persona nga NP Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)

Me çizme kuq e zi…urimi origjinal i Rita Orës për 108-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Rita Ora ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar festën e 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ajo ka pozuar para kamerës e një palë çizme të kuqe me shqiponjën e zezë dy krenare. Me vetëm një bluzë të bardhë pak të tejdukshme ajo ka uruar nga larg të gjithë shqiptarët kudo që janë.

“URIME DITA E FLAMURIT!!!!”, shkruan Rita krahas kolazhit të fotove.

Mbi 60 vjet Agjenci Punësimi në RMV /Demiri i BESËS zyrtarizon për herë të parë shqipen në këtë institucion

Në këtë ditë historike të Festës së Flamurit, Agjencia e Punësimit në Maqedoninë e Veriut ka lansuar ueb faqen e re të këtij institucioni edhe në gjuhën shqipe.

Pas plotë 60 vitesh si insitucion, më në fund me ardhjen në krye të saj të Abdush Demirit, kuadër i Lëvizjes BESA, tashmë ky institucion do të frymuj shqip edhe në versionin e shërbimeve në internet.

“Në frymë të këtij konsolidimi, reflektimi dhe avancimi, 28 Nëntorin e kemi zgjedhur si datën simbolike ku Agjencia e Punësimit zyrtarisht do të filloj me zbatimin e dygjuhësisë, pra prej sot Agjencia flet edhe shqip, si asnjëherë më parë prej kur është themeluar ky institucion.Urime të gjithë shqiptarëve 28 Nëntori Dita e Flamurit”, theksohet në postimin e Demirit në Facebook.

Grupi suedez realizon ‘Xhamadani vija-vija” për 28 Nëntor (VIDEO)

Grupi suedez MadMan’s Choice ka realizuar këngën e famshme “Xhamadani vija-vija” në versionin e tyre.

Kjo është cilësuar si dhuratë e tyre për Kosovën e bukur.

“Kjo është mënyra jonë për të treguar vlerësimin tonë njerëzve të mirë nga Kosova e bukur. Puna me këtë projekt ishte kaq shumë argëtuese dhe një përvojë e paharrueshme”, thuhet në njoftimin e bendit.

Kënga është mirëpritur mjaft nga dëgjuesit./arbresh.info

Ura e Bosforit në Stamboll vishet me ngjyrat e flamurit shqiptar

Ura e famshme e Bosforit në Stamboll që lidh Turqinë Europiane dhe atë Aziatike është veshur me ngjyrat kuq e zi mbrëmjen e sotme.

Ky është një urim i veçantë për Shqipërinë me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë.

Ngjyrat kuq e zi do të qëndrojnë deri nesër në mëngjes në një ndër urat më të famshme në botë.

 

VIDEO/ Dita e Flamurit: Kulla më e lartë në botë vishet kuq e zi

Në festën e flamurit tonë kombëtar, kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa është veshur kuq e zi.

Vetë faqja e saj zyrtare ka ndarë një video nga momenti kur Burj Khalifa ‘vishet’ me ngjyrat e flamurit shqiptar, ndërkohë që në sfond është himni ynë kombëtar.

Kujtojmë se Burj Khalifa është ndërtesa më e lartë në Dubai dhe një ndër më të lartat në botë, ndërsa ka një gjatësi prej 828 metrash.

Vihet pas hekurave për “vjedhje të rëndë” një 40-vjeçar nga Gërçeci i Shkupit

Uniformat blu të SPB-Shkup kanë kryer një bas*tisje në shtëpinë dhe hapësirat e tjera të personit me inicialet A.A. (40) nga fshati Gërçec, Komuna e Sarajit, Shkup.

– Personi A.A. është i dysh*uar për vjedhje të rëndë në një shtëpi në rrugën “Luka Gerov” në Shkup në fillim të këtij muaji, ku ka vjedhur stoli ari, para dhe sende të tjera, njofton MPB.

