Ballina Aktualitet Mbi 60 vjet Agjenci Punësimi në RMV /Demiri i BESËS zyrtarizon për...

Mbi 60 vjet Agjenci Punësimi në RMV /Demiri i BESËS zyrtarizon për herë të parë shqipen në këtë institucion

Në këtë ditë historike të Festës së Flamurit, Agjencia e Punësimit në Maqedoninë e Veriut ka lansuar ueb faqen e re të këtij institucioni edhe në gjuhën shqipe.

Pas plotë 60 vitesh si insitucion, më në fund me ardhjen në krye të saj të Abdush Demirit, kuadër i Lëvizjes BESA, tashmë ky institucion do të frymuj shqip edhe në versionin e shërbimeve në internet.

“Në frymë të këtij konsolidimi, reflektimi dhe avancimi, 28 Nëntorin e kemi zgjedhur si datën simbolike ku Agjencia e Punësimit zyrtarisht do të filloj me zbatimin e dygjuhësisë, pra prej sot Agjencia flet edhe shqip, si asnjëherë më parë prej kur është themeluar ky institucion.Urime të gjithë shqiptarëve 28 Nëntori Dita e Flamurit”, theksohet në postimin e Demirit në Facebook.

@tn.lajmelokale
@tetovanews