Personi në fjalë, siç informon MPB, është arr*estuar për shkak të dysh*imit se ka kryer veprën pen*ale “vjedhje e rëndë” dhe kundër tij do të ngritet pa*di adekuate.

A K S I O N në Kondovë dhe në Shkup, vihen pas hekurave hajdutët

Uniformat blu të Gjorçe Petrovit më 26 nëntor kanë bërë bas*tisje te personi me inicialet E.B. (22) në Shkup dhe te personi me inicialet S.S. (21) nga fshati Kondovë dhe i kanë arre*stuar.

Më parë, siç informon MPB, më 19 nëntor 2020, në stacionin policor ishte thirrur personi A.A (24) nga fshati Lubin.

– Pas marrjes së masave është zbardhur rasti i vjedhjes së rëndë të kryer më 19 nëntor 2020 në një market në Gjorçe Petrov, ku u morën para. Kundër personave në fjalë do të ngriten kallë*zime adekuate, njoftojnë nga MPB.

E pazakontë: Qielli vjollcë tremb banorët në Suedi

Qielli i natës mbi Trelleborg, një qytet i vogël në bregdetin jugor të Suedisë, filloi të shkëlqejë mahnitshëm me ngjyrë vjollce ndërsa binte nata, dhe disa banorë u frikësuan shumë.

Ngjyra vjollcë u shkaktua nga një sistem i ri i ndriçimit me efiçiencë të energjisë i instaluar në një nga plantacionet më të mëdha të domateve në vend, i cili ndodhet jo shumë larg qytetit.

Në Gislov, një qytet i vogël 10 minuta në lindje të Trelleborg, operatorët e bimëve të domates kanë filluar të përdorin një sistem të ri LED dritë që kursen energji dhe shkëlqen purpur. Sistemi duhet të zgjasë sezonin e rritjes së perimeve.

Banorët e Gislov dhe Trelleborg u ankuan se dritat e forta i shqetësonin në mbrëmje ndërsa shkëlqenin në shtëpitë e tyre. Si rezultat, më 6 nëntor, operatorët filluan të fiknin dritat midis 5 dhe 11 pasdite.

Një mjegull e pazakontë vjollce më shpesh shihet kur ka re të ulëta në qiell, të cilat më pas ndriçohen nga llambat nga poshtë.

Pronarët e plantacioneve të domateve, fqinji Alfred Pedersen & Son, kanë lëshuar një deklaratë në lidhje me spektaklin e pazakontë të natës.

“Si hap i parë, ne vendosëm të fiknim të gjithë impiantin në mbrëmje. Megjithëse ky do të jetë një hap prapa për ne, ne nuk donim t’i zemëronim banorët. Ne thjesht donim të kursenim energji elektrike dhe të rriteshim më shumë,” thanë ata.

Supermodelja e mbuluar vendos të largohet nga industria e modës: Ç’më bëri të reflektoj

Halima Aden, një modele somalezo-amerikane, ka njoftuar se po largohet nga sfilata sepse industria e modës po e detyron atë të heqë dorë nga besimi i saj fetar.

Në një seri postimesh në Instagram, modelja 23-vjeçare përshkroi se si puna në industrinë e modës e ndau atë nga identiteti i saj.

“Mund ta fajësoj veten time duke i kushtuar më shumë vëmendje mundësisë që më paraqitej sesa asaj që ishte në të vërtetë në rrezik,” shkroi Aden, një nga modelet e para që mbante hixhab ndërsa prezantonte produktet e industrisë së modës.

Pavarësisht se përbënte një sukses si një grua muslimane me lëkurë të errët, Aden pretendon se ajo shpesh ndihej nën presion dhe se kishte përjetime të pakëndshme gjatë seksioneve fotografike.

Ajo deklaroi se pushimi për shkak të pandemisë së virusit koronar “i hapi sytë”.

“Më në fund e kuptova se ku gabova”, tha Aden, e cila lindi në një kamp refugjatësh në Kenia dhe erdhi në SHBA në moshën 7-vjeçare.

Gruaja e parë e mbuluar në konkursin Miss Minnesota

Në një postim të veçantë, me një foto të saj dhe nënës së saj, Aden shkruajti: “Unë reagoj për veten time, por edhe për të gjithë njerëzit që kanë humbur shpirtrat për shkak të modës”.

Aden u bë e famshme katër vjet më parë, kur ishte gruaja e parë që mbante hixhabin, duke kandiduar për Miss Minnesota.

Ajo më pas u shfaq në kopertinën e British Vogue, dhe së shpejti në pistën e Javës së Modës në New York.

Ajo ishte modelja e parë me një hixhab me rroba banje burkini me trup të plotë në edicionin vjetor të Sports Illustrated.

Përdorues të shumtë të Twitter-it e lavdëruan Aden për qëndrimin kundër industrisë së modës.

Vetëm me dy lugë kos, kjo është një nga maskat më ekonomike për fytyrën

Ndoshta nuk e dinit, por kosi kthehet në maskën më ekonomike me përfitime të mrekullueshme.

Mjafton që në një filxhan kafeje të hidhni 2-3 lugë çaji me kos dhe të përzieni derisa të formohet një masë e plotë. Më pas vendoseni në fytyrë duke treguar kujdes që të mbuloni të gjitha zonat problematike, si dhe qafën.

Ndërkohë që lyeni fytyrën dhe ta masazhoni atë me lëvizje rrethore, për të nxitur dhe qarkullimin e gjakut. Kosi do të fillojë të ngurtësohet pas 5 minutash, duke krijuar një maskë të mirëfilltë.

Lëreni përreth 15 minuta dhe më pas mjafton të njomni pak duart me ujë dhe përsëri ta fërkoni fytyrën derisa shtresa e kosit të thërrmohet. Sipas agroweb.org, kështu ju largoni qelizat e vdekura dhe papastërtitë që janë akumuluar në poret e lëkurës gjatë ditës.

Kosi përmban baktere të cilat luftojnë që të gjitha papastërtitë e mbledhura në lëkurë nga kontakti i saj me faktorët e jashtëm. Por gjithashtu ju do të parandaloni krijimin e akneve si rezultat i infektimit të poreve nga papastërtitë. Më pas shpëlajeni lëkurën me ujë të bollshëm dhe fshiheni lehtë me peshqir. l.k/abcnews.al

Momenti epik, kur macja takon foshnjën për herë të parë (VIDEO)

Të gjithë prindërit që kanë kafshë shtëpiake do të identifikohen plotësisht me videon.

Kotelja në videon që vijon po takohet për herë të parë me foshnjën e porsalindur të familjes dhe siç e kuptojmë nuk duket shumë e ngazëllyer.

Le të themi se në këtë rast kurioziteti i saj nuk doli për mirë, prandaj reagimi është epik.

VIDEO:

Sporti shqiptar në zi/ Shuhet Haki Agalliu, legjenda e peshëngritjes

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare Haki Agalliu, një nga legjendat e peshëngritjes shqiptare.

Karrierën e tij si peshëngritës e ka zhvilluar te Partizani, teksa më pas ka qenë trajner i “Demave” dhe kombëtares shqiptare.

Agalliu mban rekordin si trajneri më afatgjatë në sportin e shtangës ku kemi nxjerrë shumë emra të mëdhenj dhe kampionë.

Më vonë ka mbajtur postin e anëtarit të Komitetit Drejtues në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes për një periudhë 8-vjeçare.

Agalliu u dekorua edhe nga EËF (Federata Europiane e Peshëngritjes) në vitin 2008. /abcnews.al

A është e përçarë BDl-ja? Përgjigjet Ali Ahmeti (VIDEO)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, edhe një herë ka hedhur poshtë zërat për përçarje brenda subjektit të tij mes nënkryetarit Izet Mexhiti, zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, shkruan gazeta LAJM.

“Janë mirë të gjithë nuk ka grupe. Në Çair ishim të gjithë bashkë, edhe këtu në festë poashtu jemi bashkë të gjithë. Asgjë të keqe nuk ka në këtë drejtim”, tha Ahmeti. Ai foli edhe për paralajmërimet se opozita do të inicojë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë në Kuvend. “Kjo është detyrë e përhershme e opozitës të kërkojë mocion ndaj qeverisë. Le të urdhërojnë ta bëjnë një gjë të tillë”, u shpreh Ahmeti./ Gazeta LAJM

Venko Filipçe jep lajmin e mirë për Kovid-19 (VIDEO)

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe bënë të ditur se vendi ynë pikun e valës së dytë e ka pasur javën që lamë pas, gjegjësisht më datë 17 nëntor, kur u regjistruan 1400 raste të reja.

Sipas tij, tani numri gradualisht po bie dhe shifrat po stabilizohen dhe janë në një nivel. Ai gjithashtu tregoi se spitalet nuk e kanë presionin e njëjtë sikurse javët e kaluara. Ndaj apleon deri tek qytetarët që të respektojnë masat sepse virusi është ende aktiv dhe po përhapet gjerësisht.

Lëvizja Antibixhoz kërkon mbylljen e K A Z I N O V E pas orës 21:00 ashtu sikurse objketet hotelierike

Lëvizja Antibixhoz kërkon mbylljen objekteve për lojëra të fatit, ashtu sikurse objketet hotelierike. Sipas tyre, mbyllja e kafeneve,r estoranteve dhe lokaleve tjera pas orës 21:00 ka bërë të shtohet frekuentimi i rinisë nëpër objekteve të lojërave të fatit.

“Ne si Lëvizje Anti Bixhoz reagojmë ashpër ku Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbyllë vendet për frekuentimin e rinisë,siç janë restorantet dhe kafinetë,në anën tjetër lejon punën e kazinove dhe objekteve tjera të lojërave të fatit”, thonë nga Lëvizja Anti Bixhoz.

Ata më tej pohojnë se ka metoda dhe mënyra të ndryshme që të joshet rinia për të qëndruar në këto lokale të lojërave të fatit. Mos mbyllja e objekteve të lojërave të fatit sipas tyre mund të të jetë burim i përhapjes së virusit.

Maqedonia e Veriut në ditët në vijim do të goditet nga një valë e ftohtë

Një valë e ftohtë do të godasë Maqedoninë.

Në vend nesër do të mbajë mot i qëndrueshëm me temperatura të ulëta në mëngjes. Gjatë ditës do të ketë një rritje graduale të vranësirave.Të dielën moti do të jetë me vranësira dhe me reshje lokale të shiut.

Ditën e hënë do të fryjë një erë e lehtë veriore, ndërsa do të ulen temperaturat ditore.

Nga e mërkura pritet që moti të jetë me shi, ndërsa në vendet malore do të bie borë./Telegrafi

Студен бран се поблиску до Македонија – очекувајте голем пад на температурите

Студениот воздушен бран полека но сигурно и се приближува на нашата територија и кај нас ќе стигне во недела, а најмногу ќе се почувстува од понеделник кон крајот на денот и во вечерните и ноќните часови, кога температурите на воздухот значително ќе опаднат а сево ова ќе биде проследено и со умерен до засилен ветер од северен правец, информира метеорологот Славчо Попоски.

За време на викендов исто така облачноста постепено ќе се зголемува, а од недела попладне ќе има услови за слаби локални врнежи од дож и снег на планините, во понеделник услови за провејување на снег ќе има и на повисоките места. За време на викендов максималните дневни температури на воздухот ќе се искачуваат во интервалот од 7 до 15 степени, додека наутро ќе биде студено со негативни температури на повеќе места.

На самиот почеток од следната недела максималните дневни температури ќе се искачуваат во интервалот од 4 до 13 степени во најтоплите предели од државава. мегутоа во понеделник попладне и навечер температурите позначително ќе опаднат со што особено студено утро ќе имаме во вторник со минимални температури кој ќе се спуштаат во интервалот од -11 до -3 степени.